Author: tirana

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo thotë se gjatë javës së fundit qyteti u përball me një situatë të jashtëzakonshme atmosferike, ku në vetëm katër ditë ranë rreth 370 mm shi. Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet ishin: e martë 38 mm, e mërkurë 159 mm, e enjte 85.6 mm dhe e premte 85.8 mm, që përbën rreth 50% të reshjeve vjetore mesatare në rajonin e Korçës. Filo theksoi se dëmet në territor kanë qenë minimale, një arritje e mundur falë punës periodike për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanaleve kulluese, si dhe reagimit të shpejtë në…

Read More

Lidhur me motin e keq, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) njoftoi se pasditen e sotme dhe gjatë ditës së nesërme priten reshje me intensitet të lartë, të shoqëruara me shtrëngata, që për momente të shkurtra mund të shkaktojnë vërshime të ujit në zonat urbane. Rreziku varet kryesisht nga kapaciteti i sistemeve të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër. Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, reshjet intensive të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri të dielën, 23 nëntor, pritet të shkaktojnë rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për sfidat e opozitës dhe nevojën për ndryshim të thellë brenda selisë blu. “Që të jesh në opozitë në një mandat të katërt duhet të rishpikësh veten. Ka shumë diskutime në PD për instrumentet që duhet të përdorim. E rëndësishme është mendësia për të hapur partinë dhe për të mësuar nga gabimet e të shkuarës. Nuk ka diskutim që duhet të bëjmë gjërat ndryshe”,-tha Tabaku. Ajo theksoi se të gjitha kauzat e mëdha të ditës, përfshirë edhe çështjen e Belinda Ballukut, janë ngritur fillimisht nga Partia Demokratike. “Të gjitha kauzat që diskutohen sot, edhe…

Read More

Në qarkun e Vlorës vijojnë ndërhyrjet për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e dendura, veçanërisht në zonat e Sarandës, Delvinës dhe Konispolit. Deputeti i Vlorës, Ardit Bido, deklaroi për ATSH-në se në Sarandë po vijon puna për riparimin e argjinaturës së Bistricës së Madhe, e cila është dëmtuar dhe ka shkaktuar përmbytje në fushën e Çukës deri në liqenin e Butrintit, përfshirë edhe hidrovorin e zonës. Ai bëri të ditur se punimet janë në proces dhe pritet të përfundojnë brenda rreth një jave. Bido informoi se janë evakuar bagëtitë e një stani, ndërsa janë regjistruar dëme në blegtori…

Read More

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro është arrestuar pasi gjyqtari i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes akuzoi e atë për manipulimin e byzylykut elektronik të kyçit të këmbës, një veprim që dyshohet të ketë qenë përpjekje për arratisje. Bolsonaro i dënuar me 27 vite e gjysmë burg për tentativë grushti shteti dhe akuza të tjera të rënda, u mor nga shtëpia e tij në Brasilia në orët e para të mëngjesit. De Moraes e konsideron Bolsonaron si organizator të një komploti të gjerë pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022, përfshirë edhe plane për atentate ndaj figurave të larta shtetërore. Ngjarjet…

Read More

69-vjeçari Jorgo Hatia nga Fieri u bë viral pasi u shfaq i veshur si grua dhe theu arrestin e shtëpisë, dhe ai filmim ka për autore bashkëshorten e nipit të tij. Shkak i gjithë kësaj situate në fshatin Strum të Toskovecit është një konflikt, i cili më shumë se veprimet e 69-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e neglizhencës së strukturave shtetërore, gjë që ka sjellë edhe ngujimin e dy vëllezërve në konflikt. Jorgo Hatia ishte denoncuar disa herë në strukturat shtetërore nga vëllai i tij, Riza Hatia, për shkak se kishte ndërtuar një tualet mbi një kanal kullues. Konflikti ka…

Read More

Fotografi i Reuters, Florion Goga ka publikuar foto nga dëmi që moti i ka shkaktuar një fermeri në Sarandë, të cilit i janë mbytur qindra dele për shkak të nivelit të lartë të ujit që i ka përmbytur stallat. Fermeri Dorian Rrjepaj ka patur rreth 500 dele në stallat e tij, nga të cilat kanë ngordhur të paktën gjysma. Ministri i Mborjtjes, Pirro Vengu, njoftoi më herë se fermeri do të dëmshpërblehet. “Fermeri Dorian Rrjepaj shikon teksa personeli i emergjencës evakuon delet në fermën e tij të përmbytur ku u mbytën qindra dele, afër Sarandës, Shqipëri, 22 nëntor 2025”,- shkruhet…

Read More

Armando Broja u aktivizua 20 minuta në humbjen e Burnley me shifrat 0-2 ndaj Chelseat. Në fundin e sfidës, një ndërhyerje e Chalobah ndaj sulmuesit kuqezi solli frikë, por Broja u ngrit në këmbë dhe vijoi lojën. Nuk bëhet fjalë për diçka serioze dhe te Burnley mund të marrin frymë lirisht. Vlen të theksohet se forma e Brojës nuk është aq e mirë, pasi vjen pas një periudhe të vështirë, ndërsa së fundmi la fushën përpara kohen në përballjen ndaj Anglisë.

Read More

Arbër Hoxha po kalon një moment fantastik në elitën e futbollit kroat, duke qenë sërish vendimtar për skuadrën e tij. Në takimin e vlefshëm për javën e 14-të të kampionatit, Hoxha ishte heroi i Dinamos së Zagrebit në fitoren e pastër me rezultatin 3-0 të arritur në përballjen kundër Varazdin, ku ai realizoi dy gola. Goli i parë personal për sulmuesin kuqezi erdhi në minutën e 37-të, duke dyfishuar avantazhin e Dinamos, pasi më herët kishte shënuar Sergi Dominguez. Hoxha nuk u ndal me kaq dhe në fillimin e pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 53-të, ai tundi sërish…

Read More

Nëse disa zona janë të përmbytura, në veri të vendit po bie borë. Në rrugën Qafë Thore-Theth kanë nisur reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Këshillohet kujdes i shtuar për drejtuesit e mjeteve. Edhe në pikën turistike të Razmës kanë nisur reshjet e dëborës ndonëse me intensitet të ulët. Deri më tani nuk raportohet për problematika në qarkullimin e automjeteve.

Read More

Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar dëme materiale. Disa pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të shiut të shtunën pasdite dhe të dielën, paralajmëroi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Në një njoftim në Facebook, instituti tha se e ka ngritur alarmin në nivel të verdhë, i cili nënkupton se moti është “potencialisht i rrezikshëm”. Derisa niveli i ujit në lumenj në gjithë vendin ka rënie tani për tani, pasi ato kishin dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në pjesë të vendit më herët gjatë javës, pritet të ketë sërish rritje…

Read More

Shtëpia e ”Big Brother Kosova Vip 4” nuk ka qetësi për shkak të Albës Pollozhani. Konkurrentja u acarua pas videos së transmetuar në “Prime”, ku shihej ajo së bashku me Benitën duke diskutuar në një mënyrë që u perceptua si bullizim ndaj Elijonës. Alba nuk pranoi të pranojë rolin e bullizeses, duke insistuar se nëse nuk publikohen videot e plota që tregojnë rrjedhën e saktë të ngjarjes, ajo do të largohet nga shtëpia. Për të qetësuar situatën, ajo u mbyll në dhomën e rrëfimeve, ku ishte edhe një psikologe e programit. Nga dhoma e rrëfimeve, Alba u dëgjua duke bërtitur,…

Read More