Author: tirana

Boksieri Jurgen Uldedaj vetëm pak javë pas suksesit në Londër ku u shpall kampion bote në IBO për peshën ‘cruiser”, është shpallur ”Qytetar Nderi” nga Bashkia Lezhë. “Kampioni Jurgen Uldedaj është shembulli më i mirë që me përkushtim të paparë dhe stërvitje serioze ka arritur majat më të larta që një shqiptar ka arritur deri më sot”,-tha Pjerin Ndreu, kryebashkiak i Lezhës. Vetë Uldedaj premtoi se fitorja e fundtetorit nuk do të jetë maja karrierës së tij, por e cilësoi vetëm si stacion të radhës. ”Kjo nuk është akoma maja. Kemi akoma rrugë për të bërë dhe shpresoj që t’ju…

Read More

Administrata Trump ka tërhequr rreth 30 ambasadorë dhe diplomatë të lartë amerikanë në misionet jashtë vendit. Kështu raporton media britanike The Guardian duke cituar burime diplomatike. Ky veprim është pjesë e një procesi më të gjerë për të promovuar zyrtarë të administratës që janë besnikë ndaj politikave të reja të Shteteve të Bashkuara. Diplomatët e karrierës zakonisht mbeten në pozicionet e tyre pas ndryshimeve të administratës, duke ruajtur neutralitetin politik. Qeveria Trump pati premtuar më parë se do të largonte atë që e quante “deep state” dhe kjo lëvizje është cilësuar nga kritikët si një pastrim i profesionistëve të shërbimit…

Read More

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili këtë të martë është paraqitur në SPAK, pasi është marrë nën hetim zyrtarisht, pas dyshimeve për tentativën e hakerimit të një institucioni shtetëror disa muaj më parë. Hetimet vijnë disa muaj pas incidentit të dyshuar të hakerimit, dhe SPAK ka njoftuar se procedurat po ndiqen në mënyrë intensive, për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e tij.

Read More

Këtë të martë u mbajt ceremonia për “Medaljet e Arta” që u shkoi nxënësve ekselentë, pasi mbaruan gjimnazin me 10 absolute në të treja vitet. Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka privilegj më të madhe sesa të vlerësojë përpjekjet dhe rezultatet e tyre. “Besoj që nuk ka privilegj më të madh sesa të kesh detyrën të vlerësosh përpjekjen dhe rezultatet e njerëzve si ju“, u shpreh Rama. ”S’ma ha mendja se juve e mendoni se çfarë do të thotë për mua personalisht, besoj që për ne të gjithë si njerëz, pavarësisht moshës, statusit, shembujt janë shumë të rëndësishëm…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se Ervin Salianji u vetëpërjashtua pasi kaloi vijën e kuqe. ”Mendja te Salianji edhe këtu mor burrë? Ça lidhje ka Salianji këtu? Jemi për farsën. Ai bëri një burg politik. Ai sot është njeriu që ka kaluar linjat e kuqe. Nuk ka një vendim, por ka vetëpërjashtuar veten! Sa herë të pyesni, këtë përgjigje do të merrni”, tha Berisha.

Read More

Ngjashëm si fundvitin e kaluar, shumë qytetarë të Kosovës po përballen sërish me ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike. Në ditët e fundit, ndërprerje ka pasur nëpër shumë qytete, si në Rahovec, Prizren, Lipjan, Gjilani, Suharekë, Viti e Prizren. Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë (KEDS) thotë se shkak është mbingarkesa në rrjet dhe sugjeron përdorim “të përgjegjshëm” të energjisë elektrike. “Ditët e fundit, konsumi i energjisë elektrike ka tejkaluar edhe rekordet e mëparshme të ngarkesës së regjistruar në sistem”, thuhet në reagimin e KEDS-it. Sipas tyre, problemi shfaqet më së shumti prej orës 9:00 deri në 12:00, prej 16:00…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha edhe këtë të martë përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se protestat janë një përballje jetë a vdekje për demokracinë. Sipas Berishës, shuarja e opozitës do të nënkuptonte shuarjen e sovranitetit të brendshëm, ndërsa ai akuzoi qeverinë për lidhje me struktura kriminale dhe për kontroll të paligjshëm mbi të dhënat e qytetarëve. Kreu i PD-së deklaroi se beteja e opozitës do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë aktuale, ngritjen e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve te reja. “Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se kemi të bëjmë me një…

