Author: tirana

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku mëngjesin e sotëm, më 22 dhjetor, u prit nga ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timčo Mucunski. Spiropali tha se “me kolegun Timčo Mucunski bashkëndajmë vizionin, perspektivën dhe vendosmërinë e përbashkët për të avancuar në rrugën drejt integrimit në BE”. Spiropali theksoi se “bashkë me Maqedoninë e Veriut, Italinë, Bullgarinë dhe Rumaninë na pret një punë e mirë për projektin strategjik të Korridorit të VIII-të.” “Forumi i parë që do të mbahet në Tiranë në shkurt të vitit 2026, do…

Read More

Porti i Durrës gjatë fundjavës që lamë pas shënoi një fluks të lartë udhëtarësh me rastin e festive të fundvitit, ku prej 18 dhjetorit kanë nisur edhe lundrimet e dyfishta të trageteve në linjat që lidhin Durrësin me portet fqinje të Italisë. Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur për ATSH-në se “gjatë periudhës 18–22 dhjetor, nëpërmjet Portit të Durrësit kanë hyrë në vendin tonë 17,380 udhëtarë dhe 4,352 automjete”. Autoriteti Portual Durrës në bashkëpunim me të gjitha strukturat që operojnë në këtë pikë kufitare është në gatishmëri të plotë për përpunimin e udhëtarëve dhe turistëve. “Aktualisht po funksionojmë me 24…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, ku prezantoi mekanizmat praktikë për mbështetjen e bujqësisë shqiptare dhe përgatitjen e sektorit për standardet e Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e përgatitjes për ndryshimet që sjell anëtarësimi në BE, duke paralajmëruar se prodhimet që nuk përmbushin standardet nuk do të pranohen më në tregun europian. Po ashtu, ai prezantoi edhe disa nga ndryshimet konkrete që qeveria po implementon, mes të cilave, finalizimi i regjistrave kombëtarë të fermave dhe kafshëve. “Çfarë do të bëjmë ne konkretisht? Sepse janë dy anë të të njëjtës medalje.…

Read More

Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, bujqësia shqiptare hyri në një fazë të re reformash, me fokus tek kapitujt 11, 12 dhe 13, të cilat lidhen me përgatitjen e sektorit drejt standardeve të Bashkimit Europian. Në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, kryeministri Edi Rama prezantoi mekanizmat praktikë për mbështetjen e fermave, duke theksuar rritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë deri në 100 milionë euro dhe përdorimin e platformës Euro Agro Albania si një instrument të ri koordinimi dhe informacioni për fermerët. Sipas kryeministrit, çdo projekt i duhur do të financohet, ndërsa Euro Agro Albania…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë, më 22 dhjetor, në një aktivitet të titulluar “Me fermerët në Shqipërinë 2030” ku u prezantuan prezantohen mekanizmat për përgatitjen hap pas hapi të sektorit bujqësor të Shqipërisë drejt BE-së. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe fermerëve për përballimin e sfidave të tregut europian. “Jemi sot për një takim pune të organizuar nga Ministria e Bujqësisë, me disa nga protagonistët kryesorë, të fermës shqiptare, për të folur për planin e veprimit dhe për domosdoshmërinë e ndërveprimit mes nesh, në mënyrë që bujqësia shqiptare të përballojë sfidën e…

Read More

Në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u mbajt këtë të hënë, në orën 10:00, ceremonia zyrtare e kalimit të detyrës nga Altin Dumani te drejtuesi i ri, Klodian Braho. Gjatë fjalës së tij, Dumani i uroi suksese Brahos, duke shprehur besimin se ai do të vijojë punën në forcimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. “I uroj shumë suksese z.Braho në detyrën e re dhe kam bindjen se ai do të mbështetet mbi trashëgiminë 6-vjeçare, duke e çuar përpara misionin e SPAK-ut, me integritet e vendosmëri! Faleminderit dhe suksese z.Braho!”, tha Dumani. Në këtë ceremoni ishin…

Read More

Klodian Braho mori këtë të hënë, 22 dhjetor drejtimin e SPAK. Altin Dumani i dorëzon detyrën kreut të Prokurorisë së Posaçme. Gjatë fjalës së tij Braho falenderoi Krajën dhe Dumanin për punën e tyre me përgjegjësi dhe integritet. Teksa shtoi se misioni i tij në këtë mandat 3-vjeçar në krye të SPAK do të vazhdojë të mbetet respektimi i ligjit me rigorozitet, duke përforcuar bashkëpunimin me BKH-në për hetime për cilësore. Në fund Braho u shpreh se misioni i SPAK është më i rëndësishëm se sa një mandat individual. “Së pari shpreh falenderimin tim për Këshillin e Lartë të Prokurorisë…

Read More

Një substancë e re, e konsideruar tashmë si kërcënimi më serioz për antidopingun ndërkombëtar, po alarmon Agjencinë Botërore Antidoping (WADA). Bëhet fjalë për M101, një derivat i hemoglobinës së nxjerrë nga një krimb detar i quajtur Arenicola marina, i cili po përdoret në eksperimente për të rritur në mënyrë artificiale fuqinë dhe qëndrueshmërinë fizike. Eksperimentet janë zhvilluar në laboratorë në Bjellorusi dhe Kinë, ku shkencëtarët kanë testuar substancën mbi cricetë të artë, të pagëzuar simbolikisht “Lance A”, “Lance B” e të tjerë, në një referencë të hapur ndaj çiklistit amerikan Lance Armstrong. Pas injeksioneve me M101, kapaciteti i gjakut për…

Read More

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për vitin 2025, qeveria miratoi një akt normativ që parashikon mbështetje financiare për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, duke u dhënë një bonus fundviti prej 15 mijë lekësh (150 euro) rreth 148 mijë qytetarëve. “Të dashur qytetarë, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam aktin normativ të fundit të vitit, për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025. Disa nga çështjet kryesore që miratuam nëpërmjet këtij akti normativ janë: mbështetje financiare për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike si dhe për personat me aftësi të kufizuar, apo dhe…

Read More

Policia e Shtetit ka njoftuar se është në gatishmëri të plotë dhe ka rritur shërbimet e saj për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Në kuadër të planit të posaçëm të masave, të hartuar për të parandaluar incidente dhe ngjarje kriminale, janë caktuar detyra të mirëpërcaktuara për çdo strukturë policore vendore dhe qendrore. Masat përfshijnë rritje të prezencës dhe kontrollit në territor, kufij, qarkullim rrugor, ambiente publike e private, duke bashkëpunuar me pushtetin vendor, institucionet fetare dhe shërbimet e sigurisë. Masat: Policia e Shtetit/Gatishmëri, shërbim i përforcuar dhe angazhim maksimal, për të…

Read More

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Operacionalja në Tiranë. “Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni i radhës, i koduar “Operacionalja 76”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar: Gj. C. alias Gj. K., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gykata e Malagës, Spanjë, me…

Read More

Një gjeneral rus u vra mëngjesin e sotëm pasi pas shpërthimit të makinës së tij. Ngjarja u regjistrua në jug të Moskës, teksa sipas hetuesve një sasi lëndë shpërthyese i ishte vendosur poshtë makinës. Fanil Sarvarov, kreu i Drejtorisë së Trajnimit Operacional të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, vdiq nga plagët e marra, tha Svetlana Petrenko, zëdhënëse zyrtare e Komitetit Hetues të Rusisë. Njëra nga pistat e hetimit është se ngjarja u orkestrua nga shërbimet e inteligjencës ukrainase.

Read More