Author: tirana

Në kuadër të kontrolleve për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë sekuestruar 179 copë fishekzjarre. Kontrolli u ushtrua në një subjekt tregtar me aktivitet ushqimor në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës, ku u konstatua se lëndët piroteknike mbaheshin për tregtim në shkelje të ligjit. Si pasojë, pronarja e subjektit, shtetasja D. K., 31 vjeçe, banues në Vlorë, është proceduar penalistisht. Lëndët piroteknike janë sekuestruar si provë materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të…

Read More

Pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë paraqitur tre aplikime të reja për ndërtimin e impianteve fotovoltaike, të cilat parashikohen të zhvillohen pa përfituar nga skemat mbështetëse të shtetit dhe jashtë procedurave koncesionare. Një nga aplikimet është paraqitur nga shoqëria “I&N ENERGY”, e cila planifikon ndërtimin e një impianti diellor me kapacitet të instaluar 25 MW në zonën e Darëzezës, në Fier. Po ashtu, shoqëria “PARK SOL ENERGY” ka aplikuar për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet 50 MW në Sarandë. Aplikimi i tretë është depozituar nga shoqëria “HD SOLAR”, e cila synon realizimin e një centrali diellor me…

Read More

Vitet e fundit, Durrësi është një nga destinacionet kryesore për festat e fundvitit. Operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese shprehen se këtë vit ka pasur interes më të lartë për të kaluar natën e ndërrimit të viteve në qytetin bregdetar. Kërkesat kanë nisur herët dhe në pjesën më të madhe vijnë nga turistë të huaj, të cilët po e zgjedhin gjithnjë e më shpesh Shqipërinë për festat e fundvitit. “Pjesa më e madhe e kërkesave ka qenë nga shtetas të huaj dhe ka nisur që në fillim të shtatorit. Nga viti në vit kërkesa e të huajve për të festuar në…

Read More

Takimet e Ervin Salianjit me demokratët kanë trembur Sali Berishën, i cili po u bën thirrje që të mos marrin pjesë në foltoret e ish-deputetit. Pas akuzave për lidhjet me Suel Çelën, kësaj radhe zyrtarët e Partisë Demokratike e akuzojnë Salianjin se takimin e sotëm në Shkodër ia organizon Benet Beci me falangat e tij. Në një mesazh dërguar demokratëve të PD në Shkodër, të cilin Report Tv e siguron, demokratëve u thuhet se ky është takim me një axhendë tërësisht private. “Sot, duke spekuluar në emër të PD-së, po tentohet të organizohet një takim me një axhendë tërësisht private, pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky takim organizohet nga Benet Beci dhe falanga e tij dhe, për më keq, me mbështetjen edhe të elementëve kriminalë.…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Morinës është regjistruar një fluks i lartë lëvizjesh. Sipas të dhënave zyrtare nga Policia Kufitare dhe Migracioni Morinë, në hyrje të territorit shqiptar janë regjistruar 10 mijë e 684 shtetas, të cilët kanë kaluar kufirin me 4 mijë e 472 automjete, raportojnë mediet. Ndërkohë, fluksi më i madh është shënuar në dalje. Përgjatë 24 orëve të fundit, nga Shqipëria kanë dalë 12 mijë e 601 shtetas, me 4 mijë e 976 automjete, çka tregon një lëvizje më të theksuar drejt Kosovës. Autoritetet bëjnë me dije se në pikën kufitare të Morinës…

Read More

Një 44-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë, pasi dyshohet se ka kryer ndërhyrje në monumentin e kulturës ‘Ura e Vashës’ në Klos. Po ashtu, shtetasi me iniciale M.S., ka ndërtuar pa leje një objekt pranë urës. Njoftimi i policisë: Kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e Vashës” dhe ndërtoi pa leje një objekt pranë saj, arrestohet 44-vjeçari. Në vijim të punës dhe kontrolleve të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos. Ky shtetas dyshohet…

