Nga Ardit Rada Katër parti opozitare janë përpjekur të organizojnë protesta kundër Qeverisë, por pa arritur të bashkohen në një të vetme. Megjithatë, duket se Shehaj, Lapaj dhe Qori mbeten të bashkuar rreth Sali Berishës sa i përket akuzave. Kryetari i PD dhe njerëz pranë tij kanë ngritur një stuhi në gotë me akuza të pandodhura në dosjen hetimorë të Belinda Ballukut, por që çuditërisht “partitë e reja” i kanë marrë të mirëqëna dhe kjo nuk është pak. Sepse në një aksion opozitar kërkohet së paku seriozitet, argumente dhe fakte që të justifikosh jo vetëm protestën, por edhe të mbash…
Author: tirana
Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”, është gjetur pa jetë. Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit është bërë i ditur nga media online Reporteri. Edhe pse detajet janë ende të panjohura, humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te kolegët dhe adhuruesit e shumtë që u rritën me këngët e grupit “Ilirët”. Ai ishte një nga zërat më ikonikë të muzikës sonë, njeriu që i dha shpirt këngës që u kthye në simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.
Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë kombëtare në orën 18:00 përpara Kryeministrisë. Për këtë shkak lëvizja “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, është spostuar te Bunkeri në qendër të Tiranës, pasi më herët ishte vendosur tek Kryeministria, aty ku tashmë do të mbahet protesta e PD.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dha një mesazh në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, në prag të protestës kombëtare të PD dhe të mbështetur nga opozita e gjërë. “Ju jeni në vijën e parë të betejës kundër një regjimi mafioz të implantuar për të shpopulluar Shqipërinë, për të shpërbërë vlerat më të mira të shoqërisë tonë e sidomos të familjes Shqiptare. Ligji antifamilje është atentati më i rëndë që i bëhet identitetit dhe dinjitetit të cdo Shqiptari. Ndaj të gjithë pa dallime partiake, të ngrihemipër të shporrur këtë klikë sorrosiste pa atdhe, pa familje,…
Pavarësisht lidhjeve të shumta ndër vite mes Erling Haaland dhe Real Madridit, sulmuesi aktualisht nuk është në planet e klubit. Sipas informacioneve të gazetarit Ekrem Konur, drejtuesit besojnë se nevojat sulmuese të skuadrës janë të mbuluara plotësisht nga Kylian Mbappe. Prej disa sezonesh, media pranë Real Madridit e kanë përmendur vazhdimisht emrin e Haalandit si një objektiv të mundshëm për “Santiago Bernabeu”. Megjithatë, situata aktuale tregon se klubi nuk ka interes konkret për të ndërmarrë hapa drejt sulmuesit të Manchester Cityt. Nga ana sportive, Mbappe po kalon një sezon mbresëlënës. Sulmuesi francez ka realizuar 29 gola dhe ka dhënë 5…
Më shumë se 1300 policisë, janë vendosur në gatishmëri për protestën e thirrur nga PD. Kryeministria është “blinduar” nga efektivë të policë. Në disa pankarta të vendosur përpara Kryeministrisë, shkruhet ”i pangopuri i fundit të Europës”. Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion ndërsa kanë bërë thirrje për arrestimin e Belinda Ballukut pas skandaleve të njëpasnjëshme.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i është drejtuar me një rezolutë zyrtare Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke ngritur shqetësime serioze dhe urgjente mbi funksionimin e gjykatave, veçanërisht të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, si dhe të gjykatave administrative. Shoqata thekson se që prek 7 vitesh, pas mbarimit të procesit të vetingut, këto gjykata përballen me një mbingarkesë të paprecedentë të çështjeve penale. Sipas dokumentit, një gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës përballon mesatarisht mbi 1100 çështje, ndërsa në Gjykatën e Apelit rreth 50 mijë dosje që datojnë në…
Forca të shumta policie kanë zbarkuar pranë Kryeministrisë në Tiranë në kuadër të masave të sigurisë që janë marrë nga Policia e Shtetit për shkak të protestës kombëtare që Partia Demokratike ka thirrur në orën 18:00.
Sot u mbajt ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani për Klodjan Barhon, tashmë kreun e ri të SPAK. Pak orë më vonë ka ardhur reagimi nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Përmes një postimi në platformën X, BE përgëzon Brahon për marrjen e detyrës së re, ndërsa përgëzon Prokurorinë e Posaçme për qëndrueshmërinë përballë presionit politik. Reagimi: BE-ja në Shqipëri përgëzon Klodian Brahon, i cili merr detyrën sot si Kryetar i SPAK-ut dhe i uron atij çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm. Ne gjithashtu përgëzojmë SPAK-un për qëndrueshmërinë e tij përballë presionit politik dhe vendosmërinë dhe…
Partia Demokratike, ka bërë ditën e sotme, 22 dhjetor, një kërkesë në Parlament, që ditën e martë, më 23 dhjetor të mblidhet Këshilli i Mandateve për çështjen “Balluku”. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili shprehu kërkesën për mbledhjen e Këshillit të Mandateve të martën, ora 11:00 Kërkesa: 5 anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të martën, ora 11.00, të mblidhet Këshilli për Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Lajmin e ka bërë me dije Kryetari i Grupit Parlamentar të PD,…
Për shkak të protestës të lajmëruar nga Partia Demokratike pasditen e sotme para Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash për garantimin e rendit publik dhe rregullimin e qarkullimit rrugor. Protesta është e parashikuar të nisë në orën 18:00, ndërsa kufizimet për lëvizjen e automjeteve do të fillojnë që në orën 14:00. Në këtë kuadër, Policia e Tiranës ka njoftuar se do të kufizohet parkimi dhe qarkullimi i automjeteve në disa akse të qytetit: Nga ora 14:00, do të ndalohet parkimi i automjeteve në: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Sheshi “Nënë Tereza” Rruga “Ismail Qemali” Kryqëzimi i Rrugës së…
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mbajti fjalën përshëndetëse në finalen e maratonës së Sigurisë Kibernetike, organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ku finalistët ishin kryesisht nxënës dhe studentë. “Në hapësirën e pakufishme digjitale që është më e pambrojtura, më e brishta, por edhe më e lakmuara nga autorët e rrezikut kibernetik, ata janë fëmijët. Mes lirisë dhe të drejtës për të përdorur teknologjinë dhe kufizimit të saj, në mes qëndron edukimi. Që prej shtatorit, Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzimin për ndalimin e përdorimit të telefonëve gjatë orarit të mësimit, ndërkohë që kemi futur lëndën e TIK prej disa…