Author: tirana

Po mbahet këtë të premte në Gjykatën e Tiranës, seanca ndaj 22 personave të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë, në një aksion antidrogë. Në gjykatë kanë dalë të arrestuarit: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha e cila po ndjek nga afër seancën, bën me dije se ky grup është futur në kurth nga…

Read More

Në fjalimin e saj vjetor para deputetëve, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova bëri thirrje për një konsensus kombëtar për integrimin evropian. “Duhet unitet rreth qëllimeve strategjike të vendit. Integrimi evropian nuk është vetëm një proces administrativ, por një sfidë politike që kërkon ndryshime kushtetuese dhe garanci të qarta nga Bashkimi Evropian dhe Bullgaria. Pa garanci të qarta nga BE-ja dhe Bullgaria dhe pa mekanizma mbrojtës të përshtatshëm, me një ndryshim tjetër kushtetues rrezikojmë të dalim nga ky proces të zhveshur nga sovraniteti kombëtar dhe pa një identitet kombëtar e kulturor”, tha Gordana Siljanovska-Davkova. Presidentja Davkova kujtoi se negociatat me BE-në fillojnë dhe…

Read More

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka përcaktuar rregullat e reja dhe kriteret për dhënien e shtetësisë shqiptare për personat që ndihmojnë në evidentimin e kontributit me interes kombëtar në fushën e artit, kulturës dhe sportit. Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi i firmosur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili detajon se si do të vlerësohen kërkesat e të huajve që duan të pajisen me pasaportën shqiptare përmes meritave të veçanta. Sipas udhëzimit, përveç kritereve të përgjithshme, aplikuesit në programet e veçanta të shtetësisë me interes në fushën e artit, kulturës dhe sportit, duhet të…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me qytetarët dhe simpatizantët në Manëz. Ai foli për zgjedhjet, mbrojtjen e botës, ndërsa sulmoi ish-kryetarin e PD, Lulzim Bashën, duke thënë që ‘në vend që të merrej me mbrojtjen e votës, u mor me mua’. “Tani duhet të nisim betejën për mbrojtjen e votës. Beteja të padrejta nuk mund të bësh, zgjedhjet janë sa kombëtare dhe aq ndërkombëtare. Ish-kryetari në vend që të merrej me grabitjen e votës, u mor me mua, me partinë. Sepse ishte në marrëveshje me të. Harroi çfarë bëri qeveria. Pastaj filloi periudha kalavare…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi Batalionin III të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në Burrel, ku në vitin 2026 do të nisë puna për ngritjen e qendrës së re operacionale. Në takim me ushtarakët e këtij batalioni, Vengu shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre, duke i cilësuar “një vlerë e shtuar për zonën dhe një element kyç i sigurisë për komunitetin”. Duke u ndalur te ngritja e qendrës së re operacionale, Vengu theksoi se ajo do të shërbejëpër përgatitjen dhe trajnimin e efektivëve, si dhe për forcimin e mbështetjes në emergjencat civile të zonës. Reparti i ri në Mollzë,…

Read More

Policia ka vënë në pranga 30-vjeçarin për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, ku humbi jetën shtetasi 16-vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Read More

Grindja diplomatike mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është rindezur nga një postim i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në orët e para të së premtes. Në postimin e tij në Twitter, Zelensky tha se kishte një marrëveshje për t’u takuar me Donald Trump në “të ardhmen e afërt”, duke shtuar se “shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”. “Rustem Umerov më informoi për kontaktet e tij të fundit me palën amerikane. Nuk do humbasim asnjë ditë. Ramë dakord për një takim në nivelin më të lartë – me Presidentin Trump në të ardhmen e afërt.…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjes. Një makinë dhe një motor janë përplasur në unazën e qytetit, pranë kryqëzimit të Fabrikës së Miellit. Raportohet se nga përplasja drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rënda. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Siç duket edhe nga pamjet, aksidenti ka qenë shumë i rëndë. Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Read More

Deputeti socialist, Erion Braçe ka bërë një apel për prindërit që shprehen skeptikë për vaksinimin e fëmijëve, duke iu referuar teorive që qarkullojnë se mund të shkaktojnë probleme. Ai ka ndarë rastet e dy fëmijëve në pedriatrinë e QSUT, prej ditësh në gjendje të vështirë, njëri prej të cilëve ka rezultuar me fruth. Ajo që është shqetësuese, thotë deputeti, fëmijës që ka rezultuar me fruth, edhe pse është tre vjeç, i është ndërprerë vaksinimi. që në muajin e gjashtë. Sipas tij, ky nuk është një rast i izoluar por më i gjerë dhe vjen nga hipotezat që shpesh artikulohen nëpër…

Read More

Rritja e fluksit të emigrantëve gjatë kësaj periudhe ka sjellë edhe një shtim të ndjeshëm të trafikut në rrugët e qytetit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në oraret e pikut. Shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Kukës ka bërë të ditur se, për të përballuar situatën, janë shtuar forcat e policisë në të gjitha kryqëzimet problematike të qytetit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe shmangien e bllokimeve. “Është hartuar një plan masash ku janëe shtuar forcat e policisë në të gjitha kryqëzimet për rregullimin e trafikut”, tha Dritan Karaj, Shef i Sektorit të Policisë Rrugore, Kukës.…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e Krishtlindjes, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë pas një loje futbolli në një kalçeto në Novoselë të Vlorës, pasi kishte marrë një goditje me top në kraharor. 42-vjeçari jetonte dhe punonte në Gjermani dhe kishte ardhur për festat e fundvitit në vendlindje. “Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin…

Read More

Qarku i Korçës është zgjuar nga reshjet e dëborës. Në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, autoritetet rrugore kanë ndërhyrë menjëherë me borëpastruese dhe hedhje kripe për të mbajtur të hapur qarkullimin. Deri më tani nuk ka akse të bllokuara dhe qarkullimi zhvillohet normalisht në të gjitha rrugët kryesore të qarkut. Deri tani nuk raportohen vështirësi për automjetet. Ndërkohë, po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike.

Read More