Author: tirana

Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike detare, Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës.Sipas parashikimeve, nga ora 06:00 e datës 8 janar deri në orën 20:00 të datës 12 janar 2026, pritet erë veriperëndimore me forcë 5–6 ballë, shpejtësi 10–15 m/s dhe dallgëzim nga 1.5 deri në 2 metra. Në këtë periudhë, nuk do të pajisen me leje-nisje mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, ndërsa drejtuesit e tyre janë të detyruar të marrin masa për sigurimin e mjeteve, duke respektuar kushtet e motit…

Read More

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë mjaft të vështirë në të gjithë qarkun e Lezhës gjatë orëve të fundit, ku sipas të dhënave nga stacioni meteorologjik i Gjadrit, vetëm në 24 orët e fundit kanë rënë rreth 29 mm shi. Situata më kritike paraqitet në Bashkinë e Kurbinit, ku rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, një familje në Fushë-Mamurras, pranë hidrovorit të Drojës, ka kërkuar ndërhyrje urgjente pasi ishte rrethuar plotësisht nga uji. Shërbimet bashkiake u kanë ardhur në ndihmë personave të izoluar, ndërkohë që probleme mbeten edhe në lagjen Sanxhak dhe në fshatin Gjorm, ku…

Read More

Pas reshjeve të dendura të shiut, vendin ja kanë lënë reshjeve të dëborës të shoqëruar me temperatura deri më minus 5 gradë. Reshjet kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Tiranë, Qafë e Buallit-Kraste,Ura e Çerenecit-Librazh. Aktualisht trashësia e dëborës në në qytet vijon deri në 5 centimetra ndërsa në njësitë administrative Ostren,Trebisht,Zerqan, Fushë Bulqizë,Martanesh vijon nga 5 centimetra deri më 20 centimetra në zonat e thella. Problem ngelet aksi rrugor Lagje e Re me Lagjen e Vjetër ku prej dy ditësh vijon të ngelet bllokuar nga prezenca e ujit si për mjetet ashtu edhe për…

Read More

Situata në Durrës vijon të mbetet kritike për shkak të reshjeve të dendura të natës së kaluar, të cilat kanë përkeqësuar gjendjen e lagjeve dhe rrugëve kryesore të qytetit bregdetar. Sipas raportimeve niveli i ujit në disa zona periferike ka arritur në shkallë të lartë, duke i bërë të pakalueshme disa rrugë. Rruga e Shkozetit, që të çon drejt zonës së Nishtullës, ka prezencë të madhe ujë, e cila pengon lëvizjen e automjeteve, duke e bërë zonën të papërshkueshme. Probleme të ngjashme raportohen edhe në dhjetëra lagje të ish-Kënetës dhe Porto Romanës, ku automjetet nuk mund të lëvizin. Situata ka…

Read More

Në Qarkun e Gjirokastrës reshjet e shiut kanë qenë me intensitet. Aksi nacional Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur Shkalla e Zezë vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga efektivët e policisë. Segmentet e tjera rrugore nacionale janë të kalueshme, por ka prani inertesh dhe uji në segmentet rrugore Gjirokastër-Kakavijë, Ura e Kardhiqit-Skërficë, Ura e Leklit-Këlcyrë. Në Bashkinë Gjirokastër, rrugët e brendshme të qytetin ka akoma prani inertesh dhe në disa vende pranë banesave dhe rrugëkalimeve në lagjet Cfakë, Manalat, Dunavat dhe Granicë ka rrëshqitje dherash. Në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative…

Read More

Pas 48 orësh reshje intensive shiu, territori i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës.Gjatë orëve të para të mëngjesit, qyteti i Kukësit është zgjuar i zbardhur, ndërsa temperaturat kanë zbritur nën 0 gradë Celsius.Bora ka krijuar shtresën e parë në qytet, pa shkaktuar probleme serioze në qarkullim. Reshjet e borës janë më të dendura në zonat e thella malore, si Valbona dhe Shishtaveci, ku trashësia e borës ka kaluar mbi 10 centimetra.Ndërkohë, reshjet e mëparshme të shiut kanë sjellë vërshime ujërash dhe dalje të përrenjve e lumenjve nga shtrati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore dhe duke…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës. Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug. Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 100…

