Author: tirana

Në rast se Kombëtarja shqiptare do të arrijë të kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026, Sylvinho do të jetë i vetmi trajner brazilian që do të përfaqësojë vendin e tij në eventin më të madh të futbollit. Një përgjegjësi e veçantë, për të cilën tekniku i kuqezinjve ka folur së fundmi në një intervistë për mediat braziliane. ”Drejtimi i një Kombëtareje është një përgjegjësi shumë e madhe, sepse përfaqëson gjithë kombin dhe gjithë vendin. Unë jam në Shqipëri prej tre vitesh dhe gjatë kësaj kohe kemi arritur rezultate shumë pozitive”, është shprehur Sylvinho, duke zbuluar se ka marrë edhe mesazhe të…

Read More

Një cisternë nafte 58.000 tonë, e quajtur Mikati, ishte duke lundruar mbi ujërat e Oqeanit Indian një ditë kur mori lajme të këqija nga Brukseli i largët: ishte shtuar në listën e anijeve të sanksionuara të flotës në hije të Rusisë. Historia e Mikatit, e cila tani po kalon përmes Kanalit të La Manshit, pasqyron pikat e forta dhe të dobëta të regjimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian, i cili ka goditur tashmë rreth 600 anije. BE-ja e përfshiu Mikatin në listën e sanksioneve në korrik, pas një vendimi të ngjashëm nga Britania në nëntor të vitit të kaluar. E…

Read More

Sonte mbahet nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH, ku 23 këngëtarë finalistë do të ngjiten në skenë për të garuar për Eurovision. Televotimi për 23 këngët është hapur që nga mbrëmë dhe mund të votoni nga Shqipëria dhe Kosova. Fituesi i natës së sotme do të ketë nderin të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, i cili do të mbahet në maj të vitit 2026 në Vjenë. Ky fakt e bën edhe më të rëndësishme dhe të ndjekur finalen, pasi çdo performancë mund të jetë vendimtare. Këtë vit, festivali është karakterizuar nga një larmi e madhe këngësh dhe stilesh muzikore,…

Read More

Fluksi i shtuar i emigrantëve shqiptarë që po kthehen nga Greqia për të festuar fundvitin në atdhe ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës, në anën greke të kufirit. Sipas informacioneve nga terreni, kolona e automjeteve shtrihet rreth 4 kilometra, nga sportelet greke deri në territorin shqiptar. Qytetarët raportojnë pritje që arrin deri në tre orë për të kaluar kufirin dhe për të hyrë në Shqipëri. Emigrantët shprehen të shqetësuar për vonesat e gjata dhe kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet shqiptare, me qëllim që të ushtrohet presion institucional ndaj palës greke për lehtësimin e procedurave, sidomos në këtë…

Read More

Pas 3 orësh tensione e përplasje me policinë ka përfunduar protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” para kryeministrisë. Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 aktivistë pas protestës, si edhe janë sekuestruar dy makina me pajisjet teknike, gjenerator dhe foni. Protesta nisi me tensione që në fillim pasi policia u përplas fizikisht me protestuesit dhe u përshkallëzua pasi policia tentoi që t’u heqë foninë dhe podiumin e ngritur, ku Adriatik Lapaj po mbante fjalimin me thirrje që Edi Rama të largohet. Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij protestuan për të 12-ën ditë radhazi para kryeministrisë. Protesta nisi me tensione dhe përplasje…

Read More

Policia e Kolonjës kanë intensifikuar kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara. Gjatë kontrolleve të kryera blutë kanë nisur hetimet për 2 pronare marketesh në Ersekë. Si provë materiale blutë sekuestruan 52 kuti me lëndë piroteknike (3088 kapsolla). Njoftimi i policisë: Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë intensifikuar kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara. Si rezultat i kontrolleve, u konstatuan 2 markete, në të cilat mbaheshin në mënyrë të paligjshme sasi lëndësh piroteknike, me qëllim shitjen e tyre.…

Read More

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se 28 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të përfshirë në vepra penale dhe numri më i lartë i tyre vjen nga Lëvizja Vetëvendosje. Raporti i IKD-së, që analizoi listat e kandidatëve për deputetë, gjeti se nga 1.179 kandidatë, përveç 28 kandidatëve të përfshirë për vepra penale, janë edhe 19 kandidatë kanë aktakuza aktive. Po ashtu, 12 kandidatë për deputetë në të kaluarën kanë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë. Në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas IKD-së, janë 13 kandidatë që janë të përfshirë në raste penale,…

Read More

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar vendimin për krijimin e një programi të posaçëm mbështetjeje financiare për klubet profesioniste të futbollit, në vijim të angazhimit të marrë në Asamblenë e Përgjithshme dhe në funksion të forcimit të qëndrueshmërisë së sistemit futbollistik në vend. Ky vendim vjen si rezultat i forcimit të ndjeshëm të pozicionit financiar të FSHF-së gjatë viteve të fundit, falë sukseseve sportive, rritjes së të ardhurave komerciale, menaxhimit më efikas të kostove dhe shfrytëzimit më të mirë të mundësive që ofron tregu. Rezultati pozitiv financiar i krijuar i jep federatës mundësinë që një pjesë e…

Read More

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Shushicë të Elbasanit. Policia njofton se një 57-vjeçar i cili drejtonte një mjet të blinduar që transportonte para të një shoqërie private sigurie, ka aksidentuar një këmbësor të moshuar. Sipas policisë, gjatë manovrimit me mjetin e blinduar, ai ka aksidentuar këmbësorin Xhelal E., 77 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I moshuari u transportua drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 57 vjeç, pasi dje, në fshatin Shushicë, gjatë manovrimit…

Read More

Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga një ndërhyrje në terren, duke theksuar se operacioni “vijon pa pushim”. “Vijojmë punën, pa të shtunë, pa të dielë”, shkroi Rama në rrjetet sociale. Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë. Aksioni, i nisur në korrik, është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror. 

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite e 8 muaj burgim, ku i kanë mbetur për vuajtje 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim,…

Read More

Klubi i Teutës ka reaguar pas episodeve të rënda të ndodhura në ndeshjen e djeshme ndaj Flamurtarit në Vlorë. Përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, klubi durrsak e ka cilësuar situatën si një skandal dhe i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit të ndërhyjë me masa konkrete. Sipas njoftimit të Teutës, në minutën e 69-të të takimit Flamurtari–Teuta, futbollistët Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht fillimisht nga lojtarë kundërshtarë dhe më pas nga tifozë të Flamurtarit, të cilët mësynë fushën e lojës. Ngjarja shkaktoi tronditje të fortë psikologjike te lojtarët e Teutës. Pavarësisht situatës së rëndë,…

Read More