Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
Author: tirana
Bashkimi familjar në Gjermani është bërë gjithnjë më e i vështirë, por sipas shifrave nga Ministria e Jashtme gjermane, qytetarët nga Kosova e Shqipëria janë ndër aplikuesit kryesorë këtë vit. Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të politikave të imigracionit nga qeveria e koalicionit të CDU/CDU dhe Socialdemokratëve në Berlin, këtë vit janë lëshuar më shumë se 100.000 viza për bashkim familjar. Kjo sipas shifrave nga Ministria e Jashtme, të raportuara së fundmi. Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme, 101.756 viza u dhanë deri në fund të nëntorit për pesë kombësitë me më shumë aplikime. Më së shumti vizat u dhanë…
Kalifornia është goditur e fuqishme ditën e Krishtlindjeve, ndërsa shteti po përpiqet të rikuperojë dëmet shkaktuar nga shirat shkatërrues dhe rrëshqitjet e dheut në zonat malore. Moti i keq shkaktoi probleme serioze, duke përfshirë ndërprerje të energjisë elektrike dhe valë të larta përgjatë bregdetit. Në qytetin malor të Wrightwood, autoritetet lëshuan një paralajmërim për evakuim pasi vetëm një ditë më parë kishin shpëtuar njerëz të bllokuar në makina për shkak të një rrëshqitjeje dheu. Zona pa rrugë të mbushura me baltë, shkëmbinj dhe mbeturina, me banorët e detyruar të strehoheshin në kafene dhe stacione benzine që punonin me gjeneratorë, ishin imazhet…
Sot ka nisur ajo që njihet si “Boxing Day“, dita e uljeve të mëdha që pason festën e Krishtlindjes. Sipas raportimeve nga mediat kryesore ndërkombërkombëtare, radhët jashtë qendrave tregtare kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, veçanërisht në Britaninë e Madhe, Kanada dhe në SHBA-të. Edhe pse kostoja e jetesës është rritur, ekspertët e ekonomisë thonë se konsumatorët po presin pikërisht këto ulje për të blerë pajisje elektronike dhe veshje që nuk i përballonin dot më parë. Sipas Sky News-it, pritet që vetëm në Britani të shpenzohen miliarda paund brenda 24 orëve. Megjithatë, një pjesë e madhe e blerjeve…
Importet e materialeve të ndërtimit në vlerë pësuan ulje këtë vit, por në sasi ato u rriten për shkak se çmimet e tyre në tregjet ndërkombëtare ishin më të ulëta. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT sasia e materialeve të importuara është rritur lehtë në rreth 1.26 milionë tonë në 11-mujor ose rreth 1.3% më shumë . Kjo tregon se volumi fizik i materialeve ka qenë disi më i lartë. Në të kundërt, vlera totale ka shënuar rënie të ndjeshme. Ajo ka zbritur nga rreth 111.2 miliardë lekë më 11 mujorin 2024 në 103.3 miliardë lekë këtë vit, me një…
Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim, dhe përqendrohen përgjatë maleve në zonën lindore, ndërsa pjesa tjetër e vendit me mot kryesisht të kthjellët. Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët hera-herës në formën e shtrëngatave që në orët e para të 24-orëshit në jug e në qendër deri në mëngjes. Më pas reshjet mbeten prezente në mënyrë të izoluar përgjatë vijës bregdetare deri në ndërprerjen e tyre nga orët e mesditës në të gjithë territorin. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht…
Një zjarrfikës në Pogradec është arrestuar nga policia pasi kishte kthyer lokalin e tij në bazë për të shitjen e drogës. Nga kontrollet që u ushtruan në lokalin e tij, në kuadër të operacionit “Aktiviteti”, policia gjeti një sasi lënde narkotike, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje. Po ashtu u gjet edhe një shumë parash e cila dyshohet të jetë siguruar nga ky aktivitet dhe 2 aparate celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Kompania ajrore kombëtare turke, Turkish Airlines, do t’i transferojë qeverisë shqiptare pronësinë e një Airbus A319‑115J, një avion i konfiguruar nga qeveria me vlerë 11.9 milionë dollarë, sipas një marrëveshjeje dypalëshe granti, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike midis dy vendeve. Turkiye Today” shkruan se sipas marrëveshjes së publikuar në Gazetën Zyrtare të enjten, avioni, i regjistruar si TC-GVC me numër serial 1002 dhe i prodhuar në shkurt të vitit 2000, mbetet i certifikuar për operacione fluturimi. Marrëveshja dypalëshe thotë se donacioni synon të forcojë “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë” midis Turqisë dhe Shqipërisë, të…
Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej 19 dhjetorit 2025, pas dyshimeve se kanë përvetësuar karburant nga mjetet e punës në Pikën e Grumbullimit të Mbetjeve. Për të njëjtin rast, janë ndërmarrë masa disiplinore edhe ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake. Rasti është evidentuar pasi një drejtues kamioni të ushtrisë, i angazhuar në pastrimin e rrjetit të kanalizimeve dhe i parkuar në ambientet e pikës së grumbullimit, ka konstatuar ndërhyrje të dyshimta në mjetin e tij, duke ngritur dyshime për mungesë nafte. Pas sinjalizimit, drejtuesit përkatës në bashkëpunim me përgjegjësit e mjeteve ushtarake kanë verifikuar pamjet e kamerave të…
Festa e Krishtlindjeve ka shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje, kryesisht në anën greke të doganës. Gjatë ditës së djeshme, deri në orët e vona të mbrëmjes, në secilën korsi janë krijuar kolona automjetesh që shkonin deri në dy kilometra, ndërsa vonesat në sportelet e doganës greke ishin të theksuara për çdo mjet. Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me fluks të shtuar lëvizjesh. Pala greke vijon të punojë me numër të reduktuar sportelesh, çka po krijon vonesa të mëtejshme dhe automjete në pritje në radhë të gjata. Pala shqiptare po punon…
Kryetari i opozitës, Sali Berisha ka ndarë një mesazh urues për besimtarët shqiptarë. Në urimin e tij nga Katedralja e Kishës Orthodokse Autoqefalë kryedemokrati u bëri thirrje besimtarëve të festojnë më shpresë e besim. Mesazhi i Berishës: Erdha të shpreh urimet e mia, nderimin tim më të madh për kryepeshkopin e Kishës Autoqefalë Shqiptare, bashkëpunëtorët e tij, besimtarët orthodoksë në Shqipëri dhe kudo që janë. Kjo është një ditë e madhe, jo vetëm në historinë e krishtërimit, por edhe në historinë e qytetërimit botëror dhe qytetërimit perëndimor, në veçanti. Uroj çdo shqiptar që këtë ditë ta festojë me besim dhe…
IdentiTek njofton se ditën e premte, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve nga ora 09:00 deri në 12:00, në 12 qarqet. Shërbimi do të ofrohet në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Lezhë, Dibër, Berat, Kukës dhe Gjirokastër. Në qytetin e Tiranës, qytetarët do të mund të marrin shërbim pranë: IdentiTek – Njësia 2IdentiTek – Njësia 4 Në çdo zyrë, që do të jetë e hapur gjatë këtij orari, qytetarët do të mund të marrin të gjitha shërbimet, pavarësisht gjendjes civile. Ky orar shërbimi është vendosur për të lehtësuar…