Këtë të hënë ishte parashikuar të mbahet gjyqi paraprak për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Raportohet se seanca për Veliajn është shtyrë. Seanca e radhës do të mbahet më 19 janar.
Author: tirana
Moti i përkeqësuar në gjirin e Durrësit dhe në det të hapur ka sjellë pezullimin e përkohshëm të lundrimeve të anijeve të peshkimit. Një natë më parë u ndërpre gjithashtu edhe lundrimi i njërit prej trageteve në linjën Durrës–Bari. Burime zyrtare bëjnë me dije se kushtet e pafavorshme atmosferike, të shoqëruara me dallgë të larta dhe erë të fortë, e bëjnë të rrezikshme daljen në det, duke cenuar sigurinë e mjeteve lundruese. Sipas Autoritetit Portual, trageti që pezulloi lundrimin një natë më parë pritet të niset gjatë ditës së sotme, të hënën. Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje peshkatarëve të respektojnë…
Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord historik në turizëm. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi se me mbylljen e vitit 2025 vendi ka kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj, duke thyer rekordin e vendosur një vit më parë. “Me mbylljen e vitit 2025, Shqipëria thyen rekordn e një viti më parë, duke kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj! Një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor, me interes të qëndrueshëm përtej sezonit veror dhe me oferta të larmishme në turizëm kulturor, natyror, kulinar, sportiv dhe…
Kina i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të lirojnë menjëherë presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e cilësuar operacionin ushtarak amerikan për kapjen e tij si shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme kineze tha se veprimet e SHBA-së minojnë sovranitetin e një shteti të pavarur dhe stabilitetin ndërkombëtar. Pekini theksoi se mban “komunikim dhe bashkëpunim pozitiv” me qeverinë e Venezuelës. Vetëm disa orë para arrestimit, Maduro kishte pritur në Karakas një delegacion kinez të kryesuar nga përfaqësuesi special për Amerikën Latine, Qiu Xiaoqi. Pamjet filmike i tregonin palët duke buzëqeshur gjatë takimit, pa…
Çmimet e metaleve të çmuara janë rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare, pas kapjes së presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga Shtetet e Bashkuara, një zhvillim që ka rritur shqetësimet e investitorëve për rreziqet gjeopolitike. Në tregtimin e mëngjesit të së hënës në Azi, ari u rrit me rreth 1.8%, duke u tregtuar në nivelin 4,408 dollarë për ons, ndërsa argjendi shënoi një rritje prej afro 3.5%. Investitorët po orientohen drejt aseteve të njohura si “strehë të sigurta”. Ndërkohë, çmimet e naftës bruto mbetën relativisht të qëndrueshme, ndërsa bursat në rajonin Azi-Paqësor shënuan kryesisht rritje. Ari dhe argjendi kishin arritur nivele rekord…
Era e fortë që ka fryrë gjatë natës në jug të vendit ka shkaktuar rënien e disa pemëve, të cilat për pasojë kanë bllokuar rrugën e Llogarasë. Si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi linjat elektrike, zona e Llogarasë ka mbetur pa energji elektrike. Në vendngjarje ndodhen grupet e punës, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërsa ekipet e OSHEE-së janë angazhuar për rikuperimin e furnizimit me energji elektrike.
Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka mbetur i lënduar gjatë ndërhyrjes që policia ka kryer rreth mesnatës për të larguar protestuesit e grumbulluar para Kryeministrisë. Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjeve Lapaj është dëmtuar nga goditja përmes një bombole gazi dhe është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur arsyet zyrtare të ndërhyrjes në orët e mesnatës, as nëse ka persona të tjerë të shoqëruar apo të lënduar gjatë tensioneve. Aktivistët janë shprehur që…
Vetëm dy ditë pas rrëmbimit të Nicolas Maduros dhe dërgimit të tij në SHBA, Presidenti Donald Trump ka hapur një tjetër front: Groenlandën. Në një intervistë të fundit, ai u shpreh se SHBA-të ka nevojë urgjente për këtë territor, pasi “është i rrethuar nga anije ruse dhe kineze”. Trump e ka bërë të qartë se ambicia e tij nuk kufizohet vetëm te nafta e Venezuelës. Ai kërkon Groenlandën për arsye sigurie kombëtare, duke e parë si pikë strategjike kundër Rusisë dhe Kinës. Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ka lëshuar paralajmërime të forta edhe për Kubën. “Po të isha…
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit (qarku Shkodër) deri në orët e mesditës reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave/rrebesheve. Në zonën e Alpeve…
Për shkak të protestës së lajmëruar nga Adriatik Lapaj që pritet të zhvillohet sot në orën 12:00 përpara kryeministrisë, policia e Tiranës ka hartuar një plan masash lidhur me mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor. Nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë kufizim të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. “Tiranë Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për…
Në pamjet e transmetuara për herë të parë, Kristi doli nga muri dhe më pas në zonën rrethuese të shtëpisë, e cila gjithashtu vrojtohet me kamera, shihet kur banori u fut nga dera e pasme e shtëpisë.
Pas një situate problematike që zgjati nga orët e para të mëngjesit deri rreth orës 23:00 të ditës së djeshme, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd–Përrenjas i është rikthyer normalitetit.Kaosi rrugor, i shkaktuar nga ngricat tejet të mëdha dhe reshjet e dëborës, la të bllokuara mijëra automjete dhe dhjetëra mijëra pasagjerë, të cilët u detyruan të kalojnë orë të tëra në rrugë, në kushte të vështira atmosferike. Situata u përkeqësua ndjeshëm në segmentet më problematike të këtij aksi, të njohura për prezencën e shpeshtë të ngricave, si “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku mungesa…