Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar nga qelia besimtarët e krishterë në prag të Krishtlindjeve. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se lindja e Krishtit simbolizon shpresën dhe besimin se e mira triumfon edhe në kohët më të vështira. “Gëzuar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar! Lindja e Krishtit është lindja e shpresës që nuk shuhet kurrë, e dritës që ndriçon edhe errësirën më të thellë dhe e besimit të palëkundur se e mira gjithmonë triumfon edhe në kohët më të vështira. Në vigjilje të kësaj Feste të Shenjtë, uroj paqe…
Author: tirana
Shqipëria falë Lara Colturit ka shtuar pjesëmarrjen me dy skiatore në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Cortina të Milanos nga 6 deri më 22 shkurt 2026. Edhe pse në total janë 16 disiplina, 1 më shumë se Kinë 2022, Shqipëria do të përfaqësohet vetëm në skitë alpine. Falë rritjes së rezultateve të Lara Colturit, në kategorinë e vajzave Shqipëria nuk do të përfaqësohet më me 1, por 3 skiatore. Përveç Colturit, e cila në kampionatin e fundit botëror u rendit mes 8 më të mirave të botës, në Cortina flamurin kuqezi do ta përfaqësojnë edhe skiatoret Semire…
Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit Tiranë, ka bllokuar 5 ton djathë Gouda dhe 944 kg fileto pule. Kjo masë ka ardhur për mos pajisje me kundra etikete në gjuhën shqipe. Mësohet se është penalizuar subjekti me masë administrative gjobë për veprime në kundërshtim me kërkesat e etiketimit dhe të gjurmueshmërisë.
Në mbyllje të këtij viti dhe në vigjilje të festës së Krishtlindjes, siç është kthyer në traditë tashmë, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala vizitoi Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” për t’u përshëndetur me mjekë, dhe infermierë, por jo vetëm. Pacientët e vegjël që trajtohen në shërbimin e Pediatrisë ishin të parët që u vizituan nga kryeministri Rama, i cili shpërndau për ta dhurata me rastin e festave të fundvitit, duke iu uruar shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në shtëpi. ”Ne e bëjmë këtë çdo vit, kështu që kemi…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në qendrën spitalore ”Nënë Tereza”, ku ka ndjekur nga afër situatën në shërbimin Onkologjik, ndërsa ka vlerësuar punën e mjekëve të infermierëve si edhe ekipeve të emergjencës. ”Përtej vështirësive dhe problemeve ka diçka që nuk mund të harrohet për asnjë moment dhe u duhet kujtuar edhe të tjerëve që është sakrifica dhe përkushtimi i të gjithë mjekëve , punonjësve të urgjencës kombëtare dhe të gjithë stafit që mbështet çdo orë e çdo ditë të vitit duke shpëtuar jetë dhe shëruar njerëz të sëmurë. Duke kryer një shërbim jetik për shoqërinë dhe vendin. Rreth…
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla thotë se mbështetja për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 arrin në 6.4 miliardë lekë, pas disbursimit të 2 miliardë lekëve shtesë me aktin normativ të fundvitit, duke shënuar kështu një rritje prej 20,8% krahasuar me një vit më parë. Sipas ministrit, fondi i shtuar synon uljen e kostove të prodhimit dhe garantimin e vijimësisë së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale “Made in Albania”, duke e konsideruar Skemën Kombëtare si një instrument kyç për forcimin e prodhimit vendas dhe ekonomisë rurale. Ministri Salla bëri të ditur se deri më tani kanë përfituar rreth 65…
Policia Rrugore e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ka intensifikuar masat dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për menaxhimin e qarkullimit rrugor, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve në akset kryesore që lidhin Tiranën me Korçën dhe Vlorën, si edhe në drejtim të kundërt. Si pasojë e këtij fluksi, parashikohet trafik i rënduar dhe qarkullim i ngadalësuar në disa segmente rrugore. Patrulla shtesë janë vendosur në pikat me ngarkesë të lartë trafiku, me qëllim parandalimin e bllokimeve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të rrjedhshëm dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës. Policia Rrugore këshillon…
Deputeti i PD-së, Eno Bozdo tha sot se Shqipëria është në kolaps energjetik dhe se rrezikon përjashtimin nga Traktati i Energjisë. Ndërkohë Ministria e Infrastruktrurës në një dekaratë publike hedh poshtë këto pretendime dhe bën me dije se nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk është marrë asnjë vendim i BE-së (organeve të saj) ndaj Shqipërisë. Deklarata e plotë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpreh shqetësimin e saj të thellë për dezinformimin keqdashës dhe lajmet tërësisht të pavërteta dhe të qëllimshme për sa i përket sektorit energjitik. Sqarojmë prerazi se nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk është marrë asnjë…
Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor të jetë ditë pushimi për administratën publike. Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare. Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë rresht pushimi, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit të hënën.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte këtë të mërkurë në Burrel ku inspektoi repartin evjetër ku dhe do të ngrihet qendra e re operacionale e Batalionit III të Regjimit të Këmbësorisë së Veriut. ”Parashikimi ynë në planin afatmesëm është që të akomodojmë një infrastrukturë të re dhe një batalion të plotë këmbësore që Regjimi i Këmbësorisë së Veriut të zgjerohet. Ky repart pavaraësisht se ka qenë i degraduar në të kaluarën dhe është lënë në harresë, ne e kemi futur në plan zhvillimi dhe kemi miratuar dhe masterplanin përkatës”, tha Vengu.
Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnë” raportet mes vete, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për AFP-në, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë, ai tha se ky proces është i vështirë. Kurti është në pushtet që nga viti 2021 dhe dy vjet pasi mori pushtetin, arriti Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin e zbatimit të saj, por marrëveshja ende nuk është zbatuar. “Ne duhet t’i normalizojmë raportet me Serbinë”, tha Kurti. “Por, normalizimi i raporteve me një fqinj që ka regjim autoritar dhe që nuk të njeh, dhe…
U mbajt sot seanca në Gjykatën Penale për protestuesit e arrestuar në demonstratën e opozitës që u zhvillua të hënën para Kryeministrisë, Tiranë. Ndaj 4 demonstruesve u vendos masa detyrim paraqitje. Deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bledjon Nallbati ishin në ambientet e gjykatës për të shprehur kështu mbështetjen ndaj protestuesve.