Author: tirana

Qiproja është tronditur nga dy tërmete të forta. Epiqendra e tërmeteve ndodhej afërsisht 25 kilometra në verilindje të vendpushimit turistik të Pafos. Media qipriote raportoi se dridhjet e forta ishin ndjerë në të gjithë ishullin deri në brigjet e Turqisë, Izraelit dhe Libanit. Studimi Gjeologjik i Qipros tha se tërmeti i parë në mëngjes kishte një magnitudë prej 5,3 ballë Rihter. Banorët dolën në rrugë dhe shkollat ​​u evakuuan si masë paraprake. Kjo u pasua nga dridhje të shumta të vogla. Tërmeti i dytë i fortë ndodhi gjatë pasdites, me një magnitudë mbi 5 ballë Rihter.

Read More

Dua Lipa, Taylor Swift dhe Charli XCX ndihmuan në rritjen e ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar me një shifër të jashtëzakonshme prej rreth 9.04 miliardë euro në vitin 2024. Artistja nga Kosova, udhëhoqi këtë rritje me albumin e saj të suksesshëm Radical Optimism, i cili qëndroi në krye të listave të albumeve, ndërsa turneu i saj botëror rriti ndjeshëm të ardhurat nga eksporti. Turneu Eras i Taylor Swift ishte një tjetër ngjarje e madhe financiare, pasi 1.2 milion fansa morën pjesë në 15 koncerte të saj në Edinburg, Liverpool, Cardiff dhe Londër. Si rezultat, u krijuan 4,000 vende të reja…

Read More

Vetëm 55 sekonda i mjaftuan autorëve për të kryer ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit në Rinas. Atentat ku mbeti i plagosur edhe agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Mustafa Sheqeri. Sapo mjeti i Danit afrohet pranë vendit të ngjarjes, tre persona dalin me shpejtësi nga makina e ndaluar dhe hapin zjarr në drejtim të mjetit të viktimës, duke zbrazur karikatorët e armëve automatike. Makina e Danit ndalon disa metra më tej, ndërsa autorët afrohen përsëri. Autori i afrohet mjetit pa nxitim dhe qëllon sërish në drejtim të tij, për t’u siguruar që shënjestra e atentatit ishte eliminuar. Më pas autorët…

Read More

Prokurorët gjermanë kanë arrestuar një anëtar të dyshuar të Hamasit, të akuzuar për sigurimin e armëve që supozojnë se ishin të destinuara për sulme ndaj institucioneve izraelite ose hebraike. “I dyshuari u arrestua në autostradë ndërsa hynte në Gjermani nga Republika Çeke”, tha zyra e prokurorit publik federal në Karlsruhe. Ai do të çohet para një gjyqtari hetues në Karlsruhe, i cili do të vendosë nëse ai do të mbahet në paraburgim. Prokurorët akuzojnë të dyshuarin me origjinë libaneze për anëtarësim në një organizatë terroriste të huaj. Në gusht, ai dyshohet se siguroi një pushkë plotësisht automatike, tetë pistoleta dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sonte drejt Romës për të marrë pjesë në takimin e parë G2G me Italinë (Government to Government), një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, në funksion të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve, përmes projekteve të përbashkëta, në fusha si ekonomia, energjia, mbrojtja, infrastruktura, etj. Ditën e enjte, Rama do të takohet me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni dhe më pas së bashku me delegacionin e ministrave të kabinetit që e shoqëron, do të marrë pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare. Në agjendën e ditës së enjte është parashikuar edhe shkëmbimi i…

Read More

Në aktpadinë e tij shokuese ndaj rivalit më të madh të Rexhep Tajip Erdoganit, kryeprokurori publik i qytetit më të Turqisë e akuzoi kryebashkiakun e njohur të Stambollit Ekrem Imamoglu për 142 vepra penale korrupsioni, të cilat diktojnë dënime me burgim që variojnë nga 828 deri në 2,352 vjet. Imamoglu, një figurë kryesore e opozitës nga Partia Republikane Popullore (CHP) kryesore e opozitës turke dhe e konsideruar si rivali më serioz i presidentit Erdogan, u burgos në mars së bashku me 105 të tjerë si pjesë e një hetimi të gjerë. Ai mohon me forcë të gjitha akuzat, që për…

