Author: tirana

Në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbahet këtë të hënë, në orën 10:00, ceremonia zyrtare e kalimit të detyrës nga Altin Dumani te drejtuesi i ri, Klodian Braho. Ky i fundit është zgjedhur në krye të SPAK-ut për një mandat 3-vjeçar, pas një vendimi të marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) gjatë seancës maratonë të 11 dhjetorit. Klodian Braho u votua nga 7 anëtarë të KLP-së, duke siguruar shumicën e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit. Në garë ishin pesë kandidatë. Përveç Brahos, kandiduan edhe Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj. Nga votimi…

Read More

Sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet seanca paraprake lidhur me çështjen penale ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ku do të shqyrtohet nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim të plotë. Seanca e kaluar ndaj ish-presidentit Ilir Meta u shty, pasi avokatet mbrojtëse, Flurtura Kona dhe Esmeralda Ndregjoni, nuk u paraqitën për të përfaqësuar të pandehurën Fatime Kryemadhi. Në seancën e mëparshme, i pranishëm ishte edhe vetë Meta, i cili kërkoi të njihej me materialet hetimore. Pas këtij kërkimi, GJKKO urdhëroi SPAK-un që t’i vendosë në dispozicion ish-kreut të shtetit një pjesë të akteve…

Read More

Fermerët në Greqi po vazhdojnë protestat e tyre edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por njëkohësisht duke marrë masa për të mos penguar rëndë lëvizjen e qytetarëve. Nga bllokada e Nikaias, që konsiderohet “zemra” e protestave në Thesali, fermerët vendosën në kuvendin e tyre që sot të bllokojnë simbolikisht tunelet e Tempit për kamionët, nga ora 10:30 deri në 15:30. Traktorët do të zhvendosen drejt autostradës Athinë–Selanik, ndërsa makinat dhe autobusët do të lejohen të qarkullojnë normalisht. Sipas vendimeve të marra, nga e marta e tutje traktorët në Nikaia do të riorganizohen në mënyrë…

Read More

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare. Mjegulla do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për autorizimin e masave ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres Belinda Balluku, gjatë podkastit të tij “Flasim” këtë të diel. Rama ngriti pikëpyetje mbi kohën dhe mënyrën se si është vepruar nga prokurorët, duke e lidhur çështjen me procesin që pritet të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar. “Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Këshilli i Mandateve do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, vetëm pasi të jetë shprehur Gjykata Kushtetuese për çështjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra. “Nuk ka asnjë gjasë që ne ta shqyrtojmë kërkesën e prokurorëve për masa ekstreme, pa mbaruar një herë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese”, tha Rama gjatë podcast-it të tij “Flasim” të dielën në mëngjes. Seanca e gjykimit të kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese është parashikuar të zhvillohet më 22 janar.

Read More

Këngëtari shkodran Alis me këngën ‘Nân’ ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e publikut, ashtu edhe vlerësimin maksimal të jurisë. Ky sukses i siguron artistit të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026, që do të zhvillohet në Vjenë, Austri. Performanca e Alis u veçua për potencën vokale të jashtëzakonshme, interpretimin unik dhe një mesazh universal për dashurinë, duke e bërë këngën “Nân” të prekë publikun në mënyrë të veçantë. Emocioni dhe energjia që Alis transmetoi në skenë krijuan një moment të paharrueshëm të natës finale, i shoqëruar…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu thotë se në protestën e opozitës ditën e hënë, nuk përjashtohet asnjë nga skenarët. Teksa e cilësoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama si të korruptuar dhe të kapur nga krimi, Mziu tha se protestat e Partisë Demokratike mund të jenë të vazhdueshme, për të bërë të mundur arritjen e qëllimit. “Unë sapo vij nga terreni dhe ka një javë që po alternojnë të gjitha degët e Partisë Demokratike ose bashkitë e qarkut Dibër, por njëherazi kam punuar edhe në Tiranë. Ka një angazhim maksimal jo vetëm në strukturat e PD-së, por edhe qytetarë të…

Read More

Kristi Lamaj, këngëtar i muzikës popullore është pjesë e ”Big Brother Albania Vip 5”. “E di kur do të hyj dhe e di kur do të dal. Do të dal me fitore”, tha Kristi Lamaj gjatë fjalës së tij përpara se të hynte në shtëpi. Ai u rrit në qytetin e Vlorës, me muzikë që në moshë të vogël. Më pas vazhdoi arsimin muzikor në shkollën “Naim Frashëri” në Vlorë, duke u specializuar në këndim klasik. Paralelisht me muzikën, ai zgjodhi të studiojë juridik, me dëshirën për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme profesionale, duke zhvilluar njëkohësisht rrugëtimin artistik.

Read More

Ka filluar edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania 5, ku emocionet dhe surprizat do të jenë të shumta. Nën moderimin e Ledion Liços, janë bashkuar edhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, të cilët nuk e fshehën mirënjohjen dhe emocionet rreth këtij posti. Në fjalën e saj Monika Kryemadhi tha: “Para se të vija, kërkova që të shihja sa view-er kishte në YouTube. Ndonjëherë politika na vendos në disa korniza ku ne mos të jemi vetvetja. Por Top Channel të krijon mundësitë që të jesh vetëvetja, përndryshe del jashtë. Në jetën që jetojmë ne, njerëzit mundohen të…

Read More

Sonte nis ”Big Brother Albania Vip 5” dhe gazetarja Doris Sallaku, na ka njohur me risitë dhe çfarë pritet të ndodhë këtë edicion. 14 banorë pritet të bëhen pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri këtë mbrëmje dhe do të jenë nga fusha të ndryshme si këngëtar, balerinë, podcast-er, aktorë, gazetarë dhe moderator, të cilët do të na shoqërojnë çdo ditë me emocione dhe histori të forta. Ky edicion do të moderohet sërish nga Ledion Liço, i cili do të shoqërohet nga dy opiniuonistë, Arbër Hajdari dhe risia e këtij sezoni, Monika Kryemadhi.

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu flet për strategjinë e re të Shqipërisë për mbrojtjen civile dhe ushtarake. Ai është shprehur se përsa i përket mbrojtjes civile, do të ketë rinovim të flotës tokësore të emergjencave civile. Për të do të ketë jo vetëm zjarrëfikëse të thjeshta, por do të ketë edhe zjarrëfikëse të përshtatura posaçërisht për terrene malore dhe terrene të vështira. “Element tjetër shumë i rëndësishëm ka të bëjë me inovacionin. Ne kemi krijuar këtë vit komandën kibernetike për të pasur një qasje më të plotë në mënyrën se si të mbrohemi nga kërcënimet të cilat nuk janë më…

Read More