Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kaosi në Kuvend nga opozita, ministri Gogu: Dhuna nuk është alternativë politike

14:09 / December 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gogu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka reaguar pas kaosit që shoqëruan seancën plenare, duke shprehur keqardhjen që në Kuvend nuk mbizotëroidebati parlamentar, por dhuna. Gogu thekson se dhuna nuk është alternativë politike dhe se kaosi nuk e zëvendëson votën e shqiptarëve. Ai sqaroi se projektligjet e përfshira në rendin e ditës së Kuvendit, u miratuan pasi siç nënvizon ai “shteti nuk mund të ndalet dhe nuk mund të kalojë në papërgjegjshmëri”.

“Sot në Kuvend bëmë atë që qytetarët na kanë ngarkuar: të votonim ligje! Duke debatuar e duke miratuar ligje që u shërbejnë atyre, për ekonominë e tyre, për mbrojtjen sociale të tyre dhe zhvillimin e vendit tonë. Fatkeqësisht, kjo seancë u shoqërua jo me debate parlamentare, jo me përplasje argumentesh, por me një dhunë rruge dhe një kaos që vjen vetëm nga çoroditja. I patë. U zunë vendet, karriget.

Tentativat për të bllokuar punën e kuvendit. E kemi thënë qartë në fillim të sesionit, e themi qartë edhe sot: dhuna nuk është alternativë politike dhe ne nuk do rrimë as ta dëshmojmë; kaosi nuk e zëvendëson votën e shqiptarëve dhe flakadani nuk bën dot ligje. Ligjet i bëjnë njerëzit”, shkruan Gogu.

Ky i fundit u ndal dhe te sjelljet e opozitës në Kuvend me ndezje flakadanësh e përmbysje karrigesh, duke I konsideruar si dëshpëruese. “E vërteta duhet parë në sy. Kjo opozitë është e dëshpëruar për një protestues më shumë ditën e hënë, për një kamerë më shumë. Dhe për të gjitha këto është gati të djegë Kuvendin e shqiptarëve. Dhe kur nuk bind dot me ide, përpiqet të imponohet me dhunë, me tym.

Ndërkohë që kemi zgjedhur rrugë tjetër: ligjet, punën dhe shërbimin për qytetarët. Ata kanë zgjedhur sherrin në ekran. Ne do zgjedhim vendimet. Vendimet për shqiptarët që bëmë sot. Parlamenti është shtëpia e demokracisë. Nuk mund të jetë skenë dhune. Debati bëhet me fjalë, ku përplasen idetë. Vendimet merren me vote”, thekson Gogu.

kaos kuvend toni gogu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.