Author: tirana

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me pjesëmarrjen e ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, dhe zv/ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Eugena Tomini. Fokus i diskutimeve ishte mbrojtja e fëmijëve, familjes dhe martesës, si elemente thelbësore për një shoqëri që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Në këtë kontekst, u theksua se familja duhet të jetë një hapësirë sigurie dhe mbrojtjeje, dhe se dhuna ose shkelja e të drejtave të fëmijëve nuk mund të tolerohet. Pjesëmarrësit e tryezës diskutuan mënyrat për të reflektuar këto parime në…

Read More

Administrata publike dhe taksat neto mbi produktet kanë sjellë rritjen më të madhe të ekonomisë për tremujorin e tretë të këtij viti me 3.75%. Sipas INSTAT, sektorët e tjerë që kanë mbështetur rritjen janë pasuritë e paluajtshme, tregtia, akomodimi dhe ndërtimi. Ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të jenë në terren negativ. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në tremujorin e tretë të vitit 2025, vlerësohet me rritje 3.75%, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2024. Ndonëse ekonomia ka përshpejtuar lehtë ritmet e rritjes, të dhënat e INSTAT tregojnë se, ashtu si në 2024-n, përmirësimi ka ardhur nga efekti i…

Read More

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani ka shpërndarë një mesazh urimi për besimtarët për festën e Krishtlindjes. Në mesazhin e tij Kryepeshkopi Joan bëri thirrje për të festuar shpirtërisht lindjen Krishtit dhe shprehu që gjatë ditëve festive të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës hyjnore Fjala e plotë e Kryepeshkopit Joan: Këto fjalë e përmbledhin dhe e shprehin kuptimin festës së Krishtlindjes në mënyrën më të thellë dhe më të përsosur. Nëse do të përqendrohemi për të kuptuar rëndësinë e këtij misteri të madh, në të cilin Biri dhe Fjala e Atit u mishërua…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një inspektim këtë të mërkurë, më 24 dhjetor, në kantierin e projektit të ri “Kengo Art Park”, që po ndërtohet në zemër të natyrës së Petrelës. “Paska ecur në krahasim me herën tjetër!”, u shpreh Rama. Projekti, i cili zë një sipërfaqe prej 32 mijë metrash katrorë, do të shërbejë si një qendër e re për artin dhe kulturën. “Kengo Art Park” është projektuar nga arkitekti i njohur japonez, Kengo Kuma, dhe synon të integrohet në peizazhin natyror të zonës, duke krijuar një hapësirë moderne për aktivitete kulturore dhe artistike. “I projektuar nga mjeshtri i…

Read More

Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Black Scale” në Gjirokastër, duke sekuestruar rreth 51 kg kanabis sativa, të ndarë në 48 pako, të cilat dyshohet se do të trafikoheshin drejt Greqisë. Në pranga ka rënë 30-vjeçari N. P., banues në fshatin Rusan, Delvinë, i cili transportonte lëndën narkotike të fshehur në një hapësirë të improvizuar tek shasia e automjetit tip Nissan. Policia identifikoi edhe tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë të 30-vjeçarit, të cilët i ka shpallur në kërkim. Njëri prej tyre është vëllai i të arrestuarit, ndërsa dy të tjerët dyshohet se kanë pasur role organizatore dhe ndihmëse. Gjatë…

Read More

Në vijim të vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u ndal në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Sipas Spiropalit, puna e Institutit është një pikë referimi jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por për gjithë hapësirën mbarëshqiptare, veçanërisht në studimet mbi gjuhën shqipe, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën historike. Gjuha shqipe, tha Spiropali, është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe duhet mbrojtur e kultivuar. “Të respektohet në ligj dhe në praktikë, të mësohet me dashuri brez pas brezi, si pasuri e përbashkët…

Read More

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kontrabandës së mallrave. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 6, Korçë, automjetin me drejtues shtetasin V. T. Gjatë kontrollit në automjet, janë gjetur veshje të ndryshme pa faturat përkatëse, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit. Në vijim të veprimeve për këtë rast:-u arrestua në flagrancë shtetasi V. T.,…

Read More

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike të Shqipërisë kanë uruar bashkërisht besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes. Të bashkuar e në një frymë vëllazërore ata kanë vendosur që këtë vit, të gjithë bashkë ti drejtohen popullit shqiptar me një mesazh dashurie dhe shprese. Imzot Gjergj Meta: Të dashur vëllezër dhe motra këtë urim Krishtlindjesh duam tua bëjmë së bashku me Ipeshkvit e Shqipërisë. do të kishim dashur që në këtë urim të ishte pjesë dhe imzot Simon Kulli, ipeshkvi i Safës, por jem itë sgirusë ai na i uron krsh nga qielli dhe lutet për ne. Secili nga ne ka një fjalë për t’iu…

Read More

Në vigjilje të Krishtlindjeve është shënuar një fluks i shtuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas informacioneve nga autoritetet doganore, fluksi është kryesisht në hyrje të territorit shqiptar, pasi shumë shtetas shqiptarë po kthehen në atdhe për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri pranë familjarëve të tyre. Aktualisht po punohet me tre sportele në hyrje dhe dy sportele në dalje, ndërsa janë në funksion edhe dy sportele të posaçme për autobusët. Sipas të dhënave zyrtare, ka nisur edhe regjistrimi me procedurë të përshpejtuar për mjetet me targa greke. Pavarësisht fluksit të mjeteve, situata po menaxhohet nga Policia…

Read More

Udhëzimi i ndryshuar i ministrit të Financave “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, tregon një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve, duke shënuar një shtrëngim të qartë të politikës së vlerësimit doganor në këtë sektor. Nëse në udhëzimin e vitit 2018 theksi ishte te përdorimi i buletineve tradicionale dhe vendosja e pragjeve relativisht të ulëta minimale, udhëzimi i ri jo vetëm që zgjeron burimet e referencës, por edhe rrit në mënyrë të drejtpërdrejtë bazën mbi të cilën llogariten detyrimet doganore. Për autoveturat, rritja e çmimeve minimale është…

Read More

Sot do të mbahet seanca për protestuesit në demonstratën e opozitës që u mbajt të hënë para Kryeministrisë, Tiranë. Nga pamjet shihen deputetët e PD-së, si Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bledjon Nallbati, jashtë ambienteve të gjykatës, duke shprehur kështu mbështetjen ndaj protestuesve. Dje u arrestuan 4 demonstrues, ndërsa u proceduan penalisht 7 të tjerë.

Read More

Shqipëria vazhdon të shënojë një nga normat më të larta të rritjes ekonomike në Europë, e mbështetur nga turizmi, inflacioni i ulët, borxhi publik në rënie dhe rezerva të forta valutore, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në përfundim të Konsultimit të Nenit IV për vitin 2025. Sipas vlerësimit të Bordit Ekzekutiv të FMN-së, rritja ekonomike pritet të mbetet e qëndrueshme në nivelin 3,5% në vitin 2025 dhe 3,6% në vitin 2026, e nxitur kryesisht nga konsumi privat dhe mbështetja e vazhdueshme e sektorit të turizmit. FMN thekson se ekonomia shqiptare ka tejkaluar tashmë nivelin e saj para pandemisë, falë një…

Read More