Author: tirana

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, komentoi situatën aktuale në bashkinë më të madhe në vend, ku kryetari Erion Veliaj ndodhet në paraburgim dhe nuk mund të marrë pjesë fizikisht në punët e përditshme të qytetit. Gjatë intervistës në emisionin “Tema e Ditës” nga Arbër Hitja në RTSH, Ristani theksoi se situata sigurisht që ndikon, por shërbimet e bashkisë nuk janë ndërprerë dhe nuk mund të ndalen në asnjë moment. “Performanca e bashkisë ka qenë në ato standarde që ka qenë në të gjithë këto vite. Dua të jem shumë e sinqertë unë mendoj që jo vetëm në…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka lajmëruar një plan me masat që do të merren për garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve. Konkretisht masat konsistojnë në: shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale, vendosjen e pikave fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të qytetit, intensifikimin e masave për monitorimin e qarkullimit rrugor dhe kryerjen e kontrolleve të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve që posedojnë apo shesin lëndë piroteknike Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit…

Read More

Iranianët shprehën zemërim në rritje ndaj regjimit në pushtet të vendit, ndërsa shitësit në Teheran mbyllën dyqanet e tyre në shenjë proteste kundër krizës ekonomike të vendit, me raportime për përleshje dhe gaz lotsjellës që u përdor për të shpërndarë demonstruesit. Pati përçarje të gjera në tregun e madh historik të kryeqytetit, me tregtarët që mbyllën bizneset e tyre për shkak të çmimeve në rritje dhe një valute në rënie. Turma të nervozuara u mblodhën për të demonstruar për rënien e rialit dhe përkeqësimin e kushteve ekonomike. Imazhet treguan tregtarë që dilnin në rrugët përreth tregut në atë që u…

Read More

Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar pas mesnate. Rregullimi i tubit u përfundua rreth orës 4:00 të mëngjesit, moment kur nisi edhe furnizimi i depove të qytetit. Aktualisht, një pjesë e qytetit të Vlorës po furnizohet me ujë, ndërsa zonat e tjera pritet të marrin furnizim gradualisht gjatë orëve në vijim. Megjithatë, furnizimi nuk po realizohet me kapacitet të plotë, pasi pajisja e re e montuar po i nënshtrohet fazës së testimit për të garantuar funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit.

Read More

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Mot parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës. Reshje të dobëta e lokale shiu në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës. Në relievet malore verilindje – lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka uruar kryeministrin Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Teksa vlerësoi zhvillimin e qetë të procesit zgjedhore, Spiropali shprehu përgëzimet për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe fushatën elektorale të zhvilluar nga e gjithë klasa politike. Ministrja Spiropali thekson se rruga e Kosovës dhe Shqipërisë është së bashku drejt të ardhmes europiane. “Urime popullit të Kosovës për zgjedhjet e zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare, një shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë. Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e…

Read More

Ditët e fundit të këtij viti kanë sjellë një lajm të zi për sportin e Basketbollit dhe Dinamos, pasi ish-basketbollisti Enea Andrea ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur dhe parakohshme, në moshën 54-vjeçare. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një palestër sportive gjatë orarit që ai ushtrohej, por që këtë gjerë shkoi për të mos u kthyer më. Rreth 7 vite më pare ai kaloi një problem me zemrën pas të cilit u rikthye në formën optimale fizike dhe që prej asaj periudhe ushtrohej çdo ditë. Një lajm i hidhur për sportin e Basketbollit dhe median shqiptare ku ai…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi sot se të rinjtë dhe Diaspora nuk janë përfaqësuar sa duhet në forumet e partisë. Gjatë një takimi me departamentin e Brain Gain ku u prezantua edhe drejtuesi i ri Ted Kopliku, Berisha deklaroi se përgjigjja ndaj përfaqësimit të të rinjve duhet rregulluar sa më parë. “Dhe këta djem dhe vajza, nuk morën vendet që meritonin në forumet e kësaj partie. Nuk gjetën hapësirat që meritonin në zhvillimet e mëpasme. Këtu duhet të pranojmë, PD ka një problem themelor ndaj këtij departamenti, por edhe ndaj diasporës, të cilit duhet t’i japë përgjigje sa…

Read More

Kompania turke Turkish Airlines do të nisë fluturimet direkte drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe anasjelltas. Në faqen zyrtare të kompanisë njoftohet se fluturimet direkte drejt Tiranës do të nisin më 10 janar, por prenotimet mund të realizohen vetëm pas datës 23 janar. Biletat variojnë nga 51 deri në 58 euro për një drejtim. Ky vendim i kompanisë turke vjen pas shitjes së 49% të aksioneve që ajo zotëronte në kompaninë shqiptare të fluturimeve Air Albania. Pas shitjes së aksioneve, kompania turke anuloi edhe shitjen e biletave tranzit përmes Air Albania, duke detyruar qytetarët që kishin bileta të tilla të…

Read More

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka uruar Albin Kurtin për fitoren e tij nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë. Përmes një postimi në rrjete sociale, President Begaj shpreh urimin që këyo zgjedhje të shndërrohen në përgjegjësi institucionale dhe drejtimin për një të ardhme evropiane për qytetarët e Kosovës. “Urime Kosovë! Urime Albin Kurti!Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin.Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane“,…

Read More

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njoftoi sot se ka dhënë mbi 260 mijë certifikata pronësie gjatë vitit 2025. Sipas njoftimit të ASHK-së, kjo shifër është 53% më shumë se viti 2024. Të gjithë këto tituj pronësie, përfshijnë apartamente, dyqane, garazhe e ambiente të tjera, të cilat më në fund do të jenë pjesë e qarkullimit civil dhe pronarët e tyre mund t’i shesin, dhurojnë, trashëgojnë apo t’i përdorin si garanci për kredi hipotekore pranë bankave të nivelit të dytë. Sipas Kadastrës, ky proces synon të formalizojë pronësinë mbi ndërtimet e vjetra dhe të përmirësojë sigurinë juridike të qytetarëve mbi banesat e…

Read More