Author: tirana

Armando Broja luajti titullar në ndeshjen Burnley-Everton, që u mbyll pa gola. Ekipi i sulmuesi shqiptar ishte më këmbëngulës për të gjetur golin, por nga 16 goditjet e realizuara, asnjë nuk gjeti kuadratin e portës. Broja luajti 88 minuta, duke i lënë vendin më pas Flemmingut. Burnley i Armando Brojës renditet në vendin e 19, me 12 pikë.

Read More

Deputetët e PD-së, Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD zhvilluan këtë mbrëmje një protestë në Surrel. Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike “flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit”, ata bënë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës. “Edvin, ke shpërngulur 1.2 milionë shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin. Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare. Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt,…

Read More

Nga takimi me demokratët në Korçë, Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë për deformim të zgjedhjeve dhe shkelje të rënda të votës së lirë. Gjatë turit të “Foltores”, Berisha theksoi se opozita ka dokumentuar, me mijëra prova se zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë qenë të lira e të ndershme, por “farsë elektorale”. “Sot ne vijmë pasi u kemi faktuar shqiptarëve dhe botës, me dokumente, me mijëra, e mijëra dokumente se Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve. Se ai nuk zhvillon zgjedhje, po vetëm farsë elektorale. Dhe kjo, kjo është arritje e jashtëzakonshme”,- tha Berisha. Kreu…

Read More

Ervin Salianji vijon foltoren e tij të takimeve me demokratët, dhe këtë mbrëmje ndodhet në Shkodër. Salla ku po zhvillohet takimi është mbushur me demokratë. Salianji tha gjatë fjalës se PD-ja nuk mund të ndryshojë me figura të konsumuar dhe të vjetra, dhe se selia blu duhet të ndryshojë në mënyrë që të ketë mundësi për të rrëzuar Edi Ramën. Ish-deputeti shtoi se nuk e përjashton dot askush nga PD. ”Shqipëria nuk ndryshon nëse Partia Demokratike nuk ndryshon për të rrëzuar Ramën. Politika nuk ndryshon më me figura të konsumuar dhe të vjetra. Nuk ka vetpërjashtim ka përballje dhe ne…

Read More

Al-Nassr vijon formën fantastike këtë sezon në kampionatin saudit, duke regjistruar fitoren e 10-të radhazi në po kaq javë. Cristiano Ronaldo hapi rezultatin në minutën e 30-të, duke shfrytëzuar një situatë brenda zonës dhe duke vendosur skuadrën në avantazh. Në fund të pjesës së parë, CR7 shënoi një gol të mrekullueshëm pas një asistimi perfekt nga Marcelo Brozovic, duke regjistruar kështu golin e 956-të në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Në minutën e 66-të, Ronaldo shënoi një tjetër gol, i cili u anulua për pozicion jashtë loje, por kjo nuk e ndali skuadrën. Në minutat e fundit, Joao Felix vulosi…

Read More

Ervin Salianji po vijon foltoren e tij të takimeve me demokratët, dhe këtë mbrëmje ndodhet në Shkodër. Takimi në qytetin bastion të demokratëve vjen pas dy aktiviteteve të tjera në Elbasan dhe Durrës. Siç shihet edhe në video, salla është plot me demokratë që mbështesin Salianjin dhe qasjen që ia ka për hapjen dhe ndryshimin e PD-së. Gjatë fjalës së tij Salianji reagoi ndaj mesazheve që PD u kërkoi demokratëve të distancohen duke thënë se takimi i tij është për interesa personale.

Read More

Një aksident rrugor është regjistruar këtë mbrëmje në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, ku një mjet ka përplasur një shtetas që lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, personi në biçikletë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që shtetasi i dëmtuar mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga verifikimet zyrtare të policisë.

Read More

Dritat e fundvitit kanë ndezur Durrësin dhe bashkë me to edhe ritmin e qytetit. Në sheshin para bashkisë, ku muzika dëgjohet deri në rrugicat përreth, turistë dhe qytetarë ndalen, fotografojnë dhe bëhen pjesë e festës që këtë fundvit e ka kthyer Durrësin në një nga destinacionet më të kërkuara në vend.

Read More

Akademia e Pushtetit Vendor, një strukturë e re kombëtare që synon rritjen e kapaciteteve të administratës vendore në kuadër të procesit të integrimit evropian, pritet të nisë funksionimin në muajin janar. Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, thotë se akademia është krijuar për t’u përgjigjur drejtpërdrejt sfidave që do të përballen bashkitë, si në procesin e integrimit, ashtu edhe në menaxhimin e fondeve dhe reformave që prekin pushtetin vendor. “Procesi i integrimit do të sjellë standarde të reja të cilat janë të detyruara për t’u implementuar në pushtetin vendor. Rreth 65% e legjislacionit do të prekë autoritetet lokale dhe bashkitë…

Read More

Prej orës 15:00 u luajtën dy duelet e vlefshme për javën e 17 të Serisë A italiane, ku 3 futbollistë shqiptarë ishin titullarë. Torino e Kristjan Asllanit dhe Ardian Ismajlit u mposht me përmbysje nga Cagliari me shifrat 1-2. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Vlasiç, ndërkohë që Prati dhe Kilicsoy realizuan për miqtë. Ismajli qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit, teksa Asllani u zëvendësua nga Ngonge në minutën e 76-të. Kurse Lecce e Ylber Ramadanit u mposht me rezultatin 0-3 nga Como. Mesfushori i Kombëtares kuqezi e nisi si titullar, teksa u zëvendësua në minutën 93.

Read More

Tajlanda dhe Kamboxhia i dhanë fund javëve të përplasjeve të ashpra kufitare të shtunën me një armëpushim të dytë në muajt e fundit, pas luftimeve më të rënda prej vitesh mes dy vendeve të Azisë Juglindore. Armëpushimi po respektohej, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Tajlandës, Surasant Kongsiri, për Reuters rreth dy orë pasi ai hyri në fuqi në mesditë. “Deri tani nuk ka pasur raportime për të shtëna”, tha ai. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Kamboxhias nuk raportoi për asnjë përplasje pas asaj që tha se ishte një sulm ajror tajlandez herët të shtunën, përpara njoftimit të…

Read More

Kangjellat rrethuese në Anfield u thyen kur dy fëmijët e të ndjerit Diogo Jota dolën në fushë së bashku me lojtarët e të dyja ekipeve. Kanë kaluar disa muaj që kur Diogo Jota humbi jetën në një aksident me makinë në Spanjë, së bashku me vëllain e tij Andre Silva. Liverpool dhe Wolves u përballën ditën e shtunë në Premier League dhe natyrisht, emocionet ishin shumë të mëdha për të dyja ekipet. Dy djemtë e Diogo Jota-s hynë në fushë duke mbajtur maskotat e ekipit, në një gjest simbolik dhe thellësisht prekës në nder të sulmuesit të ndjerë portugez. Stadiumi…

Read More