Author: tirana

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtatë persona mashtrim me investimet në Forex ndaj të huajve. Hetimet nisën në vitin 2023 pas informacioneve të të marra në rrugë operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, mbi subjektet e licensuara dhe të palicensuara në lidhje me veprimtarinë ‘Forex’. Rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i. Brenda kësaj veprimtarie, të pandehurit në fjalë, kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve…

Read More

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër “shtëpi bari”, kësaj radhe të vendosur në Velipojë. Policia ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili kishte marrë një banesë me qira aty dhe e kishte përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave. Në prangat e policisë ra dhe një punonjës i OSHEE-së ndërsa dy të tjerë u proceduan penalisht për shpërdorim detyre. “Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. B., 22 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës. Në vijim të operacionit u ndalua edhe shtetasi R. V., 25 vjeç, banues në Shkodër, dhe nisi procedimi penal për shtetasit A.…

Read More

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca fillestare në rastin e shpërthimit në kanalin Ibër–Lepenc në fshatin Varragë, në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës. Për këtë rast, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Dragisha dhe Jovan Viqentijeviçit dhe Igor Dimoviçit për veprat penale: “rrezikim i rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike”, “kryerje e aktit terrorist”, “armëmbajtje pa leje” dhe “spiunazh”. Dragisha dhe Jovan Viqentijeviç janë arrestuar pas shpërthimit më 29 nëntor 2024 dhe, që nga ajo kohë, ndodhen në paraburgim. Sipas aktakuzës, vëllezërit Viqentijeviç, së bashku me persona ende…

Read More

Shqipëria është pajisur me sistemet Javelin. Lajmin e jep ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili thotë se ato janë siguruar falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se Javelin-at do të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura shqiptare, rrisin parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare. “Ta bëjmë të qartë edhe për njerëzit që na ndjekin dhe për publikun e gjerë. Jemi në një nga vendbazimet e forcës së Armatosur, forcës tokësore, nuk kemi nevojë të japim detaje se ku ekzaktësisht, por sapo është kryer dorëzimi i një sasie…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e quan si kantierin e rilindjes së Muzet, që e konsideron si një thesar të rëndësishëm të turizmit kulturor. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieri i rilindjes së Muzeut Historik Kombëtar, një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Muzeu mbylli dyert për publikun më 15 mars 2024 dhe sipas njoftimeve zyrtare, do të qëndrojë i mbyllur për një periudhë prej katër vitesh, me rihapjen e planifikuar për më 15 mars 2028.

Read More

Tre persona, përfshirë dy policë, humbën jetën pas një shpërthimi në Moskë, njoftuan autoritetet ruse. Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, dy policë të trafikut vunë re një “person të dyshimtë” pranë një automjeti policor në rrugën Yeletskaya të qytetit. Kur u afruan për ta ndaluar, një pajisje shpërthyese u aktivizua. Dy policët humbën jetën nga plagët, së bashku me një person tjetër që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.Ky sulm ndodh dy ditë pas vdekjes së një gjenerali të lartë rus, Fanil Sarvarov, i cili humbi jetën nga një shpërthim automjeti në kryeqytet të hënën.Hetuesit rusë shprehën dyshime të forta për…

Read More

Në Britaninë e Madhe, jemi me fat që kemi afër Evropën. Nga gjeografia mahnitëse te kultura tërheqëse, kënaqësitë dhe sharmet e saj janë të famshme në mbarë botën. Nuk është çudi që Evropa përbën më shumë se gjysmën e të gjithë turizmit ndërkombëtar, shkruan Selene Nelson në një artikull të botuar në revistën britanike “Rest Less”. Ndërsa vende si Franca, Spanja dhe Italia janë disa nga destinacionet më të njohura për t’u vizituar, ato nuk janë aspak më të lirat. Por ju mund të shijoni pushime po aq magjike në dhjetëra vende të tjera evropiane, dhe me kosto efektive! Nga…

Read More

Papa Leoni XIV u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të paktën në ditën e Krishtlindjes, të respektohet një ditë paqeje në botë. Apeli u bë të martën, më 23 dhjetor, nga Castel Gandolfo, përpara festës së Krishtlindjes. Ai u shpreh se një nga gjërat që e shqetësojnë më shumë këto ditë është fakti se Rusia duket se ka refuzuar kërkesën për një armëpushim për Krishtlindje. “I bëj edhe një herë thirrje të gjithë njerëzve me vullnet të mirë: të respektohet, të paktën në ditën e lindjes së Shpëtimtarit, një ditë paqeje. Le të ketë një ditë paqeje në mbarë…

Read More

Për këtë të mërkurë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800 metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar. Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës. Era do…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit, Mariglen Disha ka bërë të ditur nisjen e punimeve për rikonstruksionin e urës në fshatin Xhyrë, në njësinë administrative Hotolisht, e cila u dëmtua si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. Disha ka falënderuar Drejtorinë e Xhenios pranë Ministrisë së Mbrojtjes për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij investimi, si edhe Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, për bashkëpunimin dhe vëmendjen e treguar ndaj nevojave të komunitetit. ”Së bashku me deputetin Olsi Komici ishim sot në fshatin Xhyrë, në njësinë administrative Hotolisht, për fillimin e punimeve të urës që u dëmtua nga…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u takua në Tetovë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, nënkryetarin Bujar Osmani, si dhe me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Takimi u fokusua në kontributin domethënës të opozitës shqiptare në artikulimin dhe avancimin e kauzave shqiptare dhe të proceseve integruese euroatlantike. Ajo tha se Shqipëria do të vijojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare, në pozitë dhe në opozitë, veçanërisht në funksion të ruajtjes së stabilitetit, fqinjësisë së mirë dhe përshpejtimit të progresit të integrimit të dy vendeve tona. ”Mes miqsh të mirë,…

Read More

Dy muaj pas vendimit të Bashkisë Kamëz për shtrenjtimin e biletës së transportit urban, një vendim i shoqëruar me akuza për konflikt të hapur interesi, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nisë një hetim paraprak mbi këtë çështje. Institucioni bën me dije se hetimi është çelur pas ankesave të depozituara dhe shqetësimeve të ngritura publikisht në media lidhur me rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve të transportit urban në Kamëz. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, qëllimi i hetimit është analizimi i funksionimit të konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun përkatës. Në fokus të verifikimeve do të jenë kryesisht linjat…

Read More