Nga Ben Blushi Sot është dita e Kongresit të Manastirit i cili në nëntor të vitit 1908 vendosi që gjuha shqipe të shkruhej me një alfabet të vetëm. Historia e atyre ditëve të Kongresit të Manastirit është një sintezë e historisë së Shqipërisë. Në tavolinën e delegatëve që vendosën se me çfarë alfabeti do shkruhej gjuha shqipe ishin tre mundësi. Një alfabet me shkronja latine, një alfabet me shkronja greke dhe një alfabet me shkronja arabe. Për këtë arsye Kongresi i Manastirit nuk ishte një takim gjuhëtarësh, por një parlament. Ai parlament vendosi që Shqipëria të shkonte me Perëndimin. Në…
Author: tirana
Nga Saranda, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se 1500 hektarë tokë janë nën ujë në mbarë vendin, për shkak të reshjeve intensive të shiut gjatë ditëve të fundit. Saranda është po ashtu një prej bashkive më të dëmtuara nga moti i keq, me 500 hektarë sipërfaqe nën ujë. Ministri bëri me dije se në mbarë vendin rreth 200 familje u evakuuan nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve, nga të cilët 150 janë rikthyer në shtëpitë përkatëse, ndërsa pjesa tjetër është strehuar në konvikte.
Policia e Shtetit njofton se është në gatishmëri të plotë në të gjithë vendin për shkak të motit me reshje të dendura, duke shtuar prezencën e saj për t’i ardhur në ndihmë banorëve në nevojë, në zonat e përfshira nga përmbytjet, të përdoruesve të rrugës, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore. Sipas njoftimit të Poicisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka urdhëruar shërbimet policore të ndalojnë menjëherë ata shtetas që, në këto kushte ekstreme, ku lumenjtë kanë prurje të mëdha, ushtrojnë aktivitete rafting, si dhe të sekuestrojnë mjetet e lundrimit. Gjithashtu, Policia e Shtetit apelon…
Gianni De Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë ka komentuar shortin e Italisë në play-off-et e Kupës së Botës 2026, duke dhënë një analizë të qartë për sfidat që e presin skuadrën e drejtuar nga Gennaro Gattuso. Për të Italia duhet të jetë e kujdesshme, por njëkohësisht ka të gjitha mundësitë të kalojë më tej. De Biasi e konsideroi shortin pozitiv, ndonëse kujtoi se në këtë fazë asnjë kundërshtar nuk është i lehtë.“Askush nuk duhet nënvlerësuar, por shorti nuk më është dukur i pafavorshëm. Italia i ka të gjitha mundësitë për ta mundur Irlandën e Veriut”, tha ai. Sipas tij, sfida më…
Shqipëria po përballet me reshje, duke sjellë pasoja në përmbytje të tokave bujqësore, dëme ekonomike për familjet dhe humbje jetësh. Për t’i paraprirë përmbytjeve dhe rregulluar dëmet e evidentuara në lumenj, diga apo hidrovorë dhe marrë parasysh paralajmërimeve të Bankës Botërore se këtë vit vendi ynë rrezikohet edhe më shumë, qeveria parashikon për 2026 një fond afro 1 miliardë lekësh, më të madhin në 5-vjecarin e fundit. Fonde të cilat do të përfshijnë këtu riparim argjinature, rehabilitim lumenjsh, digash, hidrovoresh dhe kanalesh ujitës. Konkretisht këto para do të shkojnë për infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja kolektorin e Roskovecit, mbrojtjen e…
Belinda Balluku u paraqit këtë të shtunë në ambientet e SPAK, aty ku u zhvillua dhe seanca. Aty ajo u njoh me masën pezullim detyre për rolin e zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, ndërkohë u dënuan me arrest shtëpie dy vartësit e saj, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli. Pas seancës, GJKKO publikoi dhe vendimin e plotë për Belinda Ballukun. Njoftimi i plotë: Kërkuesi Prokuroria e Posaçne kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarme datë 21.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetje dhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit…
