Author: tirana

Në ditën e fundit të vitit 2025, bora ka zbardhur fshatrat e zonave të thella të Kukësit. Reshjet e dëborës kanë përfshirë disa fshatra në njësitë administrative si Gryk-Çajë, Kalis, Bicaj, Topojan, Zapod dhe Shishtavec. Fatmirësisht, bora nuk ka sjellë probleme me bllokimin e rrugëve në këto zona, pasi trashësia e saj ka qenë e vogël dhe e papërfillshme. Megjithatë, temperaturat e ulëta kanë ndikuar ndjeshëm në të gjithë qarkun. Qarku i Kukësit është zgjuar këtë mëngjes i ngrirë, me temperatura që kanë zbritur deri në minus 3 gradë Celsius, ndërsa në zonat e thella malore termometri ka shënuar vlera…

Read More

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mirditë, operacioni policor i koduar “Mekanizmi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.I kërkuar nga autoritetet në Itali, për pjesëmarrje në grup kriminal të akuzuar për 71 vjedhje/tentativa për vjedhje (me armë), në vitin 2023, në banesa në 4 rajone të Italisë, kapet 35-vjeçari. Procedohet penalisht shtetasi që drejtonte automjetin me të cilin lëvizte në Rrëshen, i ndaluari.Sekuestrohet automjeti tip “Benz”. Si rezultat i sigurimit të informacioneve në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për llogari të autoriteteve në Itali, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve, me Interpol Romën, nëpërmjet…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar se që prej ditës së djeshme ka nisur kompensimi për dëmet nga zjarret në periudhën 15 qershor – 15 shtator 2025. Sipas postimit në rrjetet sociale, fondi i vendosur në dispozicion për 10 bashki është 191.5 milionë lekë. Kompensimi ka ardhur pas përfundimit të fazës së vlerësimit dhe verifikimit të plotë të dëmëve. Postimi i plotë: 191.5 milionë lekë të vendosura në dispozicion për 10 bashki Qe nga dje ka nisur kompensimi për dëmet nga zjarret në periudhën 15 Qershor – 15 Shtator 2025, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive, pas…

Read More

Ndërsa bota përgatitet të festojë hyrjen e vitit 2026, disa vende në Paqësor do të jenë të parat që do ta përjetojnë momentin festiv të mesnatës. Ishulli Kiritimati në Kiribati, i vendosur në zonën kohore më përparimtare në botë (ora 11 me orën shqiptare), do të jetë vendi i parë i banuar që do të hyjë në 1 janar 2026, me festa që fillojnë sapo ora të shënojë mesnatën lokale. Pas Kiribati, Chatham Islands të Zelandës së Re do të bëjnë festimet e tyre pak minuta më vonë, falë një zone kohore +13:45 orë. Ndjekin më pas Zelanda e Re,…

Read More

Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mbetet një ritual i lidhur fort me traditën dhe tryezën e bollshme. Menuja klasike përfshin sallata të ndryshme, mishra, gjeli apo pula deti me përshesh, ëmbëlsira tradicionale dhe pije alkoolike e joalkoolike. Megjithatë, përgatitja e kësaj darke në shtëpi kërkon një angazhim financiar gjithnjë e më të ndjeshëm, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në periudhën e fundvitit. Sipas një vlerësimi mesatar të tregut, një familje prej katër anëtarësh shpenzon rreth 19,000–20,000 lekë vetëm për përbërësit kryesorë të darkës festive. Një pjesë…

Read More

Në fund të muajit nëntor 2025 balanca buxhetore (diferenca mes të ardhurave e shpenzimeve) ishte me suficit 49,1 miliardë lekë rreth 500 milionë euro, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Kjo shumë ishte me e lartë se plani në buxhetin fillestar që parashikonte deficit prej -23,1 miliardë lekësh ose -230 milionë euro. Në vend që suficiti të reduktohej në përputhje me ligjin e buxhetit, u zgjerua me tej nëntor, duke devijuar jo vetëm nga plani, por duke u bërë shkak për keq-menaxhim financiar. Ministria e Financave pret të shpenzojë në dhjetor të gjithë tepricën buxhetore prej 49 miliardë lekësh…

Read More

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Mot parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës. Në relievet malore verilindje – lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.…

Read More

Një tjetër pikë e rëndësishme në konferencën vjetore të kreut të qeverisë ishte edhe turizmi, i cili sipas Edi Ramës ka shënuar një rritje prej 7% të numrit të vizitorëve të huaj, krahasuar me vitin 2024. Ai theksoi se të ardhurat nga turizmi gjatë 9-mujorit të parë të vitit arrijnë rreth 4.4 miliardë euro, duke reflektuar performancë të konsiderueshme ekonomike. “Te turizmi kemi një hop tjetër domethënës, krahasimisht me vitin 2024, ku shënohet një rritje që i afrohet 7% që është një rritje domethënëse përsa i përket numrit të vizitorëve të huaj flas, nuk flasim për pasaportat shqiptare. Të ardhurat…

Read More

Facebook ka reaguar me vonesë ndaj postimeve që lavdëronin një sulm terrorist në Bondi Beach të Sidneit dhe që promovonin Shtetin Islamik (ISIS), sipas Community Security Trust (CST), një organizatë ndërkombëtare kundër urrejtjes. Sipas CST, disa postime që festonin vrasjen e hebrenjve gjatë sulmit të 14 dhjetorit vazhdonin të ishin aktive edhe dy ditë pas ngjarjes, duke marrë pëlqime dhe shpërndarje në rrjetin social. Disa prej llogarive që shpërndanë përmbajtjen dyshohet se janë të bazuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë raportuar tek autoritetet kundër terrorizmit. Sulmi në Bondi Beach ndodhi gjatë festimeve të Hanukës dhe la të paktën 15…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit, u pyet edhe për Aeroportin e Vlorës, i cili ka mbetur “peng” i konfliktit mes aksionerëve. Sipas kryeministrit, puna ka vazhduar për aeroportin pavarësisht konfliktit mes aksionerëve në kompaninë që po e ndërton. Ai tha se fjala për ta hapur sa më shpejt aeroportin nuk u mbajt, ndërsa shtoi se shpreson që të respektohet kontrata. “Për fat të keq ka pasur një konflikt brenda kompanisë, mes aksionerëve që kanë arsye dhe dinamikat e tyre. Por puna ka vazhduar dhe ne dëshirojmë shumë që të respektohet kontrata. Dëshiroja shumë që të respektohej fjala, sipas…

Read More

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama theksoi se ky vit ka qenë veçanërisht i suksesshëm për proceset në fushën e pronës, duke përmendur përmbylljen e 100% të skanimit të dokumentacionit dhe përparimin e digjitalizimit të 80% të kartelave të pronësisë. Rama paralajmëroi se deri në vitin 2026 do të përfundojë digjitalizimi i plotë i 4 milionë kartelave, duke krijuar një kadastër digjitale me shërbime më të shpejta dhe më cilësore, ndërsa regjistrimi fillestar i pronave pritet të përfundojë brenda qershorit të 2026-ës. “Deri në 2029-ën me qeverinë e PS me 83 mandate në Parlament! Sa i takon çështjes së…

Read More