Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe atë të Bujqësisë, Andis Salla, kanë dalë këtë të enjte, 8 janar në terren lidhur me problematikat e shkaktuara nga moti i keq i këtyre ditëve. Ata ndodeshin në Novoselë, ku situata paraqitet kritike si pasojë e rritjes së nivelit të ujit nga reshjet e rëna përgjatë orëve të fundit dhe natës së kaluar. Zëvendëskryeministrja, u shpreh se ka një bashkëpunim të mirë nga kryebashkiakët e bashkive të prekura, por gjithashtu dhe nga të gjithë ata të bashkive të tjera të qarqeve Vlorë dhe…
Author: tirana
Astrit Hysenaj, 54 vjeç është viktima e parë nga moti i keq në vend. Hysenaj dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit të martën, ditën e përmbytjeve masive në Durrës. Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale në plazh dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të detyrës. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe bashkia e Durrësit. “Bashkia Durrës informon se punonjësi i Ndërmarrjes Komunale Plazh, z. Astrit Hysenaj, më datë 06.01.2026, është paraqitur normalisht në vendin e punës në orën 06:00 dhe ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, kohë në të cilën është larguar nga ambientet e punës.…
Autoritetet civile në Fier kanë shpallur evakuim të menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Ferras, për shkak të rrezikut të lartë nga përmbytjet. Evakuimi po organizohet nga Bashkia Fier, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut dhe strukturat e emergjencave civile, duke u dhënë prioritet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve në zona të izoluara. Transporti i banorëve do të sigurohet nga mjetet e Bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, dhe Forcat e Armatosura, ndërsa strehimi dhe asistenca do të menaxhohen nga strukturat lokale, përfshirë policinë dhe shërbimet shëndetësore. Ky…
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në Bashkinë Durrës, Njësinë Administrative Sukth dhe Katund i Ri, si pasojë e situatës së rënduar nga përmbytjet dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Vendimi është marrë në zbatim të Ligjit nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar dhe Planeve Vendore të Emergjencave Civile. Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin dhe zbatimin e evakuimit në territorin përkatës. Procesi i evakuimit po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut, si dhe strukturat vendore të emergjencave civile. Prioritet…
Për shkak të motit të keq, me reshje shiu dhe në disa zona edhe reshje dëbore, shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, njësitë “Shqiponjat” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në terren për menaxhimin e qarkullimit rrugor dhe për ndihmën ndaj qytetarëve. Si pasojë e reshjeve të borës dhe mjegullës, qarkullimi i automjeteve është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore. Sipas Policisë së Shtetit, akset rrugore në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër dhe Dibër, si dhe Rruga e Kombit dhe aksi Llogara, paraqesin prezencë dëbore në rrugë. Autoritetet bëjnë me…
Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Durrës/Informacion shtesë Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar…
Nga Fatos Çoçoli Rasti i pezullimit të aktivitetit të ZvKryeministres Balluku nga Prokuroria e Posaçme e vendit(SPAK) dhe më tej i kërkesës së saj për lejen e Kuvendit për arrestimin e ZvKryeministres, ka ndezur një debat të gjerë publik që ka javë që vijon dhe ka trazuar çdo qytetar, përtej shkumëzimeve partiake të rradhës. Në një vend me demokraci të konsoliduar, drejtësia flet me prova, akte, dokumente dhe vendime, jo me fragmente të përzgjedhura nga komunikime elektronike, të shpërndara në media në mënyrë të kontrolluar dhe të fshehtë. Asnjë prokurori e posaçme e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk do…
Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuritë e shtetasit I.D., i arrestuar nga autoritetet gjermane për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Sipas prokurorisë nga hetimet, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve”. “Nga të dhënat rezultoi se kjo veprimtari kriminale është ushtruar gjatë viteve 2019–2020, periudhë e mëparshme në kohë krahasuar me kryerjen e investimeve për blerje pasurie të paluajtshme. Referuar urdhrit të kërkimit ndërkombëtar, evidentohet përfshirja e subjektit në disa episode të shitblerjes…
Pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të përballet me kufizime të forta gjatë dy ditëve të ardhshme për shkak të një proteste të fermerëve grekë. Policia Kufitare Shqiptare është njoftuar nga pala greke se aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar në udhëkryqin e fshatit Kallpaq. Bllokimi ka nisur sot në orën 12:00 (me orën greke) dhe pritet të zgjasë për plot 48 orë. Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi i automjeteve do të jetë i pamundur, duke paralizuar lëvizjen drejt brendësisë së shtetit fqinj. Të vetmet mjete që do të lejohen të kalojnë në këtë aks janë ato që…
Moti i keq me reshje bore që ka përfshirë në zonat veriore dhe juglindore të vendit ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se kontraktorët janë në terren në mënyrë të pandërprerë në të gjitha akset rrugore, teksa rekomandon për drejtuesit e mjeteve, që në akset me prezencë bore të përdoren gomat dimërore. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë natës kanë vijuar reshjet e shiut, ndërsa në shumë zona malore ka nisur dëbora. Reshje dëbore janë evidentuar në disa segmente rrugore të Rajonit Verior, ku përfshihen akset Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit–Qafë Morinë, Bujan–Qafë Morinë (doganë), Sopot–Kërrnajë,…
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se gjatë natës për mbarëvajtjen e situatës nga reshjet, të gjitha njësitë operative kanë qenë në terren dhe puna vijon pa ndërprerje për pastrimin e askeve rrugore. Sipas Ramës, ekipet e bashkive, Emergjencat Civile lokale, Forcat e Armatosura, ekipet mjekësore dhe Policia, kanë qenë në gatishmëri, teksa ekipet e kontraktorëve vijojnë në mënyrë të pandërprerë punën për pastrimin e askeve rrugore të prekura nga reshjet, rrëshqitjet e dheut, apo dëbora. Duke bërë një përditësim për situatën në të gjithë vendin, Rama u ndal tek akset rrugore. Sipas kreut të qeverisë gjatë natës kanë vazhduar reshjet…
Ka përfunduar mbledhja e thirrur nga kryeprokurori i SPAK Klodian Braho i cili kishte njoftuar prokurorët e posaçëm për një takim që nisi në orën 8.30. Siç bën me dije gazetarja Anila Hoxha që ju referohet burimeve jo zyrtare, përveçse është prezantuar me trupën prej 19 prokurorësh të posaçëm, Klodian Braho ka prezantuar edhe lëvizjet qe firmosi javën e kaluar. Ai vendosi shefat e tre sektorëve, Vladimir Mara për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejkon për hetimin e korrupsionit dhe Altin Dumanin shef sektori për mardhëniet juridiksionale me jashtë. Braho iu ka kërkuar kolegëve hetime efikase, të japin rezultate…