Juljan Shehu, i cili u bashkua me Kombëtaren shqiptare në mars të këtij viti, ka kthyer shpejt në një element të rëndësishëm të mesfushës kuqezi. 27-vjeçari debutoi në triumfin 3-0 ndaj Andorrës dhe që prej asaj ndeshjeje ka grumbulluar shtatë paraqitje, pa asnjë humbje me Shqipërinë në fushë: pesë fitore dhe dy barazime. Prej më shumë se tre vitesh, mesfushori është pjesë e Widzew Lodz në kampionatin polak, ku konsiderohet një nga pikat kyçe të ekipit. Kjo e bën atë një njohës të mirë të futbollit polak, pikërisht në momentin kur shorti i play-off-it të Botërorit 2026 ka vendosur Shqipërinë…
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka përcjellë shqetësimin e qeverisë ndaj deklaratave të fundit të zyrtarëve britanikë, gjatë një takimi në Tiranë me Lord Timpson, Ministrin e Shtetit për Burgjet, Shërbimin e Provës dhe Uljen e Përsëritjes së Veprave Penale në Mbretërinë e Bashkuar. Lamallari theksoi se narrativa që synojnë një kombësi të caktuar përmes etiketimeve negative nuk i shërbejnë bashkëpunimit mes dy vendeve. “Qasjet që nxisin stereotipe dhe përçarje janë të padrejta dhe në fund rezultojnë të pavlefshme apo edhe kundërproduktive,” u shpreh ai, duke publikuar edhe pamje nga takimi. Ky reagim vjen pak ditë pasi kryeministri Edi Rama…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Dimal, ndërhynë menjëherë në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, duke evakuuar 5 shtetas, ndërmjet tyre një të moshuar 100-vjeçe nga fshati Çiflik. Shërbimet iu shkuan në ndihmë banorëve të fshatit Progër, Bashkia Devoll, pasi si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur përmbytje. Prej mëngjesit, shërbimet policore të Devollit vijojnë kërkimet për gjetjen e një 75-vjeçareje nga fshati Progër, që është larguar nga banesa dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit. Në të gjitha…
Eurodeputetja sllovene, Irena Joveva thotë se për Kosovën ka gjithmonë pengesa kur vjen puna tek progresi për integrim. Ajo tha se dialogu mbetet një nga çështjet kyçe duke kërkuar nga liderët e dy vendeve të zbatojnë marrëveshjet e arritura. Joveva pjesë e Grupit Ripërtëritja e Europës në Parlamentin Europian, thekson se përkundër problemeve mes dy vendeve tashmë historia ka dëshmuar që të gjitha çështjet mund të zgjidhen. Ajo kërkoi nga Bashkimi Europian të jetë gjithashtu në krye të detyrës. “Ndoshta edhe Bashkimi Europian mund të ndryshojë qasjen në këtë pikë. Po flas kryesisht për mënyrën e komunikimit. Në fakt, kam…
Kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli ka folur për situatën pas reshjeve intensive të shiut të rëna orët e fundit. Ai tha se bashkia do të sigurojë shtëpi me qira për ata banorë që u janë përmbytur shtëpitë. ”Ka rreth 24 orë që e gjithë bashkia është në këmbë, grupet e emergjencave janë ndarë sepse nuk është vetëm Buçimasi pra kjo njësi administrative por në fakt kjo është prekur më shumë sepse ka edhe një pjesë të konsiderueshme në qytet, edhe në zonën e Mokrës por edhe në zonën e Gorës. Sigurisht që këtu ndaj jam edhe sot ka më…
”Fotoalbumi i një tjetër dite Europe në Tiranë”,-shkruan kryeministri Edi Rama. Shqipëria mirëpriti sot në Pallatin e Brigadave një tjetër ditë Europe, me zhvillimin e Samitit për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”. Në një tryezë të vetme u bënë bashkë krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos, përfaqësues të lartë të Komisionit Europian dhe institucioneve rajonale. Samiti u përqendrua te dinamika e re e integrimit ekonomik, qasja e përbashkët drejt tregut të vetëm të BE-së dhe transformimi i rajonit në një hapësirë më konkurruese, më inovative dhe më të qëndrueshme, në…