Read More

Për herë të parë qeveria ”Rama 4” ka përcaktuar për 2026 një buxhet të veçantë për të mbuluar barnat për të luftuar kancerin. Kryeministri Edi Rama në një dëgjesë me banorët e Njësinë nr. 5 në Tiranë, tha se buxheti për këtë qëllim do të vazhdojë çdo vit. ”Mund të duket si fantazi, por shumë gjëra më kanë ndodhur që kur i them mendojnë se është fantazi pastaj bëhen realitet. Edhe pse ka disa nga fantazitë që duan akoma kohë për tu bërë realitet. Ne kemi vendosur që në Shqipëri të ngremë Institutin Kombëtar për Tumoret. E kanë shumë vende,…

Read More

Shqipëria do të luajë nesër kundër Andorrës dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes trajneri i Kombëtares, Sylvinho deklaroi se kuqezinjtë do të paraqiten në fushë njësoj si në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, atë ndaj Anglisë. Kur u pyet nëse do shohim një Shqipëri sulmuese që në fillim, apo do mundohemi të kontrollojmë kundërshtarin, Sylvinho u përgjigj: “Nesër ekipi ynë do jetë i njëjti që nisi kualifikueset kundër Anglisë. I njëjti shpirt, i njëjti ekip si është ndërtuar. Ne do jemi i njëjti ekip. Është e vërtetë, që mund të ketë ndryshim me një sulmues apo mesfushor tjetër,…

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, thotë se në Shqipëri duhet krijuar UÇD (Ushtria Çlirimtare e Demokratëve) për çlirimin e demokratëve nga krerët e PD që po e mbajnë peng opozitën. Duke komentuar dorëheqjen e kreut të PDK-së në Kosovë, ish-deputeti e sheh si një vlerë qytetare, përkundër asaj që ndodh tek ne. ”Kreu i PDK Memli Krasniqi i opozitës dha dorëheqjen. Është vlerë. UÇK ka përballuar luftën me Serbinë dhe ato prapë kanë probleme dhe si vlerë qytetare jep dorëheqjen, kurse këtu tek ne humb, humb nuk jep dorëheqje. UÇK u kijua për të çliruar nga serbët, këtu duhet krijuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në njësinë nr.5 në Tiranë, u ndal edhe tek vendimi i GJK për të lënë në detyrë si kryebashkiak të Tiranës Erion Veliajn. Ai tha se GJK duhet që t’i qëndrojë besnike vendimit dhe duhet që t’i japë mundësinë të bëjë detyrën pasi Tirana ka nevojë për drejtues. ”GJK doli me vendim ndryshe nga i yni. E kanë parë nga një këndvështrim i kundërt me ne, por tani duhet që të zgjedhin, sepse kryetari është në pamundësi për të bërë detyrën dhe s’mund të bëhen zgjedhje. GJK t’i qëndrojë besnike vendimit, i…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se të gjithë pensionistët do ta marrin bonusin e fundvitit para festave të dhjetorit. Rama shtoi se pensionet kanë edhe peshën më të madhe në buxhet dhe se rritja e tyre kërkon një punë të madhe dhe kohë. ”E kanë dëgjuar për një kohë jo të shkurtër nga unë, sesa e vështirë është për t’u rritur pensionet. Sepse duhet të ndryshojmë kushtet. Që të ndryshojmë kushtet duhet të rrisim ekonominë, të ndërmarrim reforma. Kjo në fund të ditës është një çështje mundësie, jo dëshire. Mirëpo është edhe kërkesa që ka peshën me të madhe në buxhet.…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një dëgjesë për projektbuxhetin e vitit 2026, me banorë të Njësisë nr.5 në Tiranë. Rama tha se deri në fund të vitit 2030 pensionet urbane me vite të plota pune do të shkojnë në 40 mijë lekë të reja, ndërsa pensioni urban i pjesshëm dhe ai rural do të shkojnë 18 mijë lekë të reja. ”Nga janari do të fillojë rritja e masës së pensioneve që do të merrni, me një progresion që do të bëjë atë që kemi shkruar në program dhe që u’a kemi thënë. Sot pensioni urban me vite të plota pune është…

Read More