Protestat masive në Iran kundër krizës ekonomike po përshkallëzohen, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse demonstruesit paqësorë sulmohen nga forcat iraniane. Trump, në një postim të shkurtër në rrjetin social, shkroi se SHBA-ja është e gatshme të veprojë. “Jemi të gatshëm dhe të mobilizuar për të vepruar”, duke nënkuptuar mundësinë e një ndërhyrjeje në mbrojtje të protestuesve. Përgjigja e Teheranit ishte e menjëhershme. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e cilësoi paralajmërimin si “të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm”, duke shtuar se forcat e armatosura të Iranit janë në gatishmëri dhe “dinë saktësisht ku të…
Author: tirana
Të paktën shtatë shpërthime dhe avionë që fluturonin ulët u dëgjuan rreth orës 02:00, sipas orës lokale, në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, sipas AP. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë fshihej pas shpërthimeve. Qeveria e Venezuelës, Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. “E gjithë toka dridhej. Kjo është e tmerrshme. Dëgjuam shpërthime dhe avionë në distancë”, tha Carmen Hidalgo, një punonjëse zyre 21-vjeçare, me zërin që i dridhej. Televizioni shtetëror i Venezuelës nuk e ndërpreu programin e tij dhe transmetoi një raport mbi muzikën dhe artin venezuelian. Shpërthimet vijnë ndërsa ushtria amerikane ka…
Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri” në Berat ka kaluar për të dytin vit radhazi shifrën simbolike prej mbi 100 mijë vizitorësh. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar këtë një arritje të rëndësishme për turizmin kulturor në vend. Sipas tij, vit pas viti Berati po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, ndërsa Muzeu “Onufri” mbetet një nga pikat më tërheqëse falë trashëgimisë së pasur ikonografike dhe vlerave historike që mbart.
Të paktën dy persona humbën jetën në Meksikë të premten, pasi një tërmet me magnitudë 6.5 ballë goditi pjesën jugperëndimore të vendit herët në mëngjes (ora lokale), duke shkatërruar shumë shtëpi pranë epiqendrës në bregdetin e Paqësorit të Meksikës. Tërmeti u regjistrua në orën 07:58 (ora lokale, 14:58 sipas orës tonë) dhe bëri që shumë banorë në kryeqytet të largoheshin nga shtëpitë e tyre, shumë prej tyre me pizhame. Epiqendra ishte e vendosur pranë San Marcos, në shtetin e Guerrero, rreth 400 kilometra nga kryeqyteti, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), duke vlerësuar thellësinë e tërmetit në 35 kilometra. Dridhja…
Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Në veriperëndim hera-herës në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e stuhive, ndërsa në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore reshjet e borës do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 10m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 17m/sValëzimi në Dete do…
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë gati të ndërhyjnë nëse Irani vret protestues, pasi gjashtë persona vdiqën gjatë protestave për koston e jetesës në vend. “Nëse Irani qëllon dhe vret protestues paqësorë, siç është zakon i tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u vijnë në ndihmë”, tha Trump në një postim në Truth. “Ne jemi gati të ndërhyjmë dhe të gatshëm të veprojmë”, theksoi ai.
Qarkullimi i automjeteve në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e ngricave të krijuara në disa segmente të rrugës, duke sjellë trafik të rënduar dhe lëvizje të ngadaltë të mjeteve Sipas informacioneve nga terreni, temperaturat e ulëta kanë shkaktuar prezencë të akullit, çka ka rritur rrezikun për rrëshqitje dhe bllokime të përkohshme, sidomos në zonat malore dhe kthesat problematike. Në disa raste, mjetet e tonazhit të rëndë kanë hasur vështirësi në kalim. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të jenë të pajisur me…
Reshjet e dendura të dëborës kanë zbardhur edhe zonën e Librazhdit. Aksi nacional Librazhd Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë për shkak të pranisë së akullit në disa zona. Po ashtu, policia rekomandon përdorimin e domave dimërore dhe zinxhirëve edhe në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pasi ka prani akulli. Temperaturat në Steblevë arrijnë në minus 8 gradë C, të shoqëruara me erë të fortë.
Të tmerrshme janë pamjet nga një aksident rrugor që ndodhi sot në mëngjesin e së premtes 2 janar në Atika, në Rrugën Markopoulo, pranë Stadiumit Komunal, ku humbi jetën një shqiptar 23-vjeçar. Sipas informacioneve, makina që drejtonte i riu doli nga rruga, u përplas me një mur betoni të një shtëpie dhe më pas u përmbys. Përplasja ka qenë shumë e fortë, pasi siç duket edhe në foto, muri u thye dhe makina u përmbys. Pesë zjarrfikës që shkuan menjëherë me dy automjete arritën ta nxirrnin nga makina të riun, por ai ishte pa shenja jete. 23-vjeçari u transportua me…
Viti 2025 shënoi përparimin më të madh të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së duke ecur me një ritëm të shpejtë se më parë në procesin e negociatave të anëtarësimit, me hapjen e të gjashtë grup kapitujve të negociatave në pak më shumë se një vit. Në muajin prill u mbajt konferenca e katërt ndërqeveritare. “Sot sigurisht është një ditë shumë e mirë për ne, sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë. Jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit që është shumë ambicioz për të mbyllur të gjitha negociatat brenda…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Lura magjike do të jetë së shpejti e arritshme falë rrugës së re turistike. Ai bëri të ditur se është hedhur shtresa e parë asfaltike në segmentin Peshkopi – Lurë, ndërsa puna po vijon edhe në segmentin Lurë – Rrëshen. Ky investim do të lehtësojë ndjeshëm aksesin dhe do të japë një shtysë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në zonë.
Familjet me fëmijë nën moshën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim nga tatimi mbi të ardhurat, përmes zbritjes së shpenzimeve për rritjen dhe arsimimin e fëmijëve, parashikuar në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Kompensimi nuk jepet si shumë fikse, por përfitohet pas rillogaritjes së tatimit të paguar për vitin 2025, përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA) në mars 2026. Nga të ardhurat bruto vjetore do të zbriten 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim dhe një shpenzim fiks prej 100 mijë lekësh në vit për arsimimin e fëmijëve, sipas kufijve të…