Nga Aladin Stafa Ndërsa gjysmës së kësaj dekade po i vjen fundi, me orët që kalojnë me shpejtësinë e dritës, duket se bota sa vjen e ashpërsohet dhe e ardhmja shihet shumë më e paqëndrueshme. Prej disa të dhënave më të fundit nga një organizatë ndërkombëtare mbi parandalimin e vetvrasjeve (IASP) me qendër në Uashington D.C., në vitin 2019 mësojmë se rreth 703.000 njerëz kanë kryer vetëvrasje në mbarë botën çdo vit dhe një në 100 vdekje është rezultat i këtij akti të rëndë mbi jetën. Në shumë vende, muaji nëntor njihet si periudha e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor dhe…
Author: tirana
Ish-deputetja e PD Flutura Açka i dërgon një mesazh deputetëve aktualë të PD. Ajo tha se ata duhet që të bëjnë betejë edhe brenda PD, dhe jo të presin largimin e Sali Berishës. Açka tha se PD nuk hyri në zgjedhjet e pjeshme që u mbajtën për 5 bashki dhe duhet që të mbajë përgjegjësi. ”Unë s’doja që të kisha konflikt me forcën time dhe kjo ndodhi. Mbase dhe faji ishte i imi. Por unë nuk kisha shkuar aty për të qenë politikisht korrekt me njërin apo me tjetrin në raport. Tani shoh kolegë që presin që Berisha të bjerë.…
Atentatorët e ekzekutimit mafioz në Rinas kanë vepruar me gjakftohtësi të plotë dhe të pa nxituar. Por nga ana tjetër, ka edhe veprime nga Policia e Shtetit. Një oficer i komisariatit nr. 3 dhe një polic kanë rënë në pranga, për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të vulave e stampave ose i formularëve. Dyshohet se këta dy persona kanë ndihmuar Mustafa Sheqerin të bëhet pjesë e AMP-së. Punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri alias Muç Shaljani mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit. Nga…
Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i PDK-së. Ai theksoi se tani është koha për një momentum të ri. ”Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën duhet të ketë guxim për ndryshim brenda vetës. Prandaj sot kam vendosur për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së. Është momenti për të krijuar një momentum të ri. Mendoj se kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kryetari i PDK-së”,-tha Krasniqi. Nga ana tjetër, Krasniqi tha se ka reflektuar mbi atë se çfarë i nevojitet PDK-së. Nëse do të kishim stabilitet institucional do të dorëhiqesha më herët. “Largohem me…
Një aksident tragjik që i ka marrë jetën dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Zall Bastarit në Tiranë, ku mjeti me të cilin ata udhëtonin ka rënë në humnerë. Policia është njoftuar nga një qytetarë për aksidentin ku humbën jetën dy personat, rreth 45 dhe 50 vjeç. Drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë Rrugore, Shqiponja dhe një helikopter mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.
Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Më herët ai paralajmëroi një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së partisë. ”Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot, pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë, do të mbajë konferencë për media”, tha PDK në njoftim.
Klub Sport Burreli ka reaguar mbi një ngjarje të ndodhur në emisionin e sportit “Supergol” në “RTSH” të drejtuar nga moderatorja Hygerta Sako. Teksa lojtari i Burrelit, Arnold Siaw po priste në lidhje direkte pas ndeshjes ndaj Pogradecit ku ai ishte autori i një goli, Sako si dhe të ftuarit në emision qeshën me emrin e lojtarit. Burreli ka reaguar duke i cilësuar komentet si të “papërshtatshme” dhe me “nuanca raciste”. Gerd Haxhiu, një nga të ftuarit shkon më tej duke thënë: ”Falenderojmë RTSH-në që në fund na e zbuloi, se dukej si personazh që nuk donte të shprehej”. Reagimi…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar në pikën doganore të Hanit të Hotit një tjetër sasi të konsiderueshme misri blegtoral, i ardhur nga Serbia. Kjo sasi bllokohet pak ditë pasi AKU kishte konstatuar dhe bllokuar 25 tonë misër blegtoral, të dyshuar me vlerë të lartë aflatoksine, që po tentohej të futej në vendin tonë nga Serbia. Në të dy rastet, subjekti që kryente eksportin e misrit blegtoral është i njëjtë. ”Ne kemi bllokuar aktualisht rreth 75 tonë dhe po presim analizimin e tyre”, thotë Ramir Haderi, drejtor i AKU Shkodër. ”Urdhri i djeshëm është që të gjithë produktet…
Më 17 nëntor Shqipëria do të mbajë konferencën e radhës me Bashkimin Europian, kjo për hapjen e grupkapitullit të fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria shënon rekord duke hapur të gjithë kapitujt brenda 12 muajve. Postimi i plotë Shqipëria e arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh, rekord absolut në procesin e integrimeve europiane. Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE. Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027. Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së…
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Naureda Llagamit për anulimin e procedurës së votimit në mbledhjen e Gjykatës së Lartë më 30 shtator për emërimin e Asim Vokshit si anëtar i Kushtetueses, si dhe shfuqizimin e vendimit të gjykatës Administrative për këtë çështje të marrë më 13 tetor. Llagami mori 9 vota, pra 3/5 e numrit që i duhej për t’u shpallur fituese, por një u cilësua si e pavlefshme pasi kishte dy shenja. Automatikisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese u zgjodh Asim Vokshi, pasi ishte renditur i pari në vlerësimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Nga ana e saj Llagami…
Fotoja e mëposhtme është fiksuar nga pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani, dhe mbeti i plagosur agjenti i Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani. Në pamjet që ka publikuar “Shteg”, dallohet vetëm një pjesë nga atentati mafioz. Benzi luksoz merr rrethin e Rinasit më pas ndalon. Ngjarja ka ndodhur në më pak se një minutë. Policia e Tiranës njoftoi se atentati ka ndodhur rreth orës 14:20, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi në drejtim të shënjestrës së tyre, të sapoardhur nga Spanja.
Rreth dy orë zgjati takimi i kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të vendosur në Tiranë. Në takim janë diskutuar të gjitha çështjet të cilat ndikojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Edhe pse zyrtarisht si shefi i qeverisë, ashtu edhe selitë diplomatike nuk kanë dhënë informacion për këtë takim që ka zgjatur rreth dy orë.