Author: tirana

Babagjyshi vjen këtë vit nga ajri. Një zgjidhje krejtësisht e veçantë dhe ndryshe në Himarë aty ku babagjyshi i Krishtlindjeve ka mbërritur nga ajri teksa është pritur nga fëmijët ne shëtitoren e Himarës. Një surprize e bukur për të gjithë në një dite feste ku Himara këtë vit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar së bashku me banorët dhe fëmijët. E ndërsa një vit më parë babagjyshi vinte nga deti, këtë vit është menduar një tjetër zgjedhje po aq e veçantë, duke sjellë gëzim dhe padyshim dhurata për fëmijët. Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo e ka…

Read More

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes. Me anë të një postimi në Instagram, Veliaj thotë se ‘kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira’. Kryebashkiaku thotë se ‘le ta a mbajmë ndezur shpresën, sepse kur jemi bashkë, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi’ “Kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira. Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, më 24 Dhjetor, Bashkia e Tiranës organizoi koncertin festiv “Tinguj & Fjalë, Koncert Simfonik i Natës së Krishtlindjes”, duke e kthyer Sheshin Skënderbej në një skenë të hapur të muzikës klasike, elegancës dhe emocioneve të festës së shenjtë. Nën drejtimin e dirigjentit Armand Broshka, Orkestra Sinfonike solli për publikun një program të pasur artistik, me vepra nga kompozitorë të mëdhenj si Bizet, Johann Strauss, Brahms, Dvořák, Mascagni, Verdi dhe Gruber, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë e festive në zemër të kryeqytetit. Publiku shijoi interpretimet brilante të sopranos Eva Golemi, baritonit Armando Likaj, si dhe solistëve Edmea…

Read More

Një plagosje ka ndodhur pak më parë në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa biznese të tjera, është plagosur me thikë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por pritet të zbardhen në vijim. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndërkohë po merret në pyetje edhe personi i lënduar.

Read More

Autoritetet Turqi kanë arrestuar 115 persona të dyshuar si anëtarë të Shtetit Islamik, të cilët po planifikonin të kryenin sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në vend. Siç njoftoi Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit, policia mori informacion se anëtarë të Shtetit Islamik po planifikonin sulme në Turqi, kryesisht kundër jo-muslimanëve, gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në total, u kryen bastisje në 124 vende në Stamboll, duke rezultuar në arrestimin e 115 nga 137 personat e kërkuar. Sipas zyrës së prokurorit, gjatë operacionit u sekuestruan disa pistoleta dhe municione.

Read More

Finalizohet operacioni i koduar “Livadhet”, për kapjen e shtetasve në kërkim, vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe shpallet në kërkim një 39-vjeçar. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhet”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi: – S. C., 25 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi B. B.,…

Read More

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla dhe lagështia e shtuar në trase. Kushtet atmosferike kanë qenë pothuajse të pandryshuara gjatë kësaj periudhe, duke krijuar vështirësi në shikueshmëri dhe duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve. Megjithatë, pavarësisht pranisë së mjegullës së vazhdueshme, deri më tani nuk janë raportuar problematika apo ngjarje që lidhen me qarkullimin rrugor në këtë zonë. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të përdorin dritat e mjegullës për të udhëtuar me siguri. Drejtuesit e…

Read More

Sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” po zhvillohet meshë e veçantë për besimtarët ortodoksë, me rastin e Krishtlindjes, një nga festat më të rëndësishme që kremtohet në mbarë botën. Që nga ora 8:00, katedralja mirëpriti besimtarët për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore, një ceremoni e veçantë kushtuar lindjes së Jezu Krishtit. Pas përfundimit të shërbesës, nga ora 11:00 deri në 13:00, në Sallën e Pritjes pranë katedrales, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, do të presë besimtarët për të ndarë urimet dhe bekimet për këtë festë të madhe. Ndërkohë mbrëmë nën dritën e…

Read More

Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e pasurive të paluajtshme për ndërtesat e banimit, ndërsa nga 2030 do të nisë zbatimin taksimi për truallin. Ndërsa periudha nga 2026 deri 2027 në do të shërbejë si fazë tranzitore deri në aplikimin e ligjit të ri. Po ashtu Ministria e Financave parashikon që brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale. Ky është konsideruar edhe parakushti thelbësor për çdo hap të mëtejshëm. Në kuadër të këtij procesi Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në vendimin nr.171, datë…

Read More

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve njoftoi sot se përfundimi i publikimit të të gjithë dokumenteve lidhur me Jeffrey Epstein mund të marrë edhe disa javë shtesë, duke shtyrë më tej afatin e caktuar nga Kongresi më 19 dhjetor. Sipas Departamentit, Prokuroria për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, së bashku me FBI-në, ka zbuluar mbi 1 milion dokumente shtesë që mund të jenë të rëndësishme për hetimin e çështjes Epstein. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje se kur janë njoftuar për këto dokumente të reja, por kanë theksuar se avokatët po punojnë 24 orë në 24 për të shqyrtuar materialin dhe për…

Read More

Emigracioni është shndërruar në një plagë që sa vjen e thellohet në shoqërinë tonë, por të dhënat e fundit nga Anketa e Posaçme për Emigracionin nga INSTAT tregoi se ka diferenca shumë të forta territoriale, që pasqyrojnë historinë e migracionit. Në disa qarqe, migracioni shfaqet si një fenomen pothuajse strukturor i jetës familjare. Berati është më i prekuri me rreth 70% të familjeve që kanë përjetuar emigracionin në një formë ose tjetër, duke qenë qarku me peshën më të lartë në nivel kombëtar. Në këtë zonë, një pjesë e konsiderueshme e familjeve kanë emigrantë të kthyer, çka sugjeron një cikël…

Read More

Në meshën e tij të parë të natës së Krishtlindjes si Papë, Leoni XIV ka denoncuar ashpër një ekonomi që, sipas tij, “i shtyn njerëzit të trajtohen si mall”. Ai theksoi se mesazhi i Krishtit është çlirimi i njeriut nga çdo formë skllavërie. “Ndërsa një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall, Zoti bëhet i ngjashëm me ne, duke zbuluar dinjitetin e pafund të çdo personi”, u shpreh Papa, emri i vërtetë i të cilit është Robert Francis Prevost. Ai nënvizoi kontrastin mes ambicies njerëzore për dominim dhe mesazhit hyjnor të shërbimit. “Ndërsa njeriu kërkon të bëhet Zot për të sunduar mbi…

Read More