Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën për mediat sot në 3 janar 2026, tha se kryeministri Edi Rama nuk do të pranojë asnjë verdikt, që do të japë drejtësia për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Berisha u shpreh se Rama po bën luftë të hapur kundër drejtësisë. Sipas tij, Rama është një “kufomë politike”, që duhet rrëzuar. “Ne jemi gati të përballemi me Edi Ramën në betejë përfundimtare për betejën e votës së lirë. Të gjitha të dhënat janë se Rama nuk do pranojë verdiktin e drejtësisë për Ballukun, prandaj protestat tona janë të rëndësishme. Protestat janë nën moton ‘Ja…
Author: tirana
Urimin për festat e fundvitit uniformat blu këtë herë e morën ndryshe. një vendim të marrë rreth 10 ditë më parë nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Ilir Proda çdo punonjës ka marrë një shpërblim prej 30 mijë lekësh të reja. Për herë të parë, punonjësit civilë brenda Policisë kanë përfituar një pagesë të plotë shpërblim, ndërsa një page të plotë do të përfitojnë edhe ata punon që kanë kryer shërbime dhe detyra të rëndësisë së veçantë. Për kreun e sindikatës së policëve Sadedin Fishta ky është një hap pozitiv por jo I mjaftueshëm. “E meritojnë shpërblimin sepse kanë orë…
Me buxhetin e vitit 2026 nis zbatimi i masave financiare që synojnë rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e fuqisë blerëse për punonjësit në sektorin publik dhe privat. Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se paga minimale në shkallë vendi do të rritet në 500 euro, masë nga e cila pritet të përfitojnë rreth 308 mijë punonjës në sektorin publik dhe privat që aktualisht paguhen nën këtë nivel. “Po kështu, nga muaji janar nis edhe rritja e pagave për rreth 144 mijë punonjës të administratës publike”, deklaroi Malaj. Rritja e pagave do të përfshijë, përveç administratës publike,…
Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme Ruse, në rastin e Venezuelës është e rëndësishme të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës dhe të gjendet një zgjidhje përmes dialogut.Në të njëjtën kohë, Ministria dënoi sulmet në Karakas dhe zona të tjera dhe deklaroi gatishmërinë e Rusisë për të ndihmuar në dialogun midis palëve ndërluftuese. Përveç kësaj, deklaroi se Rusia qëndron pranë qytetarëve të Venezuelës.
Llixhat e Bënjës, një nga pikat turistike më të vizituara në Përmet i janë nënshtruar një procesi rikualifikimi, që pritet të përfundojë në mars të këtij viti. Punimet që po kryhen synojnë përmirësimin e shërbimeve, peizazhit turistik si dhe për të krijuar një atraksion të zhvillimit të qëndrueshëm. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga punimet që po kryhen në këtë pikë turistike që tërheq mijëra vizitorë vendas e të huaj çdo vit. “Llixhat e Bënjës po ndryshojnë pamje e kushte, për të pritur me temena vizitorët e turistët e shumtë në natyrën e tyre magjepsëse”, shkruan…
Reshjet e shiut dhe moti i paqëndrueshëm kanë sjellë problematika të izoluara në disa bashki të veriut. Situata më problematike raportohet në Bashkinë Shkodër, ku si pasojë e reshjeve është shembur një pjesë e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”. Autoritetet kanë vendosur sinjalistikë dhe kanë bllokuar qarkullimin në këtë aks për të shmangur rrezikun për drejtuesit e mjeteve, ndërsa po punohet për vlerësimin e dëmit dhe normalizimin e lëvizjes. Ndërkohë, borëpastrueset kanë qenë gjatë gjithë natës në punë për mbajtjen e hapur të aksit Qafë Thore–Theth. *Në Bashkinë Malësi e Madhe reshjet kanë…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të shtunën në mëngjes në një postim në rrjetin Truth Social se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë “kapur dhe larguar me aeroplan nga vendi”, pas asaj që ai e përshkroi si sulme ushtarake amerikane në Venezuelë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj,” shkroi Trump. Ai shtoi se në operacion janë përfshirë forca të rendit të SHBA-së, pa dhënë detaje se cilat agjenci apo si është zhvilluar operacioni. Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar…
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar për situatën në vend pas reshjeve të shiut, dëborës dhe temperaturave të ulëta gjatë natës. Sipas ARRSH, reshjet e dëborës kanë pushuar, ndërsa aktualisht vendi është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar, të shoqëruara me rritje të temperaturave. Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren gjatë gjithë natës, duke punuar për pastrimin e rrugëve nga gurët dhe inertet, si dhe për shpërndarjen e kripës në akset ku ka pasur rrezik për ngrica. ARRSH bën me dije se qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore…
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë. Vihen në pranga dy shtetas, njëri prej të cilëve qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konflikti Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali disa persona po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar 2 autorët, konkretisht shtetasit: * A. H., 19 vjeç, banues në Vlorë;* M. A., 25 vjeç, banues në Orikum. Arrestimi i tyre u bë pasi, në…
Reshjet e shiut dhe era kanë sjellë rrëshqitje gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore nacionale në Qarkun Kukës. Sipas raportimeve zyrtare, subjektet kontraktore kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës duke kryer pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, pa penguar qarkullimin. Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohet asnjë problematikë emergjente. Sa i përket energjisë elektrike, pjesa më e madhe e Qarkut Kukës furnizohet normalisht, ndërsa pa energji mbeten: Njësitë administrative Surroj, Topojan, Shishtavec, Zapod, Kolsh dhe fshati Shemri (bashkia Kukës); Nj.Adm. Lekbibaj (bashkia Tropojë); Fshatrat Vlahën, Cahan (Nj.Adm. Qendër…
Sirena sulmesh ajrore dhe shpërthime u dëgjuan në orët e para të së shtunës në kryeqytetin venezuelian , Karakas, me Presidentin Nicolas Maduro që shpalli – në një përgjigje fillestare – vendin në gjendje të jashtëzakonshme. Sipas raportimeve, një nga objektet që është goditur është Kalaja Tiuna në anën jugore të qytetit, kompleksi kryesor ushtarak i Venezuelës, ku ndodhen – ndër të tjera – Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake. Bombardimet rezultuan gjithashtu në ndërprerjen e energjisë elektrike në zonë. Shpërthimi i parë u regjistrua afërsisht në orën 1:50 të mëngjesit sipas kohës lokale. “Një shpërthim ishte aq i fuqishëm…
Vitin e kaluar, 418 persona vdiqën në aksidente që përfshinin avionë civilë në mbarë botën, treguan shifrat e publikuara të premten. Sipas Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit, të paraqitur nga organi kolektiv që përfaqëson kompanitë gjermane të aviacionit civil BDL, viktimat përfshinin 352 pasagjerë, 33 anëtarë të ekuipazhit dhe 33 persona në tokë. Në vitin 2024, u regjistruan 334 vdekje në tragjeditë ajrore. Pavarësisht rritjes së numrit të viktimave, sipas BDL në afat të shkurtër, në afat të gjatë raporti i vdekjeve me pasagjerët vazhdon të bjerë. Probabiliteti statistikor i vdekjes në një përplasje ose aksident tjetër ajror në vitin…