Read More

Fluksi i vizitorëve të huaj ka qenë i lartë edhe gjatë muajit nëntor, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ku nga mbi 1.2 milionë hyrje, rreth 630 mijë vizitorë kanë qenë shtetas të huaj. Kjo shifër rezulton të jetë rritur me 4,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Të ndarë sipas qëllimit të hyrjes në territorin shqiptar të shtetasve të huaj në muajin nëntor, në 97% të rasteve vizitorët kanë qenë për qëllime personale dhe turistike. Ky tregues ka shënuar një rritje me 4,5% krahasuar me nëntorin e vitit 2024. Vizitorët e huaj më të shumtë gjatë nëntorit…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë seancës së radhës gjyqësore për dosjen e “Sterilizimit” është ndalur dhe ka folur për Avokatin e ri të Popullit, Endrit Shabanin. Ai theksoi se Shabani, është iniciuesi i procesit ndaj tij dhe i pari në listën e dëshmitarëve. “Procedimi penal nr. 13/2020 është regjistruar mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga personi që, sipas njoftimeve publike, para pak ditësh u zgjodh Avokat i Popullit në Shqipëri. Kallëzimi është bërë më 23 dhjetor 2019. Si sot, fiks 6 vjet me pare. Dhe sot ky person është ndër të parët në listën e dëshmitarëve të…

Read More

Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje ndërtuesve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve. Në një takim me sipërmarrës nga sektorë të ndryshëm, ku u diskutua mbi Paqen Fiskale, Rama u shpreh se “Çfarë mbështetje kërkoni akoma kur deklaroni punonjës me 50 mijë lekë. E dimë shumë mirë se nuk ekziston punonjës me 50 mijë lekë, me pagë minimale në ndërtim, jo në Tiranë por askund. Nuk të vjen njeri me 50 mijë lekë të të shtrojë një pllakë jo më të marri rrogë”, u shpreh Rama. Ndërkohë, Rama theksoi se sektori i ndërtimit vijon ende të deklarojë paga…

Read More

Studentë, profesorë, mendimtarë dhe personalitete nga sistemi i drejtësisë u bënë pjesë e një forumi të hapur në Akademinë e Shkencave për të rinjtë drejt BE-së, me fokus në reformat në ekonomi dhe drejtësi. Sa aktiv i shikoni të rinjtë në procesin e integrimit të Shqipërinë në BE? “Kemi krijuar plaftorfmën e partneritetit për integrimin europian për të bërë të rinjtë bashkë. Duhet të na jepni më shumë ide edhe ju”, u përgjigj ministri i Drejtësisë Bwsfort Lamallari. Të rinjtë hapën diskutime për reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit, sigurimin e të drejtave themelore dhe transparencën. “Një nga çështjet e këtij…

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha sot se “norma 5% që u përcaktua në ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme mban pikërisht parasysh faktin dhe të armotizimit të banesave”. Duke iu përgjigjur interesit të biznesit për këtë ligj në takimin me komunitetin e biznesit mbi Paketën Fiskale dhe politikën e Paqes Fiskale, Malaj tha se “në një përllogaritje që ka bërë Ministria e Financave norma efektive e rivlerësimit që të gjithë individët do të paguajnë për pasuritë e tyre, po marr një banesë 10 vjeçare, norma e rivlerësimit do të jetë tek 2.4%. Nëse do të marrim një banesë,…

Read More