Author: tirana

Këngëtari Mentor Haziri është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Ai u largua vetëm një ditë pas nisjes së këtij spektakli, më 18 nëntor. Rikthimi i tij është pritur mirë nga banorët, ku u pa duke u përqafuar me të gjithë. Në atë shtëpi do të krijohet një këngë dhe për këtë do të kujdeset vetë këngëtari Mentor Haziri. Një këngë që është traditë e Big Brother Vip Kosova.

Read More

Propozimet për ndryshime në ligjin “Për prefektin e qarkut”, u diskutuan në një tryezë konsultative të drejtuar nga Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu së bashku me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, në të cilën ishin të pranishëm të gjithë prefektët e qarqeve në vend. Sipas draftit të përgatitur, në ligjin e ri do të forcohet roli i prefektit në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e territorit, po gjithashtu edhe për emergjencat civile e për aspekte të ndryshme të sigurisë publike. Një risi e propozuar është ajo e funksionit të “Prefektit Detar”, i cili…

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar një Akt Normativ, duke bërë ndryshime të rëndësishme në Buxhetin e Shtetit për vitin 2025. Vendimi parashikon rishpërndarjen e fondeve të papërdorura, blerje të rëndësishme pronash jashtë shtetit, si dhe injektim parash për pushtetin vendor dhe shtresat në nevojë. Më poshtë zbardhen pikat kryesore të këtij akti. Fondet e papërdorura shkojnë për pensionistët Një nga vendimet më sensitive prek kategorinë e pensionistëve. Sipas aktit normativ, të gjitha fondet që nuk janë shpenzuar nga buxheti i vitit 2025 nuk do të digjen, por do të transferohen në një llogari të posaçme në Bankën e Shqipërisë. “Për…

Read More

Media amerikane ”Washington Times” i ka kushtuar një artikull situatës në Shqipëri, ku kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se vendi është kthyer në narkoshtet, duke akuzuar mazhorancën socialiste si përgjegjëse për një sërë skandalesh. Shkrimi i plotë Në një video të incidentit, një skuadër atentatorësh del nga një automjet i parkuar dhe i zë pritë makinës luksoze të bosit të krimit. Qitësit konfirmojnë me qetësi se viktima ka vdekur pas një breshërie me armë automatike dhe më pas largohen nga vendngjarja. Sipas kritikëve, skena të tilla brutale po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në Shqipëri. Rrjeti kriminal…

Read More

Një bisedë telefonike shumë pozitive me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e ka quajtur Volodymyr Zelensky në X , duke thënë se ishte mirënjohës për të gjithë mbështetjen, ndihmën dhe angazhimin maksimal të treguar jo vetëm këtë vit, por që nga fillimi i pushtimit të plotë rus. “Javën e kaluar, Këshilli Evropian miratoi një vendim për 90 miliardë dollarë ndihmë financiare për Ukrainën për periudhën 2026-2027, dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne e vlerësojmë shumë faktin që BE po e mbështet Ukrainën në këtë mënyrë në këtë fazë diplomatike, në shumë aspekte vendimtare”. Sipas…

Read More

Kreu i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj ndërsa përcolli mesazh urimi me afrimin e Krishtlindjes, e vuri theksin tek kujdesi që duhet treguar për të rinjtë. Imzot Dodaj u shpreh gjatë një interviste televizive, kërkoi që të rinjtë të mos shihen thjesht si numra, por t’u jepet kohë dhe hapësirë, duke filluar edhe nga institucionet shtetërore. “Jetojmë me shumë ndërtesa, por pa jetë. Sot nuk mjafton të ndërtohen shkolla të reja, po nuk ndërtohen formues të rinj, edukatorë të rinj, sepse kultura e frikës i kthen në indiferencë ata që kanë përgjegjësi të edukojnë. Duke filluar nga institucionet e larta…

Read More

Rezervimet kanë nisur prej javësh dhe Vlorën e kanë zgjedhur edhe turistë nga Italia, Izraeli, Franca, Gjermania dhe Anglia. Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë tha se ”paketat janë të përshtatura për çdo buxhet, duke nisur nga ofertat më ekonomike deri te paketat më të plota që përfshijnë akomodim dhe aktivitetet festive. Këtë vit vërejmë interes të shtuar që paketat të zgjasin edhe për datat 1 dhe 2 janar”. Elisa Bilali, menaxhere e përgjithshme e një biznesi shton se ”rezervimet kanë filluar prej kohësh dhe këtë vit po vërejmë një rritje të numrit të turistëve të huaj, kryesisht nga Izraeli,…

Read More

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili doli nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh. Atij i është komunikuar përfundimi i hetimit dhe marrja e tij si i pandehur. Ismaili akuzohet për “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të dyshuara si të kryera në tentativën për hakërimin e sistemit elektronik të SPAK. Bashkë me të janë marrë të pandehur edhe Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj. Hetimet nisën pas dyshimeve për tentativën e hakerimit të SPAK disa muaj më parë.

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut vizitoi komunën e Tetovës. Spiropali u prit fillimisht nga kryetari i komunës Bilall Kasami. Në fokus të takimit ishte zhvillimi lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon. Më tej, Spiropali dhe zyrtarët lokalë ndoqën performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës. “Një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë që e bëjnë këtë qytet kaq të gjallë, krenar dhe…

Read More

Aktivistja suedeze Greta Thunberg u arrestua sot në Londër nga policia britanike, teksa merrte pjesë në një protestë pro-palestineze në qendër të kryeqytetit. Arrestimi u konfirmua nga Policia e Qytetit të Londrës, sipas të cilës 22-vjeçarja u ndalua për shfaqjen e një pankarte në mbështetje të organizatës së ndaluar Palestine Action, në shkelje të Seksionit 13 të Aktit të Terrorizmit të vitit 2000. Protesta u organizua në solidaritet me tetë anëtarë të Palestine Action, të cilët ndodhen në paraburgim dhe janë në grevë urie prej më shumë se 50 ditësh, në shenjë proteste kundër gjyqit dhe kushteve të burgimit.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Komisioni i Etikës si një “atentat ndaj pluralizmit politik”, duke deklaruar se ky vendim vetëm sa e motivon më tej qëndresën e opozitës. Në një konferencë për shtyp, Blushi u shpreh se afera e AKSHI-t, ka hequr çdo maskë dhe ka konfirmuar rrëmbimin e shtetit nga mafia. ”Ky rrjet kriminal ka vënë dorë mbi Thesarin e Shtetit, ka depërtuar në sisteme të ndjeshme si TIMS-i dhe ka cenuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare. Shteti nuk qeveriset më nga ligji, por nga krimi i organizuar”,-deklaroi Blushi.…

Read More

Teksa komenton protestën kombëtare të PD, analisti politik Mentor Kikia thotë se problemi kryesor qëndron te mungesa e organizimit të shoqërisë civile dhe sindikatave. Sipas tij, në një vend ku sindikatat janë të dobëta ose mungojnë, shoqëria e ka të pamundur të vetëorganizohet. ”Ne pyesim pse nuk del populli në rrugë? Sepse mungojnë organizimet shoqërore jo politike dhe sindikatat, të cilat duhet t’i prijnë shoqërisë kur qytetarët kanë pakënaqësi”, tha Kikia. Kikia vlerësoi se kjo situatë lidhet me humbjen e besimit te politika dhe me largimin masiv të pjesës aktive të shoqërisë nga vendi. Ai u ndal edhe te Gjenerata…

Read More