Banorja e Big Brother Kosova Vip 4, Alba Pollozhani, ka qenë e detyruar të largohet përkohësisht nga shtëpia më e madhe në vend, pasi nuk është ndjerë mirë. Ajo aktualisht ndodhet në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor profesional. Ky zhvillim vjen pas një muaji të vështirë për banorët, të cilët jetojnë në izolim dhe nën presionin e vazhdueshëm të spektaklit. Shtimi i stresit dhe intensiteti i lojës duket se kanë ndikuar edhe tek gjendja e Albës, e cila tashmë po merr kujdesin e duhur për të rifituar forcën dhe energjinë. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare…
Author: tirana
Një ish-anestezist francez, i cilësuar nga prokuroria si “Doktor Vdekja”, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të dhjetëra pacientëve, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 12 prej tyre. Vendimi u dha nga një gjykatë në qytetin Besançon, në lindje të Francës, e cila e gjeti Frédéric Péchier fajtor për ndotjen e qeseve të infuzionit me substanca të rrezikshme, që shkaktonin arrest kardiak ose hemorragji të rënda. Sipas hetimeve dhe provave të paraqitura në gjyq, Péchier ka helmuar qëllimisht 30 pacientë gjatë periudhës 2008–2017, në dy klinika private në Besançon. Viktimat varionin në…
2025 ka qenë një vit i çuditshëm për trendet. Labubu, spiritualitet, fraza “6-7” janë disa nga videot më të shpërndara e të klikuara në TikTok. Përdoruesit në të gjithë botën i janë qasur një niveli të ngjashëm absurditeti e surrealizmi, por kanë ndarë edhe nostalgjinë apo produkte që duken si lodra fëmijësh. 2023 dhe 2024 u përcaktuan nga mikro-trendet dhe energjia, nga “girl math” te Brat, kurse viti 2025 është më i vështirë për t’u përkufizuar. Vogue Business TikTok Trend Tracker ka përcaktuar disa prej trendeve më të spikatura të këtij viti. Labubu 2025 ishte viti i Labubu. Në prill,…
Ish-presidenti Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK për 21 janarin. Ai u mor në pyetje nga hetuesit e BKH, të caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu. Seanca e marrjes në pyetje u vendos pasi Meta kërkoi nga qelia e paraburgimit që të jepte versionin e tij mbi protestën dhe vrasjen e katër protestuesve nga Garda e Republikës. Ish-Presidenti pretendoi se dispononte fakte dhe video të panjohura më parë rreth këtyre ngjarjeve. Më herët për dosjen e rihapur të 21 janarit janë marrë në pyetje ish kryeministri Berisha dhe ish ministri i Brendshëm i kohës, Lulzim Basha.
Lirohet me kusht Arbër Paplekaj. Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin me kusht për Paplekaj gjatë një seance të zhvilluar dy ditë më parë. Ndërkohë më 11 nëntor Paplekaj pati përfituar edhe 90 ditë ulje dënimi po nga kjo gjykatë, ulje që shtrihet në vitin e fundit të vuajtjes së dënimit. Arber Paplekaj, ish-efektiv i Forcave të Armatosura, po vuan aktualisht një dënim me burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në Elbasan në prill të vitit 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Ai u dënua përfundimisht me 7 vite burg nga Gjykata e Apelit që ia uli…
Pas seancës kaotike të zhvilluar sot, ka reaguar kryetari i Kuvendit Niko Peleshi. Ai shprehet se Institucionet e Republikës janë vlerë e përbashkët, jo arena për beteja personale apo partiake, ndësa falenderoi Gardën për korrektesën dhe përgjegjësinë në kryerjen e detyrës. Reagimi i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi për seancën plenare: Kuvendi i Shqipërisë nuk është thjesht një vend debatesh, por institucioni ku fjala dhe sjelljet e deputetëve duhet të mbajnë e dëshmojnë peshën e përgjegjësisë dhe t’u shërbejnë mirëkuptimit, jo përçarjes. Çdo sjellje që shkel etikën, respektin dhe rregullat e funksionimit të Kuvendit dëmton rëndë dinjitetin, cënon…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me ish-presidentin Hashim Thaçi. Edi Rama: Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë E kam gjetur komandantin në formë, të…
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, sqarojmë se nga verifikimet rezultoi se i plagosur me armë zjarri, në dorë, ishte shtetasi M. M., 51 vjeç. Policia ka shpallur në kërkim Roeni Noka dhe Oligert Ndreca, secili 18 vjeç banues në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, Kurbin, pasi janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin Marketin Marku dhe kanë plagosur 51-vjeçarin, me armë zjarri, për motive të dobëta, në rrugë, në Mamurras, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e shtetasit Oligert Ndreca, dhe është sekuestruar me cilësinë e provës…
Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut, lokalizohet dhe vihet në pranga në bulevardin “Nënë Tereza”, 36-vjeçari. Në pranga dhe 2 përkrahës të 36-vjeçarit. Njëri e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, kur kreu krimin, ndërsa tjetri shoqërohej me të, në momentin e ndalimit. rezultat i punës informative dhe ndjekjes së kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me objektiv kapjen e autorit të plagosjes me armë zjarri, të shtetasit M. J., në rrugën “Ramadan Citaku”, më datë 23.11.2025,…
Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, është paraqitur sot më 18 dhjetor 2025, përpara Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku po jep shpjegime në kuadër të hetimit për ngjarjet e 21 janarit. Kryetari i Partisë së Lirisë është nxjerrë për disa orë nga ambientet e paraburgimit dhe, nën shoqërimin e forcave të Policisë, është dërguar në SPAK, ku ka nisur seanca e marrjes në pyetje. Bëhet me dije se Meta në këtë seancë, ka folur për skenar të parapërgatitur. Meta po pyetet me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes. Vetë ish-presidenti ka qenë…
Teleferiku urban më i gjatë në Europë është inaguruar në periferinë juglindore të Parisit, rreth 17 vite pas propozimit. Linja e re, e para e llojit të saj, është krijuar për të ndërlidhur periferinë e izoluar të qytetit, që nuk ka infrastrukturë të zhvilluar, me rrjetin e metrove. Rruga 4.5 kilometra e gjatë ka 105 mjete me 10 sedilje secili dhe pritet që të transportojë 11 mijë pasagjerë në ditë mbi rrugët pariziene. Edhe pse është më i gjati në Europë, më i gjati në botë mbetet ai që lidh qytetet e Bolivisë, La Paz dhe El Alto që është…
Pas kaosit dhe tensioneve të shkaktuara në seancën plenare nga deputetët e Partisë Demokratike, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi në sallën e Kuvendit duke akuzuar opozitën për bllokim të qëllimshëm të punimeve parlamentare. Në fjalën e tij, Balla u shpreh me ironi se sjellja e opozitës lidhet me përpjekjen për të motivuar mbështetësit e saj që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar, duke sakrifikuar debatin institucional dhe respektimin e procedurave parlamentare. “Me shpresën se do të motivohen mbështetësit e Partisë Demokratike për të shkuar në protestën e paralajmëruar, opozita po pengon zhvillimin normal të…