Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me 1 kg e 54 gramë kanabis në trajtë xhelatine. Blutë bëjnë me dije se shtetasi D. C., 23 vjeç, banues në Dibër u arrestua në rrugën “5 Maji” dhe iu sekuestrua lënda narkotike me vlerë rreth 10 mijë euro. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Goditje të vazhdueshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shape”. Sekuestrohen 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro. Lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja. Vihet në pranga poseduesi. Në vijim…
Author: tirana
Kryeminstri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga segmenti rrugor i Shirokës, ku thekson se punimet janë në fazën përfundimtare. “Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga rruga panoramike e Shirokës e cila është në fazën përfundimtare të saj, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Rruga Shirokë – Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Rruga do i kushtojë buxhetit te shtetit 4,7 milionë euro, teksa parashikohet që punimet të përfundojnë më 2 tetor 2025.
Mbrojtja Civile e Gazës tha të premten se një sulm izraelit ndaj një shkolle të shndërruar në strehë për palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës vrau pesë persona, përfshirë fëmijë, ndërsa ushtria izraelite tha se hapi zjarr ndaj anëtarëve të dyshuar të Hamasit. Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal, i tha AFP-së se pesë trupa ishin gjetur pas një sulmi izraelit ndaj Shkollës së Martirëve të Gazës, e cila është shndërruar në strehë për personat e zhvendosur, në lagjen Tufa të qytetit lindor të Gazës. Pyetur nga AFP, ushtria izraelite tha se “gjatë operacioneve në zonën e Vijës së…
Turistët që duan të afrohen pranë Shatërvanit të Trevit në Romë së shpejti do të duhet të paguajnë një tarifë prej dy eurosh. Kështu ka deklaruar këtë të premte kryebashkiaku i qytetit, ndërsa autoritetet synojnë të përfitojnë më shumë nga atraksionet e shumta të Italisë. Kryebashkiaku Roberto Gualtieri u tha gazetarëve se sistemi i ri i pagesës do të nisë më 1 shkurt, duke shtuar se masa pritet të sjellë 6.5 milionë euro në vit. “Dy euro nuk janë shumë… dhe kjo do të çojë në flukse turistike më pak kaotike,” tha Gualtieri, duke theksuar se qytetarët e Romës do të vazhdojnë të…
Irani ekzekutoi të shtunën një student që e akuzoi për spiunazh për Izraelin dhe lidhje me grupet opozitare iraniane, raportoi agjencia e lajmeve Mizan e gjyqësorit. Ekzekutimi është pjesë e një serie vdekjesh të civilëve të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin. Sipas Mizan, studenti 27-vjeçar i arkitekturës Akhil Keshavarz u dënua me vdekje për spiunazh për Izraelin dhe lidhje me grupet opozitare iraniane. Grupi i të drejtave të njeriut Iran Human Rights me seli në Oslo shkroi në X se dënimi ishte bazuar në “rrëfime të marra përmes torturës”. Konflikti në rritje midis Iranit dhe Izraelit u përshkallëzua në qershor…
I dërguari special i Presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, po udhëton për në Miami për t’u takuar me të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin dhe këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, tha një burim qeveritar rus për Reuters. Bisedimet, që pritet të zhvillohen në Miami gjatë fundjavës, vijnë pas negociatave në Berlin këtë javë të Wittkoff dhe Kushner me zyrtarë ukrainas dhe europianë, si pjesë e përpjekjeve për të gjetur një marrëveshje që do t’i japë fund luftës që shpërtheu në shkurt 2022. Të dy ishin planifikuar gjithashtu të takoheshin me…
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare. Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Deti – Valëzimi forcës 1 ballë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thotë se sulmi ajror i Izraelit në shtator kundër udhëheqësve të Hamasit në Doha (Katar) krijoi një ndjenjë urgjence për të përfunduar luftën në Gazë para se ajo të përhapet. Ai shtoi se ajo që e shtyu Hamasin të ulej në tryezën e bisedimeve ishte roli konstruktiv i vendeve si Katari dhe Turqia, të cilat kanë marrëdhënie me Hamasin dhe ushtruan presion për të nënshkruar një marrëveshje. ”Ne luajtëm një rol të ngjashëm në anën tjetër”,-tha Rubio, duke iu referuar presionit amerikan ndaj Izraelit për të pranuar një armëpushim në tetor. Ky sulm i…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilluan sot tryezën e dytë konsultative me përfaqësues të biznesit, dhomave të tregtisë dhe aktorëve të tjerë ekonomikë, për të diskutuar draftin e Kodit të Ri Penal. Takimi u fokusua tek dispozitat që ndikojnë direkt ambientin e biznesit, konkurrencën e ndershme, marrëdhëniet e punës, si dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe industriale. Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e konsultimeve të hapura me biznesin për të ndërtuar një kuadër ligjor të qartë, të zbatueshëm dhe të harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian, që ofron siguri juridike dhe mbështet zhvillimin…
Kryeministri Edi Rama tha për Politico së fundmi se Shqipëria nuk do ta vazhdojë më bllokimin e TikTok-ut. Sipas tij, takimet me platformën e mediave sociale kanë rezultuar të kënaqshme dhe është krijuar një partneritet, i cili pritet të bëhet publik në javët ose muajt në vijim.Edhe pse mendonte se reagimi i TikTok-ut do të ishte tërësisht tjetër pas vendimit fillestar për të bllokuar platformën, Rama u shpreh i befasuar prej tyre. “Sepse në fillim, për shkak se ishte normale të mendonim se ata do të na luftonin, ata do të hakmerreshin ndaj nesh, ata do të na ngacmonin. I…
Kalaja e Rozafës e stiluar me ndriçim të veçantë këtë fundvit, po mirëpret vizitorët jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e mbrëmjes. Ndriçimi i cili ravijëzon konturet e një prej dëshmive më tërheqëse të historisë shqiptare, e ka shndërruar kalanë e Rozafës në një pikë takimi për vizitorë vendas dhe të huaj, që dëshirojnë të shijojnë mbrëmjet mes historisë, si edhe panoramën mbresëlënëse të qytetit të Shkodrës nga lart. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e kalasë së Rozafës, ku dukshëm elementi i ndriçimit e ka shndërruar atë në një vepër artistike dhe kulturore të qytetit të Shkodrës.…
Presidenti Bajram Begaj shprehu mirënjohjen e sinqertë ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës, duke e konsideruar këtë një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë. ”Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Bahamasit për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë”.