Author: tirana

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e krishterë. “Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”, shkroi Begaj.

Read More

Të gjithë besimtarët e krishterë festojnë sot, më 25 dhjetor, Krishtlindjen, një nga festat më të shenjta të krishterimit. Në këtë ditë të shenjtë, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë Krishtlindjen me një imazh, të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”. Dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan kryeministri krahas fotos. Në Krishtlindje, gjithë të krishterët festojnë lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit. Simbol i saj është pema e Krishtlindjes, ndërsa dhuratat simbolizojnë çka dhuruan barinjtë dhe të…

Read More

Një stuhi e fuqishme dimërore goditi Kaliforninë të mërkurën, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke, ndërsa autoritetet urdhëruan evakuime dhe shpallën gjendje të jashtëzakonshme në gjashtë qarqe.Stuhia u intensifikua të martën në mbrëmje dhe arriti kulmin në prag të Krishtlindjeve. Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit tha se një burrë i bllokuar në një tub kullues pranë një lumi në veriperëndim të qytetit u shpëtua. Nuk u raportuan lëndime, por burri po trajtohej nga mjekët. Në të njëjtën kohë, disa rrugë në të gjithë zonën metropolitane u mbyllën për shkak të përmbytjeve, ndërsa pemë të rrëzuara dhe ndërprerje të energjisë…

Read More

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme për miliona besimtarë në të gjithë botën, të cilët kanë Jezu Krishtin në qendër të besimit të tyre fetar. Për të krishterët, 25 dhjetori shënon ngjarjen në të cilën Zoti u bë njeri, i lindur si një foshnjë e pafuqishme në një stallë për bagëti. Mishërimi i Zotit është një moment kyç në historinë e shpëtimit dhe kuptohet si fillimi i një akti dashurie hyjnore për njerëzimin që kulmon me vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit në Pashkë. Lindja e Krishtit zbulon paradoksin e madhështisë hyjnore të shprehur përmes një foshnjeje të brishtë…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar. Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin…

Read More

Një tragjedi ka ndodhur në Detin Mesdhe. Bëhet e ditur se një përmbytje e re anijeje në Mesdheun qendror, pranë brigjeve të Libisë, u ka marrë jetën e 166 personave. Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga OJQ-ja gjermane Sea Watch, duke cituar raportet nga Alarm Phone, një rrjet ndërkombëtar aktivistësh dhe vullnetarësh që drejton një linjë telefonike emergjence për migrantët në vështirësi gjatë kalimit të Mesdheut. Organizata u informua më 19 dhjetor se një anije ishte nisur nga porti libian i Zuwarës mbrëmjen e kaluar me 117 persona në bord. “Ne u përpoqëm vazhdimisht të kontaktonim anijen nëpërmjet telefonit…

Read More

Drejtuesi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakçi, është shprehur se në vitin 2026 nuk do të ketë rritje të rritje të çmimit të energjisë. Ai tha se çmimi i miratuar me ulje në shkurt të vitit 2025 për abonentët familjarë, do të jetë në fuqi edhe në vitin 2026. Karakçi gjithashtu shtoi edhe se familjet e kanë shfrytëzuar maksimalisht uljen e çmimit të energjisë për ata që harxhojnë nën 700 KW, duke mos e kaluar këtë fashë. “Çmimi vazhdon të jetë i ulur, patjetër që nuk do të ketë rritje çmimi në vitin 2026, pra do…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala thotë se qeveria ”Rama 4” ka rritur fokusin te Onkologjiku duke bërë të ditur se veç në tre muajt e fundit është dyfishuar kapaciteti i kimioterapisë ambulatore, ndërsa po përgatitet decentralizimi i shërbimit, në mënyrë që pacientët të marrin trajtim më afër vendbanimit të tyre dhe jo vetëm në Tiranë. ”Në verë morën disa angazhime bashkë. Ju falënderoj për kontributin. I kemi vënë një fokus më të madh Onkologjikut. Të paktën në këto 3 muajt e parë me një përfshirje të plotë të sistemit onkologjik, ministrisë së drejtësisë dhe donatorët, bëmë hapa konkrete duke dyfishuar…

Read More

Armiri është zgjedhur lideri i parë i shtëpisë në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Të gjithë banorët u vendosën përpara një zgjedhje në living dhe ishte Armiri, ai që me më shumë vota u zgjodh si lideri i parë, për të ndarë detyrat e gjithsecilit dhe do të ketë një rol të rëndësishëm në buxhetin javor. Ai gjithashtu do të ketë edhe një avantazh në lojë, gjë që do t’i komunikohet në Prime-n e së shtunës.

Read More

Fëmijët nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe nëna kryefamiljare në qarkun e Elbasanit u mblodhën së bashku për festat e fundvitit. Aktiviteti i organizuar me rastin e festave të fundvitit, nuk ishte vetëm një moment gëzimi për fëmijët, por edhe një hapësirë dialogu dhe informimi për gratë kryefamiljare. E pranishme në këtë takim, deputetja e PS për qarkun Elbasan, Sara Mila theksoi se do të jetë pranë këtyre familjeve për çdo lloj mbështetjeje që u nevojitet, veçanërisht për t’i ndihmuar të dalin nga skema e ndihmës ekonomike përmes punësimit dhe trajnimit profesional. “Ne do të jemi gjithmonë…

Read More

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Angelo dhe Senon patën një debat që u përcoll dhe me një kontakt të vogël fizik nga ana e tyre. Angelo: Në këtë Big ti vajzave nuk i bërtet. Seno: E di unë kujt i bërtas. Angelo: Në këtë Big, asnjë vajze nuk i bërtet. Seno: S’të pyet kush ty. As të llogarit njeri ty. Hajde dili zot vajzave. Ik njëherë se të vjen era e gojës. Angelo: Nuk ka as edhe një shans ti t’i ngresh zërin një vajze. Jo në këtë Big Brother, po jashtë…

Read More

“Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet.” Kështu u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për AFP-në, ndërsa Kosova mban të dielën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të dytat brenda këtij viti. “Normalizimi i raporteve me një regjim autoritar që nuk të njeh dhe nuk i pranon krimet e kryera gjatë luftës, është mjaft i vështirë”- shtoi ai, ndërsa vuri ne dukje se mes dy vendeve ka një pakt të tillë, duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar me ndëmjetësimin e Bashkimit Evropian në vitin 2023. “Duhet ta zbatojmë, që nënkupton njohje të ndërsjellë mes dy vendeve,…

Read More