Author: tirana

Atentati ndaj Gilmando Danit ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Lezhës. Strukturat e rendit në këtë qark kanë ngritur pika kontrolli në disa akse kryesore rrugore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm. Po verifikohet çdo automjet i dyshimtë që qarkullon në zonë, ndërsa janë përfshirë edhe shërbime të forcave operacionale. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë…

Read More

I plagosuri në atentatin mafioz në Rinas është punonjës i Agjencia Mbikëqyrjes Policore. Mustafa Sheqeri alias Muç Shaljani mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Sheqeri kishte rreth dy muaj në AMP. Atentati në rrethrrotullimin e Rinasit ndodhi teksa Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u kthyen nga Barcelona ku dyshohet se ndodheshin prej datës 7 nëntor. Makina e tyre ka qenë e parkuar në Rinas që në këtë datë dhe ditën e sotme që janë kthyer kanë marrë automjetin, ku u pritën nga breshëria e plumbave. Autorët…

Read More

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar për atentatin mafioz ku u vra Gilmando Dani. Ai shprehet se kjo ndodhi vetëm 10 minuta pas mbylljes së komisionit për sigurinë ku ministrja e Brendshme Albana Koçiu, deklaroi se Shqipëria është vend i sigurt. Ai ngre pikëpyetje mbi sigurinë në vend dhe thekson se atentati mafioz ndodhi në zonën më të sigurt në Shqipëri. ”Vetëm 10 minuta pas mbylljes së Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku opozita i kërkonte llogari ministres së Brendshme dhe kupolës së Policisë së Shtetit për mungesën e sigurisë në vend, ministrja, me përbuzje, deklaroi…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur sërish për ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, të cilin e atakoi nëpërmjet një deklarate për bindjet e tij seksuale. Berisha thotë se deklarata e tij ishte për të kundërshtuar ligjin për Barazinë Gjinore, të cilin refuzon ta pranojë. Ndër të tjera, ai thotë se Gonzato thotë me të madhe se askush as në Luksemburg nuk i beson ato që Berisha thotë lidhur me narkoshtetin. ”Ju e keni dëgjuar reagimin e ambasadorit të BE, reagimin e fundit. Unë duhet t’u them ju dhe shqiptarëve se kundërshtitë e mia me këtë zotëri, sigurisht…

Read More

Një tryezë konsultative u zhvillua në Ministrinë e Drejtësisë për draftin e Kodit të ri Penal. Krahas ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, ishin të pranishëm kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, dekani i Fakultetit të Histori Filologjisë, Mark Marku, kreu i grupit të punës për Kodin Penal, Arben Rakipi, përfaqësues të shoqatave të mediave, organizatave të shoqërisë civile, gazetarë dhe përfaqësues të Këshillit të Evropës. Në fjalën e mbajtur në këtë tryezë, ministri Lamallari tha se drafti aktual më shumë është komentuar sesa është njohur. Ai vuri theksin te integriteti i procesit dhe nevoja për të garantuar punën…

Read More

Në rrethrrotullimin e Rinasit u vra me armë zjarri Gilmando Dani, ndërsa Muçi Shaljani, alias Sheqeri ka mbetur i plagosur rëndë. Policia e Shtetit ka publikuar informacione paraprake në lidhje me atentatin e ndodhur rreth një orë më parë pranë aeroportit të Rinasit. Policia konfirmon se në makinë me Danin ka qenë edhe një 40-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Reagimi i plotë Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40…

Read More

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur pranë Rinasit. Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit është ekzekutuar. Ai po lëvizte bashkë me një person tjetër me një mjet Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash. Shoferi ka mbetur i plagosur rëndë. Nga informacionet e para, mjeti është në pronësi të Elvis Kosovës Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke. Dani me precedentë të mëparshëm kriminalë. Pas të shtënave makina është larguar…

Read More

Në Asamblenë e Përgjithshme të UN Tourism në Riad, Shqipëria ishte një ndër vendet e përzgjedhura për të folur, mes 160 vendesh pjesëmarrëse. Ky është edicioni i 26-të i kësaj asambleje. Gjatë punimeve, njofton Ministria e Turizmit dhe Kulturës u vërejt se interesi për Shqipërinë është gjithnjë e më i madh, ku shumë përfaqësues e institucione shprehën dëshirën për të bashkëpunuar me vendin tonë në fushën e turizmit, duke vlerësuar potencialet dhe risitë e zhvillimet e fundit. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në fjalën e tij në këtë asamble, foli mbi punën e bërë për përmirësimin e…

Read More

Zbardhen detaje nga atentati pranë aeroportit të Rinasit. Viktimë dyshohet se është Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. I plagosuri tjetër është me mbiermin Muca. Makina është në pronësi të Elvis Kosovës dhe është e blinduar. Autorët kanë qëlluar brenda në automjetin luksoz tip Benz. Policia ka thyer edhe xhamin e automjetit kjo me qëllim për t’i dhënë ndihmën e parë personave të qëlluar. 

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali priti në Tiranë delegacionin e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, të drejtuar nga José Ignacio Landaluce Calleja. Në senatin spanjoll spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria dhe Spanja, sipas Spiropalit mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë kulturë të thellë, vlera, partneritet dhe besim reciprok. ”Bienvenidos a Tirana! Mirëprita sot drejtuesit e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, ku spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria dhe Spanja mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë…

Read More

Lufta e deklaratave dhe ofendimeve midis Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit vijon dhe në qendër të mosmarrëveshjes është Lamine Yamal. Federata ka vendosur përjashtimin e yllit katalanas të futbollit, nga ndeshjet e ‘La Roja’ kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë. Përjashtimi i 18-vjeçarit ka ndodhur për shkak të një kontrolli të paautorizuar për një dëmtim pubik që iu nënshtrua numri 10 i Blaugranave dhe klubi nuk e ka informuar paraprakisht stafin mjekësor të ekipit kombëtar. “Shërbimet Mjekësore të RFEF dëshirojnë të shprehin habinë dhe zhgënjimin e tyre pasi mësuan në orën 13:47 të së hënës, më 10 nëntor, ditën e fillimit…

Read More