Kryeministri Edi Rama zhvilloi një debat me një sipërmarrës, që kërkoi nga kreu i qeverisë, nëse mund të ulet taksa e infrastrukturës. Rama i tha se ndërtuesit kanë përfituar më shumë nga shteti. Kreu i qeverisë e kritikoi ndërtuesin, duke i thënë se ende në ndërtim ka paga të deklaruara 50 mijë lekë. Rama u shpreh se ndërtuesit duhet të tundin xhepat, të paguajnë punëtorët dhe të bëjnë ndërtime cilësore. Sipërmarrësi: Ne kemi kërkuar që të shikohet taksa e infrastrukturës ose së paku të paguhet me këste?Edi Rama: Raporti i shtetit me ndërtuesit është kompleks, nuk është thjesht raport financiar. Edhe pse…
Author: tirana
Në Shkup, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Musa Xhaferri dhe Arbana Pashollin, Nënkryetare e BDI-së. Spiropali njoftoi se “takimi u fokusua në rolin e shqiptarëve për forcimin e progresit demokratik dhe avancimin e integrimit europian të vendit.” Shqipëria, shtoi Spiropali, mbështet angazhimin konstruktiv e diplomacinë parlamentare si dhe pret zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si standard për barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet. Postimi i Spiropalit: Takim me Musa Xhaferrin, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e…
Federata Shqiptare e Futbollit pritet të realizojë një investim madhor në infrastrukturën e vendit teksa do të ndërtojë një hotel modern pranë kompleksit ‘Shtëpia e futbollit’. Bëhet fjalë për një hotel që do të shërbejë për akomodimin e skuadrave kombëtare gjatë grumbullimit të tyre duke nisur nga Kombëtarja A në futbollin e djemve dhe vajzave e deri të skuadrat e moshave Qeveria e futbollit shqiptar prezantoi projektin e këtij hoteli që do të jetë me 5 kate mbi tokë dhe 2 nën tokë. Ai do të ketë 87 dhoma, ndërkohë që në të do të përfshihen edhe ambiente funksionale si…
Kryeministri Edi Rama, si dhe ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me përfaqësues të bizneseve, ku u diskutua për Paketën Fiskale 2026. Kryeministri Edi Rama: Paqja fiskale sot është ligj, pasi ishte premtim i yni në fushatë. Nga janari 2026 mund ta zbatojmë këtë nismë. Ne duam të ndërtojmë urë komunikimi të shëndetshëm mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore. Paqja fiskale u jep mundësi sipërmarrjeve të vetëkorrigjohen, duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara. Nisma synon rrit formalizimin dhe ul tatimin.
Me tensione është shoqëruar mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Gjatë mbledhjes, shoferët e autobusëve të linjave urbane kanë kërkuar që të hyjnë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, por nuk janë lejuar nga efektivët. Ata kërkojnë takim me kryetaren e bashkisë për problemin që kanë ngritur dje, konkurrenca e paligjshme. Përveç konkurrencës nga furgonat e palicencuar, një kërkesë tjetër është moslargimi nga vendi ku ata qëndronin përherë. Sipas tyre, stacioni do të jetë tashmë në afërsi të institucionit të paraburgimit, gjë që bën që udhëtarët të mos vijnë dot për shkak të largësisë.
Sekretariati i Etikës ka dënuar me 30 ditë përjashtim 6 deputetë të PD, për 23 të tjerë vetëm tërheqje vëmendje. “Etika sipas rregullores së sekretariatit në mënyrë taksative i zhvillon mbledhjet me dyer të mbyllura. Unë jam drejtuesi dhe njoftimet i bëj unë. Kjo ishte mbledhja e dytë e sekretariatit. Në mbledhjen e parë, meqë ishte një numër i lartë, dhe masat ishin kërkuar të përshkallëzuar, vendosëm që sot të shikonim edhe njëherë pamjet e seancës. Sot u mblodhëm për të dhënë masat. Në përfundim sekretariati vendosi që vetëm 6 deputetë të përjashtohen për 30 ditë pune, kur të fillojë…
Sekretariati i Etikës përjashtoi gjashtë deputetë të opozitës pas incidenteve të ndodhura në seancën parlamentare të 18 dhjetorit. Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Flamur Noka dhe Elda Hoti, u përjashtuan me 30 ditë. Të gjithë deputetëve të tjerë tërheqje vëmendje.
Gjykata e Apelit ka ashpërsuar masat e sigurisë të vendosura më herët nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për disa prej personave të vënë nën akuzë në lidhje me ndërtimet pa leje dhe legalizimin e tyre në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin. Për ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Gentian Malotaj, si dhe për përgjegjësin dhe ish-përgjegjësin e legalizimeve, Artmir Maxhuni dhe Artur Shabaku, janë vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Ndërsa për inxhinierët Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Lezhës nga masat…
Në dimrin e ashpër të vitit 1914, mes baltës, gjakut dhe kaosit të Luftës së Parë Botërore, një ngjarje e jashtëzakonshme ndodhi përgjatë Frontit Perëndimor, një seri armëpushimesh spontane mes ushtarëve kundërshtarë. Në vitet 1960, BBC-ja intervistoi disa nga burrat që, gjatë atyre Krishtlindjeve të pazakonta, vendosën të ulnin armët. Në prag të Krishtlindjes së vitit 1914, ushtari Graham Williams, pjesëtar i Brigadës së 5-të të Pushkatarëve të Londrës, ishte roje, duke vështruar me ankth përtej “tokës së askujt” drejt llogoreve gjermane. Ai kishte kaluar tashmë muaj të tërë dhune, gjakderdhjeje dhe shkatërrimi, tipare që do ta përkufizonin Luftën e Parë…
Katër persona janë arrestuar dhe gjashtë persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në lidhje me incidentet e ndodhura dje në protestën e opozitës para Kryeministrisë. Kujtojmë se pas fjalimit të Berishës, protestuesit i vunë flakën pjesës së përparme të godinës së Këshillit të Ministrave duke hedhur shishe molotovi. Më pas disa prej tubuesve hoqën një gardh metalik, ndërsa efektivët e policisë nuk lejuan qytetarët që të hyjnë në oborrin e kryeministrisë. Incidenti më i rëndë u regjistrua kur një nga protestuesit u përfshi nga flakët si pasojë e hedhjes së molotovit dhe lëndëve piroteknike. Nga ana tjetër…
Sekretariati i Etikës do të mblidhet ditën e sotme, 23 dhjetor, në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas incidenteve të rënda të ndodhura gjatë dhe në nisje të seancës plenare të 18 dhjetorit 2025. Sipas kërkesës së PS, seanca plenare u shoqërua me akte dhune, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe zhvillimit normal të punimeve parlamentare. Grupi Parlamentar i PS thekson se,…
Në Kukës është shfaqur një arushë së bashku me tre këlyshët e saj. Pamjet e rralla janë shkrepur mëngjesin e sotëm në fshatin Kolesjan, ku arusha është parë duke lëvizur në rrugën kryesore të zonës. Arusha me tre këlyshët e saj është fotografuar nga një banor i zonës, i cili fatmirësisht ndodhej brenda automjetit në momentin kur u përball me arinjtë në rrugë. Fatmirësisht, nuk raportohet për incidente apo dëme. Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe rikthejnë vëmendjen mbi praninë e kafshëve të egra pranë zonave të banuara.