Read More

Rreth 400 pasagjerë, shumica shqiptarë, nga dy fluturime të Wizz Air që udhëtonin nga Bolonja dhe Bergamo drejt Tiranës, janë detyruar të ulen në mënyrë të menjëhershme në aeroportin e Brindisit për shkak të motit të keq që ka përfshirë prej dy ditësh vendin tonë. Sipas raportimeve të mediave italiane, La Repubblica të paktën 100 pasagjerë kanë dalë në pistë duke kërkuar përgjigje të menjëhershme nga kompania. Aeroporti i Brindisit ka konfirmuar se pasagjerët janë asistuar, por situata mbetet tensionuar dhe protestuesit nuk janë larguar. Policia ka ndërhyrë në vendngjarje për të menaxhuar situatën. Aeroporti i Puglias ka aktivizuar një plan emergjence,…

Read More

Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me 25 vite burg, 64-vjeçarin, i cili më 13 Janar të 2025-ës, vrau fqinjin e tij, Xhemal Meta. Ngjarja u regjistrua në fshatin Shëngjin i Vogël, në Shëngjergj të Tiranës. Në vendimin e Gjykatës thuhet se i pandehuri me inicialet I. H., shpallet fajtor për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” të parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim. Vuajtja e këtij dënimi të fillojë nga dita e ndalimit të tij më 15 Janar të 2025-ës dhe të kryhet…

Read More

Siguria e Arktikut mbetet një prioritet kyç për Europën dhe përbën një pikë kritike për sigurinë ndërkombëtare dhe transatlantike, teksa integriteti territorial dhe kufijtë e Danimarkës dhe Groenlandës janë parime të paprekshme. I ashtuquajturi grupi i “Të Vullnetshmëve”, të cilit i janë bashkuar edhe krerë të tjerë qeverish, duke nisur nga Giorgia Meloni, ka publikuar një deklaratë të përbashkët lidhur me krizën e Groenlandës, e cila ndodhet nën kërcënimin e aneksimit nga Donald Trump. Ky qëndrim shënon një distancim nga Trump pas ofensivës së presidentit amerikan mbi Groenlandën, pa krijuar, të paktën për momentin, një incident diplomatik me Shtëpinë e…

Read More

Rreth 350 pasagjerë, të cilët udhëtonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit të Rinasit, janë kthyer për shkak të motit të keq dhe kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Brindisit. Pasagjerët, të cilët kishin si destinacion përfundimtar Shqipërinë, vijojnë të qëndrojnë në aeroportin e Brindisit. Për shkak të mungesës së informacionit dhe zgjidhjeve nga kompania ajrore, ata kanë protestuar dhe vazhdojnë protestën, duke penguar edhe zhvillimin normal të proceseve dhe shërbimeve në aeroportin e Brindisit. Sipas pasagjerëve, kompania ajrore Wizz Air i ka braktisur, duke i lënë në aeroport pa akomodim, transport alternativ apo sqarime të qarta për vazhdimin…

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, pranoi këtë të mërkurë, më 7 janar, letrat kredenciale të ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Demokratike Popullore të Laosit, Khamphon Vongsanty. Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të bazuara në respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Presidenti Begaj u shpreh se ka mundësi për thellim të këtij bashkëpunimi për të patur rezultate konkrete, veçanërisht në fushat e ekonomisë, turizmit dhe kulturës. “Shqipëria, i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndërkombëtar në mbështetje të paqes dhe stabilitetit.”,theksoi presidenti i Republikës. Në këtë kuadër, kreu i Shtetit vlerëson se njohja e…

Read More