GJKKO ka rrëzuar kërkesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, për kthimin e tetë celularëve të sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së saj dhe të bashkëjetuesit. Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan tetë telefona celularë dhe dy laptopë, në kuadër të hetimeve mbi grupin kriminal të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Sekuestrimi u krye në kuadër të një hetimi për dyshime për përfshirje në grup të strukturuar kriminal me aktivitet mashtrime online, call-center, ndërhyrje në sistemet informatike dhe TIMS, si dhe bashkëpunim në krimin kibernetik.
Author: tirana
Venezuela dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje që parashikon eksportimin e deri në 2 miliardë dollarë naftë venezuelase drejt tregut amerikan. Ky shihet si një zhvillim që sinjalizon një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe një ridrejtim të furnizimeve nga Kina drejt SHBA-ve. Lajmi u bë i ditur nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha se marrëveshja do t’i lejojë Karakasit të shmangë shkurtime më të thella të prodhimit të naftës, ndërsa njëkohësisht i shërben interesave strategjike të Uashingtonit. Sipas Trump, qeveria venezuelase po i përgjigjet kërkesave të SHBA-ve për hapje më të madhe…
Policia e Vaut të Dejës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të drogës në ambiente të mbyllura, duke finalizuar fazën e pestë të operacionit të koduar “Neonët”. Gjatë aksionit në fshatin Barbullush, uniformat blu zbuluan dy banesa të kthyera në “shtëpi bari”, ku ishin instaluar qindra pajisje elektrike dhe llamba që shërbenin për rritjen e kanabisit. Në flagrancë u arrestua një 31-vjeçar nga Shkodra me iniciale A. Ç., ndërsa katër persona të tjerë, të gjithë banues në fshat, janë shpallur në kërkim. Brenda ambienteve të përshtatura, policia sekuestroi 583 bimë kanabisi, rreth 7.5 kilogramë drogë të bërë gati për…
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në aksin Qukës-Qafë Pllocë teksa një makinë në lëvizje është goditur nga disa gurë për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Nga incidenti raportohet të ketë vetëm dëme materiale kur mjeti u godit konkretisht në pjesën e përparme të tij.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë dhe se kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, për të minimizuar problematikat e shkaktuara nga kushtet atmosferike. Balluku informoi se gjatë natës kanë vijuar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit. Sipas saj, është shënuar rritje e intensitetit të reshjeve në zonat juglindore, ndërsa në orët e para të mëngjesit reshjet kanë pushuar në rajonin verior. Reshje bore janë regjistruar në zonat Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fierzë. Zëvendëskryeministrja theksoi se, si pasojë e kushteve atmosferike, janë evidentuar probleme me…
Situata në Ura e Mifolit paraqitet kritike, duke arritur në nivelin 7.2 metra. Sipas përgjegjësit të sektorit të Emergjencave Civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj, janë marrë të gjitha masat për rritjen e gatishmërisë së strukturave operacionale, për njoftimin e komunitetit, bizneseve dhe blegtorëve që operojnë përgjatë rrjedhës së lumit Vjosë. Pikat më kritike mbeten fshatrat Çerven, Kashisht dhe Ferras, ndërkohë që niveli i prurjeve do të varet nga intensiteti i reshjeve në qarqet e Gjirokastrës dhe Vlorës.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas përmbytjeve në Durrës. Ai ka ironizuar akuzat e opozitës, duke deklaruar se e njëjta gjë me përmbytje ka ndodhur edhe në disa vende të rajonit, por askush nuk ka fajësuar qeveritë e vendeve të tyre. “Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”, tha Rama. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje…
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar problemet e para në qarkun e Korçës, ku situata më shqetësuese paraqitet në disa fshatra dhe akse rrugore. Në bashkinë e Korçës, raportohet prezencë uji në afërsi të banesave në fshatrat Çiflig dhe Shamoll, ndërsa prurjet e mëdha të përroit kanë bllokuar plotësisht rrugën që të çon drejt fshatit Denas në njësinë Lekas. Probleme ka pasur edhe në lëvizjen e automjeteve dhe infrastrukturë. Në aksin Lozhan-Moglicë ka pasur rënie gurësh dhe dherash, ku po ndërhyhet për pastrimin e rrugës, ndërsa në fshatin Dardhas të Pogradecit raportohet një rrëshqitje dheu që ka…
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se gjatë natës reshjet e shiut kanë vijuar në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë rritje të intensitetit të tyre kryesisht në juglindje, ndërsa në orët e para të mëngjesit reshjet kanë pushuar në veri. Sipas ARRSH-së, në disa zona malore janë regjistruar edhe reshje dëbore, konkretisht në akset Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fierzë. Si pasojë e kushteve atmosferike, në disa segmente rrugore janë evidentuar probleme me rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës. Në rajonin verior, vështirësi janë shfaqur në akset Bajram Curri-Valbonë, Dushaj-Lekbibaj, Sopot-Kam, Qafë Mali-Fierzë, Ura e Fanit, Rrëshen-Shpal, Shpal-Fushë-Arrëz,…
Ditën e nesërme në orën 08:30, kryeprokurori i posaçëm i SPAK, Klodjan Braho ka thirrur mbledhjen e parë me trupën e prokurorëve. Siç bëhet me dije mbledhja është e para mbas prezantimit të kryeprokurorit i cili pritet të flasë me ekipin për prioritetet hetimore. Braho pason në këtë detyre Altin Dumanin, i cili kreu detyrën si kreu i SPAK për tre vite.
Strukturat përgjegjëse të trashëgimisë kulturore vijojnë monitorimin e pandërprerë në territor si pasojë e situatës së reshjeve intensive. Në qarkun Shkodër dhe zonat përreth, reshjet kanë vazhduar ndërkohë që kanë nisur edhe shkarkimet nga kaskada e HEC-eve Koman dhe Vau i Dejës. Situata paraqitet e përkeqësuar në qytetin e Lezhës, ku dalja e lumit Drin nga shtrati ka shkaktuar përmbytje në qendër të qytetit, duke ndikuar edhe në zonën breg-lumore pranë mureve antike të Lisit dhe Memorialit të Skënderbeut, për shkak të pamundësisë së kolektorit të qytetit për të tërhequr ujin nga niveli i lartë i lumit. Në pasuritë e…
Territori i Qarkut Lezhë është përfshirë nga reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit, ku sipas Stacionit Meteorologjik Ushtarak Gjadër kanë rënë 47 mm shi. Autoritetet vazhduan gjatë natës punën për të ndihmuar banorët e rrezikuar nga përmbytjet. Një familje u evakuua në Ishulli Shëngjin, ndërsa një tjetër në Kakarriq, bashkia Balldren.Në qytet, tek Ura e Cenit, disa biznese dhe garazhe u mbrojtën me thasë me rërë për të parandaluar përmbytjet. Në Kurbin, niveli i ujit në rrugë dhe kanale ka rënë dhe nuk ka patur zhvillime të reja gjatë natës. Ndërsa në Mirditë, reshjet kanë qenë me intensitet…