Mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosjes patën arsye të forta për të festuar mbrëmjen e kësaj të diele, me këngë e valle popullore dhe fishekzjarrë. Numërimi i votave që iu afrua fundit brenda pak më shumë se 3 orësh pas mbylljes së kutive të votimit, nxori partinë e Albin Kurtit fituese të padiskutueshme të zgjedhjeve me gati 50% të votave. Mbështetja për Vetëvendosjen është më shumë se 2 herë më e lartë se Partia Demokratike e Kosovës që ka siguruar mbi 21%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me gati 14% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.7%. Jashtë Kuvendit…
Author: tirana
E hëna do të jetë dita më e ftohtë e javës, me kthjellime në paradite dhe vranësira në orët e pasdites e mbrëmjes. Temperaturat do të bien ndjeshëm, nga -6°C deri në 12°C. Era do të fryjë verilindore mbi 35 km/h, me dallgëzim të ulët në brigje.
Kryeministri Edi Rama foli gjatë podkastit të tij “Flasim” lidhur me hetimin e SPAK ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe drejtueses së këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj. Rama tha se drejtuesja e AKSHI-t ndodhet aktualisht në një masë sigurie për një akuzë të rëndë, ndërsa theksoi se lidhur me të duhet të pritet të dalë e vërteta vetëm nga drejtësia dhe nga askush tjetër. “AKSHI përballet sot me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanaj, që udhëhoqi jetësimin e vizionit tonë qeverisës për transformimin digjital të qeverisë, me dije, me vullnet e përkushtim të…
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para gazetarëve. Ndërkohë më herët ka votuar edhe Kandidat i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj.
Kosova mban këtë të diel zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas një viti pa qeveri. Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare në vend këtë vit dhe të katërtat në total, pasi vendi u përball me një krizë kushtetuese për shkak se asnjëra prej partive politike nuk arriti dot shumicën e nevojshme për të qeverisur vendin. Ndërkohë mbi 19 mijë qytetarë të Kosovës në 29 përfaqësi diplomatike në vende të ndryshme të botës votuan të shtunë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se për votimin me postë janë regjistruar mbi 77 mijë qytetarë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Gazetarja Anduela Ndreu thotë se politika shqiptare do të tronditet. ”Fakti që këtu kanë ardhur zyrtarët e FBI-së dhe DEA-s amerikane po trondit dhe do të trondisë politikën në Shqipëri”, tha Ndreu. Për të protestat janë një mekanizëm shumë i mirë që i shërben demokracisë, por nuk rrëzohet qeveria me to. ”Protestat janë një mekanizëm shumë i mirë që i shërben demokracisë, i shërben vendit, por nuk e rrëzojnë qeverinë”.
Një nga situatat më të forta në këtë ”Big Brother Albania Vip 5” ishte shpërthimi i Ilrit pas një situate shaka të bërë nga Juxhini. Me këtë ngjarje u hap edhe ky Prime i kësaj të shtune. liri: Të tallesh me një burrë 55-vjeç, turp të qoftë. Angelo: Nuk ma merrte mendja se mund të agravonte deri në këtë pikë. Juxhin: Unë e nisa për shaka, nuk e dija që do merrte këto përmasa. Unë i kërkova falje, shpresoj të më ketë falur. I vetmi peng është se unë e prisja një më fal më mbrapsht, nga Iliri, për reagimin.…
Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të automjeteve në akset rrugore që përshkojnë qarkun e Lezhës. Mbrëmjen e kësaj të shtune është krijuar trafik i rënduar në superstradën Lezhë–Milot, e ne disa raste kaos total në qarkullim. Policia Rrugore ka shtuar prezencën në terren, duke u vendosur në disa pika kyçe, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e mjeteve.
Lazio barazon 1-1 ndaj Udineses në ndeshjen e luajtur në Friuli. Pavarësisht rasteve në pjesën e parë, mungoi goli. Sfida u zhbllokua në minutën e 80-të, me Vecinon që dërgoi në festë tifozërinë mysafire. Udine realizoi në fund me Davied, i cili shënoi dhe i dhuroi 1 pikë ekipit. Lazio është në vendin e tetë. Udinese është në vendin e 10-të.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Kanada për bisedime në rrugën drejt një takimi me Presidentin amerikan, Donald Trump, disa orë pasi Rusia bombardoi Kyiv-in me dronë dhe raketa, në sulmin e fundit mbi kryeqytetin. Rusia gjithashtu pretendoi të kishte arritur fitore të reja në terren, duke marrë nën kontroll dy qytete në lindje të Ukrainës, Myrnograd dhe Guliaipole. Zelensky deklaroi se sulmet ruse tregojnë se Moska nuk ka ndërmend të ndalojë pushtimin, i cili ka nisur në shkurt 2022 dhe ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima. Para takimit të planifikuar me Trump në Florida të dielën, Zelensky takoi në…
Po vijon puna për riparimin e defektit në linjën 1000 e cila furnizon qytetin e Vlorës. Punonjësit e ujësjellësit të Vlorës po punojnë edhe përgjatë mbrëmjes për të vënë në punë linjën kryesore të qytetit. Është gjetur për momentin një zgjidhje provizore, e cila nuk është e përhershme: po bëhet zëvendësimi i pjesës së dëmtuar. Duhet investim për zgjidhje afatgjatë. Pas festive të fundvitit pritet të ketë një tjetër ndërhyrje. Qyteti me ujë pritet të furnizohet gjatë të dielës.
Shtëpia më e famshme në Shqipëri, ”Big Brother Albania Vip 5” ka hapur dyert. Plot 18 banorë janë futur në shtëpi dhe tashmë janë në garë për të fituar Çmimin e Madh, duke nisur një rrugëtim që pritet të jetë i mbushur me emocione, sfida dhe përballje. Shpërthimi i Ilirit Pse u ndezën gjakrat në shtëpi? Miri-Selin, çfarë po ndodh mes tyre? Kush do të jetë i eliminuari i parë?