Author: tirana

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë duke u shprehur se banda që vrau Gilmando Danin dhe plagosi një tjetër ishte e lidhur me të. Sipas tij, kjo tregon shkallën e pasigurisë në vend “Banda që ekzekutoi Gilmando Danin dhe plagosi rëndë Mustafa Sheqerin kontrollonte aeroportin e Rinasit në çdo skaj në rrafshin e sigurisë së tij”. “Pra banda nuk zgjodhi një rrugë diku larg, nuk zgjodhi një rrugicë të ndërtonte pritën sepse kishte në kontroll të plotë aeroportin. Kjo është dëshmi tjetër flagrante e narkoshtetit, të Ramaduros apo Noriegës së Europës. Kjo është dëshmi…

Read More

Radhën në komisionin e ‘Ligjeve’ për projektligjin për buxhetin e vitit 2026 e kishte institucioni i Presidencës. Përfaqësuesja e institucionit të Presidencës u shpreh se nuk ka kërkesa buxhetore për vitin e ardhshme, edhe posë një vit më parë buxheti u ul me 14 mln lekë. Ndërsa ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu drejtua përfaqësueseve të ministrisë së Financave duk u thënës ‘këto që ia morët Presidentit, jepjani Autoritetet të Dosjeve (AIDSSH). Përfaqësuesja e institucionit të Presidencës:Sa i përket realizmit të buxhetit për vitin 2025, u miratua dhe struktura në dy kategori, gjatë 10 mujorit të parë realizmi i përgjithshëm…

Read More

Ka nisur përpara pak minutash në Romë mbledhja e përbashkët ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë.Takimi i parë i këtij formati, që për Edi Ramën është një ditë krenarie dhe historike për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë. Pas takimit mes dy delegacioneve dhe atij “kokë më kokë” mes Ramës dhe Melonit, do të nënshkruhen 16 marrëveshje dhe memorandume, që televizioni Klan ka mësuar se mbulojnë një gamë të gjerë fushash strategjike, si: Bashkëpunimi strategjik G2G në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit; Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme; Mbrojtja civile, me disa marrëveshje për grante…

Read More

Një grabitës ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pas një ndjekje e cila përfundoi edhe me dy makina të përplasura nga ana e tij. Policia bën me dije se 35-vjeçari pasi vodhi në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Bardhyl” një automjet, gjatë tentativës për t’u larguar shpejt, përplasi 2 automjete të tjera. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin D. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 30.10.2025, ka vjedhur një automjet në rrugën “Bardhyl”, dhe gjatë largimit me të, me shpejtësi, ka përplasur 2 automjete të…

Read More

Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore. Në kërkesë evidentohen të gjitha argumentet për antikushtetutshmërinë e ligjit. Në kërkesë theksohet se Presidenti i Republikës është përpara një prove historike: A do të mbrojë parimet e Kushtetutës, të arsyes dhe të lirisë, apo do të dorëzohet para imponimit të ideologjisë? A do të qëndrojë në themelin e së drejtës, apo do të rrëshqisi në autoritarizëm ideologjik të paketuar si “tolerancë”? “Për këtë arsye, ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit…

Read More

Shqipëria është gati për “finalen” ndaj Andorrës, një ndeshje vendimtare për ëndrrën e Botërorit 2026. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht tre pikët për të siguruar një vend në “Play Off”, ndërsa përpara ndeshjes trajneri Sylvinho ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me përbërjen e skuadrës. Për shkak se rregullorja e UEFA-s lejon vetëm 23 lojtarë të grumbulluar për ndeshje, tekniku brazilian ka detyruar të lërë dy futbollistë jashtë tribunës, me emrat që tashmë janë bërë publikë: Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti. Të dy lojtarët ishin pjesë e grumbullimit për këto dy ndeshje vendimtare, por Sylvinho ka preferuar të…

Read More

Policia shqiptare do të kontaktojë autoritetet spanjolle për shkëmbim informacioni lidhur me lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, të cilët udhëtuan drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kur u kthyen në Rinas më 11 nëntor ranë pre e një atentati. Hetuesit kanë dyshime të forta se planifikimi dhe organizimi i atentatit ka nisur që nga Barcelona, atje ku qëndruan tre ditë Dani dhe Shaljani. Grupi hetimor dyshon se Dani ndiqej prej shumë kohësh nga autorët, madje ishte ndjekur edhe kur u nis drejt Spanjës më 7 nëntor. Gjithashtu, në pyetje janë marrë disa persona me precedentë penalë, të cilët…

Read More

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ndaj Zëvendëskryeministres Belinda Balluku. I pyetur në emisionin “Top Story” lidhur me hetimin e nisur nga SPAK për nr 2 të qeverisë shqiptare, Belinda Balluku, ambasadori i BE është përgjigjur: “Ne kemi një politikë për të mos komentuar çështjet në hetim. Sepse një nga parimet që rregullon gjyqësorin është prezumimi i pafajësisë. Pra, nuk mund të fillosh të dënosh njerëzit përpara se të kenë ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore”. Qëndrimi i ambasadorit të BE vjen në një…

Read More

Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka grumbulluar 25 futbollistë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë. Ndeshja e mbrëmjes së sotme do të arbitrohet nga Horatiu Fesnic. Asistentë të Fesnic do të jenë Valentin Avram dhe Alexandru Cerei. Arbitër i katërt është caktuar Rares Vidican. Në sallën e VAR-it, gjithashtu do të jenë rumunë: Ovidiu Haţegan në rolin e arbitrit kryesor të teknologjisë dhe Adrian Costreie si ndihmës i tij.…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali, ku delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama. Gjatë ditës, Spiropali do të zhvillojë edhe një takim bilateral me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani. Ky samit ndërqeveritar përfaqëson një moment të rëndësishëm për konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha kyçe si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, shëndetësia, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe për përgatitjen e projekteve të përbashkëta për avancimin e partneritetit strategjik Shqipëri–Itali. Ministrja Spiropali do të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh përballë sfidave globale të…

Read More

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë më 17 nëntor në Bruksel Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, e cila do të shënojë hapjen e negociatave mbi grup-kapitullin e fundit të procesit të anëtarësimit: Burimet, bujqësia dhe kohezioni. Kjo nënkupton që Shqipëria ka hequr të gjitha pikat e kuqe nga “Muri i Zgjerimit” në Bruksel. Gjatë një vizite në Bruksel me rastin e hapjes së kapitujve të Agjendës së Gjelbër më 16 shtator, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, i prezantoi kryeministrit Edi Rama “Murin e Zgjerimit”, një tabelë ku tregohej progresi në procesin e zgjerimit të BE-së për Shqipërinë…

Read More