Author: tirana

Euro e mbyll vitin 2025 me një rritje të lehtë ndaj lekut, duke u këmbyer në ditën e fundit të dhjetorit në nivelin e 96.77 lekëve, sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Krahasuar me ditët e fundit të vitit, monedha europiane shënon një forcim modest, por ky zhvillim nuk mjafton për të përmbysur prirjen dominuese të gjithë vitit, gjatë të cilit euro ka qenë nën presion të vazhdueshëm zhvlerësues. Gjatë 2025-s, euro ka reflektuar një dobësim të ndjeshëm në raport me lekun, i nxitur nga një kombinim faktorësh strukturorë dhe sezonalë. Flukset e larta valutore nga turizmi,…

Read More

Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari në kërkim, i cili dyshohet të ketë ndihmuar një shtetase për të kaluar kufirin ilegalisht nga Shqipëria në Greqi. Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, është kapur nga shërbimet e Kufirit të Gjelbërt në PKK Kapshticë, në fshatin Ponçar, Devoll, një 41-vjeçar që po tentonte të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar përzemërsisht shqiptarët për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e familjes, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë qytetare. Në mesazhin e tij, Presidenti vë në dukje arritjet e Shqipërisë gjatë vitit 2025 në forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe hapat drejt Bashkimit Evropian, ndërsa nënvizon nevojën për përpjekje të përbashkët për një standard evropian në jetën e çdo familjeje shqiptare. “Të inkurajuar nga sukseset dhe të përulur nga mosarritjet, viti 2026 duhet të jetë viti i një përpjekjeje të përbashkët për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në…

Read More

Kjo është atmosfera në çdo fundvit në çdo qytet të Shqipërisë.  Fishekzjarrët festive sjellin atmosferë por bashkë me to edhe rreziqe. Nuk mungojnë në çdo ndërrim vitesh incidente të cilat cenojnë shëndetin e personave që i përdorin por janë burim zjarresh në banesa dhe biznese. Që të shmangen incidente të tilla këto lëndë duhet të përdoren sipas protokolleve të caktuara. “Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç. Të përdoren kategori të lejuara sepse ato të mëdhatë janë të rrezikshme si për zhurmat dhe për kimikatet. Të përdoren në ambiente të hapura jo në banesa se shkaktojnë djegie tendash, kemi pasur…

Read More

Mes një spektakli fishekzjarresh, qytetarët në Zelandën e Re pritën Vitin e Ri 2026. Zelanda e Re është shteti i dytë në botë që pret Vitin e Ri, pas Atoli Kiritimati, i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjeve, ndërsa mbizotëroi për disa minuta atmosfera që karakterizon ndërrimin e viteve. Zelanda e Re me kryeqyet Auckland e ka pritur vitin 2026 në orën 12:00 me atë shqiptare. Siç është edhe traditë, viti i ri është pritur me një spektakël fishekzjarresh, mes atmosferës së bukur dhe urimeve për një vit të mbarë.

Read More

Është publikuar vendimi për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve. Me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme: a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë urban, pension pleqërie si nënë me shumë…

Read More

Lëvizte i dehur dhe i armatosur me kallashnikov, kërcënonte qytetarët, thyente xhamat e automjeteve dhe të një lokali, falë ndërhyrjes profesionale të shërbimeve policore, u neutralizua dhe u vu në pranga 28-vjeçari, Adrian Gjoka. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së informacionit se një shtetas i armatosur lëvizte me armë zjarri automatike në dorë, kërcënonte qytetarë dhe dëmtonte prona në zonë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Reagimi”. Shërbimet e Policisë, në kuadër të këtij operacioni, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Gj., 28 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas, në gjendje të dehur, lëvizte…

Read More

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka zgjatur edhe me 3 muaj afatet hetimore për dosjen “Bankers”. Sipas organit të akuzës, kërkesa bazohet në kryerjen e veprimeve të tjera hetimore shtesë për shkak të kompleksitetit të çështjes. Kërkesa u bë në gjykatë nga prokuroret Enkeleda Millonai dhe Anita Jella dhe u miratua nga gjyqtari Erion Çela. I vetmi që ndodhet në masën “arrest në burg” për këtë çështje është CEO kinez i kompanisë, Hongping Xiao, ndërsa të gjithë të pandehurit e tjerë janë në masa më të buta sigurie, si arresti i shtëpisë. Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta Bantatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në…

Read More

3 persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë proceduar penalisht pas operacioneve kundër lëndëve piroteknike në Tiranë. Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që mbahej/shitej në 7 raste, në markete, në automjete ose në rrugë, duke cenuar kriteret. Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 9. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera që po kryhen gjatë këtyre ditëve, në kuadër të planit operacional “Fireëorks”, në subjekte/ndaj shtetasve që shesin pa autorizim, lëndë piroteknike, veprimtari e cila rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe qetësinë publike, shërbimet e Policisë së Tiranës evidentuan 7 raste të tjera të kësaj paligjshmërie. Konkretisht: -specialistët për Hetimin…

Read More

Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për pronat e tyre nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Lajmin e mirë e ka dhënë Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari përmes një video-mesazhi. Lamallari shpjegon se fondi prej rreth 1.4 miliardë lekë do të shkojë në llogaritë bankare të pronarëve sot dhe në ditët e ardhshme. Ky kompensim është pjesa e mbetur prej 30% që ju takonte subjekteve për t’u shlyer plotësisht si pronarë. Ministri i Drejtësisë thekson mes të tjerash se i ka kërkuar ATP-së “të ecë sa më shpejt me këtë proces, me transparencë dhe në respekt rigoroz të…

Read More

Nga Kiribati në Samoa, kalimi global nga viti 2025 në vitin 2026 do të zgjasë 26 orë, jo 24. Mesnata, që do të shënojë fillimin e vitit 2026, do të fillojë si zakonisht nga Kiritimati ose Ishulli i Krishtlindjeve (i quajtur kështu sepse u zbulua nga kapiten Cook më 25 dhjetor 1777), në oqeanin Paqësor, ndryshe ishulli më lindor i banuar. Kiritimati, i cili është pjesë e Kiribatit dhe, në përgjithësi, e Sporadeve Ekuatoriale, del nga oqeani në lindje të arkipelagut të Kiribatit dhe dy zona kohore në lindje të vijës që shënon ndryshimin global të datës, 13 zona kohore përpara Evropës. Ishulli i Krishtlindjeve e filloi festën dje. Dhe madje edhe Sidnej, i…

Read More

Për vitin e ri, në shumë tradita, ushqimet që konsumohet gjatë natës së ndërrimit të viteve janë besuar të sjellin fat dhe begati për vitin që po vjen. Ja disa ide për ushqimet fatësjellëse që mund të përgatisni për këtë rast: 12 Kokrrat e Rrushit Në disa tradita, veçanërisht në Spanjë dhe Portugali, konsumimi i 12 kokrrave të rrushit në mesnatë simbolizon 12 muajt e vitit të ardhshëm. Çdo kokërr përfaqëson një muaj dhe besimi është se kjo sjell mbarësi për çdo muaj të vitit që do të vijë. Ushqim në forëm unaze Për mëngjesin e ditës së Vitit të…

Read More