Read More

New York-u është goditur nga stuhia e fuqishme dimërore Devin ndërsa parashikohen reshjet më të mëdha të dëborës në mbi tre vjet. Stuhia e fuqishme e dëborës pas Krishtlindjes po përfshin mbarë verilindjen e ShBA-së, duke sjellë kaos në transport. Udhëtimet ajrore po marrin një goditje të madhe, ku mbi 1,500 fluturime u anuluan deri të premten. Guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme përpara stuhisë. Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi ​​paralajmërime për stuhinë e cila pritet “të shkaktojë kushte të rrezikshme udhëtimi”. Në disa zona do të bjerë deri në 20 cm dëborë. Mot i keq…

Read More

Trafiku në Unazën e Elbasanit nuk është diçka e rrallë tashmë. Radhë mjetesh disa kilometra jemi mësuar t’i shohim çdo fundjavë teksa qytetarët u drejtohen zonave turistike, kryesisht juglindjes për të pushuar. Ndërsa në prag të festave Elbasani është thuajse i pakalueshëm në te gjitha hyrjet e daljet e tij. Kthimi i emigrantëve, lëvizjet për festa, por edhe shtimi i numri të mjeteve e bëjnë situatën kaotike. Në mungesë të rrugëve të përshtatshme për të përballuar fluksin e mjeteve, mungesa e ByPassit në rastin e Elbasanit, mungesa e rrugëve dytësore për fshatrat bëjnë që gjithnjë e më shumë qytetet të…

Read More

Tajlanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm, kështu kanë deklaruar ministrat e mbrojtjes të të dy vendeve në një deklaratë të përbashkët. Siç shkruan BBC, të dyja palët kanë rënë dakord të ngrijnë vijat e frontit aty ku ndodhen aktualisht dhe t’u lejojnë civilëve që jetojnë në zonat kufitare të kthehen në shtëpi, duke ndalur gati tre javë përleshje intensive ku dhjetëra persona janë vrarë dhe gati një milion janë zhvendosur. Armëpushimi hyri në fuqi në mesditë sipas orës lokale të shtunën. Në deklaratë thuhet se pasi armëpushimi të ketë qenë në fuqi për 72 orë, 18…

Read More

Demokrati Ervin Salianji do të ndalë sot foltoren e tij të takimeve në Shkodër. Ishte vetë ish-deputeti që njoftoi përmes një njoftimi në rrjetet sociale takimin me demokratë, në orën 18:00. Por nuk vonoi shumë kur kryetari i PD-së, Sali Berisha njoftoi një takim në Korçë, po në të njëjtin orar me takimin që do të mbajë Salianji. Rastësi që demokratët bënë ‘xing’ me orarin apo lëvizje strategjike nga ana e Berishës?!

Read More

Në Pagliara dei Marsi, një fshat i lashtë rural në shpatet e malit Girifalco në rajonin Abruzzo të Italisë, macet janë shumë më të shumta se njerëzit. Ato enden nëpër rrugicat e ngushta, hyjnë e dalin nga shtëpitë dhe shtrihen mbi muret që shikojnë nga malet. Mjaullima e tyre është një tingull i vazhdueshëm në qetësinë që ka ardhur pas dekadash rënie të popullsisë. Por që nga marsi, kjo qetësi është thyer nga festime të mëdha për një ngjarje të rrallë: lindja e një fëmije. Siç shkruan The Guardian, Lara Bussi Trabucco është foshnja e parë e lindur në Pagliara dei Marsi…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se sulmet ruse ndaj Ukrainës, me fokus kryesor Kievin, janë ende në vazhdim. Sipas tij, Rusia ka përdorur rreth 500 dronë dhe 40 raketa, duke goditur energjinë dhe infrastrukturën civile të kryeqytetit. Në një postim në rrjetet sociale, Zelenskyy bëri të ditur se ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende një person nën rrënoja, ndërsa në disa zona të Kievit dhe rajonit përreth ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe ngrohjes. Ai theksoi se, ndërkohë që “përfaqësuesit rusë zhvillojnë biseda të gjata me SHBA-në”, sulmet në terren tregojnë se Moska nuk është e interesuar për…

Read More