Ka ndryshime në qeveri. Mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar emërimi i Z. Andrea Shllakut në detyrën e Zëvendësministrit të Mbrojtjes. Më parë, Shllaku ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.
Author: tirana
Një numër gjithnjë e në rritje njerëzish në Mbretërinë e Bashkuar mbështesin vendosjen e trupave evropiane në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje, krahasuar me dy muaj më parë, tregojnë sondazhet e reja. Sipas mediave të huaja, sondazhi me 1,002 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, i kryer nga H/Advisors, tregon se 40% e tyre tani mbështesin idenë e dërgimit të trupave në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit nga një agresion i mundshëm rus në të ardhmen. Kjo është një rritje nga 34% në tetor, përpara se propozimi i paqes i mbështetur nga SHBA-të të ishte…
Dhjetëra fermerë francezë hodhën tonelata plehu, goma dhe perime jashtë shtëpisë bregdetare të presidentit Emmanuel Macron në Le Touquet, në një protestë kundër marrëveshjes tregtare BE–Mercosur, të cilën e konsiderojnë të pandershme. Protestuesit paralajmërojnë se marrëveshja rrezikon fermerët francezë, duke hapur tregun ndaj produkteve më të lira nga Amerika e Jugut që nuk përmbushin standardet lokale. Edhe pse nënshkrimi i marrëveshjes u shty për në janar, sindikatat bujqësore thonë se kjo nuk mjafton dhe kërkojnë anulimin e saj.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar një video nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Në video shihet Gazment Bardhi duke iu drejtuar Niko Peleshit: Cakto datën e mbledhjes. Kur është mbledhja e radhës? Çfarë date/ Do ta thërrasim me 1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp.
Muzeu i Luvrit në Paris u rihap plotësisht të premten, pasi punonjësit vendosën të pezullojnë grevën që kishte ndërprerë funksionimin e muzeut më të vizituar në botë. Vendimi u mor unanimisht gjatë një asambleje të përgjithshme të stafit, me qëllim rikthimin e aksesit të plotë për vizitorët. Greva kishte shkaktuar mbylljen e plotë të muzeut më herët gjatë javës. Sipas sindikatave, pezullimi i grevës erdhi pas takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, megjithatë ato theksuan se progresi i arritur mbetet i pamjaftueshëm. Sindikatat shprehën shqetësime serioze lidhur me mungesën e stafit, nivelet e pagave dhe mungesën e planeve afatgjata…
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi thotë se vendim i marrë nga Niko Peleshi për mbylljen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pa një datë për mbledhjen e radhës, është puç ndaj drejtësisë. Në mbledhjen e sotme po diskutohej mbi imunitetin e Belinda Ballukut, kërkesë kjo e SPAK që i hap rrugë arrestimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëkohësisht zëvendës kryeministres. Postimi i plotë Mazhoranca, me në krye Kryetarin e Kuvendit dhe me Kryeministrin si dirigjent, po kryen një puç ndaj drejtësisë! Kryetari i Kuvendit mbylli mbledhjen pa caktuar një datë të re. Kjo nuk është lajthitje, por zvarritje…
Kepi i Rodonit i ndodhur përgjatë bregdetit të Adriatikut, ishte ditët e fundit në fokus të një aksioni pastrimi. Administrata e Zonave të Mbrojtura Durrës së bashku me vullnetarët, organizatat, studentët, bizneset dhe institucionet vendore, u bashkuan në një aksion masiv pastrimi dhe ndërgjegjësimi në Kepin e Rodonit. Kryeministri Edi Rama ndau momente nga aksioni duke vënë në dukje se është mesazh kuptimplotë se kujdesi për zonat e mbrojtura është një mision i përbashkët për të mbrojtur natyrën, biodiversitetin dhe bukuritë e peizazhit. ”Administrata e Zonave të Mbrojtura Durrës së bashku me vullnetarët, organizatat, studentët, bizneset dhe institucionet vendore, u…
Bahamas është bërë shteti i 121-të që ka njohur Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Presidentja Vjosa Osmani bën me dije se sapo kanë nënshkruar marrëveshjen për njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike. Të dyja shtetet kanë riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit, barazisë së shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Postimi i plotë Bahamas njeh Kosovën! Edhe një vendim historik për vendin tonë. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë! Sapo…
Anxhelo Haruni do të jetë banor i parë i ”Big Brother Albania Vip 5”, i cili nis nesër në Top Channel. Ai njoftoi se është gati të nisë garën në reality show-n më të ndjekur në Shqipëri. ”Sot po e mbyll këtë kapitull me shumë mirënjohje, sepse nesër hapet një tjetër. Nga nesër, zyrtarisht, do të jem konkurrent. Sipas rregullave, menjëherë pas këtij momenti do të hyj në izolim total. Pa telefon, pa kontakt, ashtu siç tashmë ndodhen edhe konkurrentët e tjerë, të izoluar në dhomat e tyre. Nga ky çast, loja nis për të gjithë njësoj. Në Big Brother…
Marrëveshja për normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e arritur në vitin 2023, përfaqëson një hap pozitiv drejt normalizimit, thuhet në aktin e mbrojtjes kombëtare që e nënshkroi Presidenti Trump. Presidenti i SHBA-së Donald Trump, nënshkroi ligjin që zyrtarizon Aktin për autorizimin e mbrojtjes kombëtare, i miratuar nga dy dhomat e Kongresit amerikan, që kap shifrën e gati një trilion dollarësh, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në këtë dokument përmendet edhe Kosova dhe Marrëveshjapër rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kjo Marrëveshje, sipas dokumentit, “përfaqëson…
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar zhvilloi një tryezë të hapur diskutimi mbi Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore. Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi theksoi nevojën për bashkimin e forcave progresiste për të ndërtuar një projekt të ri politik dhe për të rikthyer fokusin te reformat e mëdha. ”Shqipëria po përjeton një nga periudhat më të vështira në raport me shtetin, me Kushtetutën, edhe me jetën publike. Korrupsioni është i kudondodhur dhe çdo ditë ka skandale që përfshijnë ekzekutivin në gjithë nivelet, por edhe segmentet si biznesi, mediat, madje edhe ndërkombëtarët”,-tha Shehi. Duke folur për reformën territoriale, Shehi kërkoi që ndryshimet në ndarjen…
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident, Ilir Gjoni. DEKRETI: Neni 1 Zoti Ilir Gjoni lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Dekret nr. 497″.