Festimet e ndërrimit të viteve në Sarandë kanë kaluar me jo pak raste plagosjesh nga përdorimi i fishekzjarrëve.Për dy raste sipas bluzave të bardha është dashur ndërhyrja e kirurgut në sallë. 44 vjeçarit Arjan Braho, banor i Sarandës i ka plasur kapsolla duke i dëmtuar tre gishta të dorës së djathtë.E plagosur në dorë me dëmtimin e dy gishtave të dorës së djathtë nga fishekzjarrët ka marrë ndihmën mjekësore në spital edhe 32 vjeçarja Visilda Jakupi. Gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë marrë ndihmë në urgjencën e spitalit të Sarandës 55 raste, kryesisht nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe raste…
Author: tirana
Ka ndërruar jetë Nexhat Daci, akademik dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës njoftoi se Daci vdiq më 1 janar në moshën 81-vjeçare. Akademik Nexhat Daci, kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006. Në periudhën kur udhëhoqi Kuvendin e Kosovës ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas vdekjes së udhëheqësit të LDK-së dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, Daci shërbeu si ushtrues i detyrës së presidentit për rreth një muaj më…
Nga ky fillim-viti hyn në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore, një masë që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për pensionistët në të gjithë vendin. Kjo skemë e re, që nuk ishte aplikuar më parë, është pjesë e angazhimit të qeverisë për të rritur gradualisht pensionin minimal dhe mesatar në vend, duke siguruar mbështetje më të madhe për qytetarët që mbështeten tek të ardhurat nga pensionet. Sipas vendimit, përfituesit do të marrin shtesa mujore të ndryshme sipas kategorive: Pensionet e qytetit: +1.800 lekë/muaj Pensionet urbane të pjesshme: +800 lekë/muaj Pensionet rurale: +1.000 lekë/muaj…
Tirana është “zgjuar” e qetë pas festimeve për natën e ndërrimit të viteve. Si rrallë herë, rrugët e kryeqytetit janë thuajse bosh pa qarkullimin e automjeteve, teksa një pjesë e qytetarëve kanë dalë në sheshin “Skënderbej”, me familjarët e tyre. Në natën e ndërrimit të viteve, amosfera festive në Tiranë u ndez nga performancat e artistëve të njohur, duke i dhuruar publikut një mbrëmje të mes muzikës, dritave dhe fishekzjarreve. Atmosferë festive pati edhe në shumë qytete të tjera të vendit.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot më datë 1 janar 2025 në një lidhje direkt online efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit, duke shprehur mirënjohjen për shërbimin e tyre larg familjeve. “Është kënaqësi e veçantë për mua të jemi së bashku në këto momente për t’ju përshëndetur dhe për t’ju uruar nga zemra gëzuar festat!”, tha presidenti, duke theksuar rëndësinë e pranisë së tyre në misionet ndërkombëtare. Në fjalën e tij përshëndetëse, Begaj u shpreh se shqiptarët me misione jashtë vendit, bëjnë krenare Shqipërinë. “Ju mbani lart flamurin e Shqipërisë dhe ne ndihemi…
Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) ka vlerësuar se Ukraina nuk ka qenë duke synuar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi të fundit me dronë në veri të Rusisë. Sipas zyrtarëve amerikanë, ky vlerësim i është komunikuar presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, nga drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, duke hedhur poshtë pretendimin e bërë nga Kremlini. Pretendimi u bë publik pasi vetë Putin i kishte thënë Trumpit në një bisedë telefonike se Ukraina kishte tentuar të godiste shtëpinë e tij. Trump e kishte përmendur më pas këtë deklaratë para gazetarëve, duke shprehur shqetësim për…
Zohran Mamdani është betuar si kryetar bashkie i qytetit të Nju Jorkut, duke u bërë myslimani i parë dhe personi më i ri në breza që bën betimin në qytetin më të madh të Shteteve të Bashkuara. Mamdani, një demokrat, u betua në një stacion historik metroje në Manhattan menjëherë pas mesnatës të së enjtes, duke vendosur dorën mbi një Kuran ndërsa bënte betimin. “Ky është vërtet nderi dhe privilegji i një jete”, ka thënë Mamdani. Ceremonia, e administruar nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një aleate politike, u zhvillua në stacionin e vjetër të Bashkisë, një…
Një shpërthim i fuqishëm i ndodhur gjatë natës në një lokal të njohur në zonën turistike të Crans-Montana, në Zvicër, ka shkaktuar një tragjedi të rëndë me pasoja të rënda njerëzore. Sipas burimeve policore dhe spitalore, bilanci paraprak flet për rreth 40 persona të vdekur dhe afërsisht 100 të plagosur, shumica me djegie të rënda. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit në lokalin “Le Constellation”, një bar-restorant shumë i frekuentuar nga të rinjtë. Zëdhënësi i Policisë së Kantonit të Valeses, Gaetan Lathion, ka deklaruar se ka pasur një shpërthim, shkaku i të cilit ende nuk dihet, duke shtuar…
Qipro ka marrë Presidencën e Bashkimit Europian për vitin 2026, i cili sapo ka nisur. Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka uruar Qipron për marrjen e Presidencës së BE-së. Ai shprehet se Shqipëria i uron suksese dhe arritje sa më të mëdha Presidencës Qipriote të Bashkimit Europian për gjysmën e parë të vitit 2026, në një moment të rëndësishëm për Europën dhe botën. “Jemi të bindur se Presidenca Qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim të plotë…
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:05 të ditës së sotme, e cila shënon edhe ditën e parë të këtij viti, në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas burimeve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit. Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet janë shkatërruar pjesërisht, ndërsa raportohet se të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulancat, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme, ndërsa qarkullimi në…
As ky fillim vit nuk ka nisur i qetë, pa incidente nga përdorimi i fishekzjarrëve. Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 në rang vendi, janë raportuar 20 persona të lënduar, pa rrezik për jetën. Mes tyre është një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr. 16 raste kanë ndodhur në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë. Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e…
Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale të të ardhurave dhe mbrojtjen e punëmarrësve. Në vitet e fundit, paga minimale ka ndjekur një trend të qëndrueshëm rritjeje, si përgjigje ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe nevojës për forcimin e mirëqenies sociale. Nga 24 mijë lekë në vitin 2017, përmes rritjeve të vazhdueshme ndër vite, paga minimale arrin në 50 mijë lekë në vitin 2026, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme. Nga kjo rritje parashikohet…