Author: tirana

Për shkak të situatës së krijuar nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro u shpreh se mësimi është ndërprerë përkohësisht në 54 shkolla të vendit, kryesisht në zonat malore. Kumbaro garantoi se studentët në universitetin e Durrësit do të rikthehen në auditore ditën e hënë, ndërsa shtoi se janë në kontakt me drejtues të shkollave në të gjithë vendin lidhur me situatën. “Kemi qenë në kontakt cdo orë me cdo drejtor shkolle, mësues, në 1510 shkollat e Shqipërisë në sistemin parauniversitar. Në raportimin e fundit sot, në të gjithë qarkun mësimi ka nisur rregullisht në të gjitha…

Read More

Situata në territorin e Qarkut Lezhë paraqitet e qetë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar reshje shiu, por poblem mbeten temperaturat nën zero gradë, të cilat kanë sjellë ngrica në disa segmente rrugore. Në Njësinë Administrative Fushë Kuqe (Adriatik, Golem, Patok) raportohet rritje e moderuar e nivelit të ujërave, si pasojë e çarjes së argjinaturës në krahun e Durrësit, një problematikë e njohur dhe e monitoruar. Kjo zonë vijon të mbetet “zonë e kuqe” dhe do të mbahet në gatishmëri për çdo përkeqësim të mundshëm të situatës, përfshirë edhe evakuime në rast reshjesh të reja. Në Gjorëm,…

Read More

Qarku i Durrësit vijon të përballet me situatë të rënduar për shkak të reshjeve intensive dhe daljes nga shtrati të lumit Erzen dhe kanaleve përreth. Strukturat e Bashkisë, Policisë, OSHEE-së, Forcave të Armatosura dhe emergjencave civile janë angazhuar në terren për monitorimin dhe ndërhyrjen e menjëhershme. Në total, janë evakuuar 667 banorë, të akomoduar në familje të afërme, hotele dhe komplekse të përkohshme, ndërkohë që janë shpërndarë mbi 700 pako ushqimore për qytetarët e prekur. Ndërkohë në Krujë janë evakuuar rreth 30 persona. Sipas një raportimi të Emergjencave Civile, zhvillimet më problematike shihen në Njësitë Administrative Sukth, Katund i Ri,…

Read More

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, tha sot se të gjitha strukturat e ministrisë kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë situatës së krijuar nga përmbytjet për shkak të reshjeve intensive. Sipas Koçiut, prania në terren ka bërë të mundur ndërhyrjen e shpejtë në çdo rast emergjent, përfshirë evakuime dhe ndihmë në situata shëndetësore apo problematike. “Ministria e Punëve të Brendshme dhe strukturat e saj kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë kësaj periudhe, duke nisur me strukturat e prefektëve, të cilët kanë mbledhur menjëherë shtabet e emergjencës në nivel prefekture duke koordinuar dhe mbledhur gjithë informacionet e nevojshme…

Read More

Gjatë takimit të Komitetit të Emergjencave Civili, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri me dije se vendi ka aktualisht në dispozicion fonde me vlerë mbi 50 milionë euro, që janë të disponueshme për situatën e krijuar nga moti i keq. “Në programin e Emergjencave Civile kemi parashikuar 30 milionë euro të cilat janë të ndara në shpenzime kapitale për programin e Emergjencave Civile dhe ka të bëjë me financimin e objekteve apo projekteve, të cilat lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Vlera që kemi alokuar për këtë program është rreth 15 milionë euro. Kemi planifikuar edhe fondin e kushtëzuar për…

Read More

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se hidrovoret kanë qenë në funksion të plotë dhe falë tyre janë parandaluar pasoja më të rënda që mund të vinin nga situata e motit të keq. Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Rama u ndal te akuzat e opozitës ndërsa solli në vëmendje investimet e kryera gjatë viteve të fundit. “Aleatët politikë të shiut shpresojnë që çdo ngjarje e natyrës do të kompensojë impotencën e tyre kundër qeverisë. Kanë llomotitur shumë për gjendjen e hidrovoreve të cilët kanë qenë në funksion të plotë pa pushim, duke evaduar sasi të konsiderueshme…

Read More

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut. “Do të investohen 11 mln euro apo 8% më shumë se vitin e shkuar. Investimet kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kullimi që ishin të përgjysmuara. Investimi më i madh ka qenë transformi i trupave të emergjencave, nga trupa pa kokë dhe të vështirë s’ka më keq, nga trupa që vihen në punë. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbytën njësoj vendet e rajonit, sot Shqipëria krejt tjetër.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Komitetin e Emergjencave Civile për të diskutuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, pas reshjeve intensive të shiut që kanë prekur disa zona të vendit. “Të gjithë i ka lodhur ky shi i ftohtë dhe i madh, sidomos kur shihen pamjet e shtëpive të përmbytura, dëmtimet dhe humbjet e gjësë së gjallë. E di që fjala durim mund të tingëllojë si cingërisje veshësh, por është e domosdoshme”, u shprehkryeministri. Në një pjesë të deklaratës së tij, kryeministri Rama iu përgjigj kritikave të opozitës lidhur me menaxhimin e situatës, duke thënë se nuk…

Read More

Kryeqyteti i bukur shqiptar, Tirana ka gjithçka që i duhet një pushuesi për një përvojë autentike dhe të gjallë, shkruan Holly Kintuka në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”. Kryeqyteti i bukur evropian është shpallur si një nga destinacionet kryesore për vitin 2026 nga kompania ajrore “Ryanair”. Linja ajrore ka përpiluar një listë me pesë vendet më të mira për të vizituar këtë vit, ndërsa miliona turistë britanikë planifikojnë udhëtimin e tyre të radhës. Evropa ka vende të shumta mahnitëse pushimesh, që do të thotë se shumë prej tyre mbeten të fshehura dhe kryesisht të panjohura…

Read More

Pas disa ditëve me reshje intensive dhe përmbytjeve, niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë dukshëm, duke ulur rrezikun për zonat përreth. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video nga terreni, që tregon situatën aktuale në lumin dhe zonat përreth. Kryeministri njoftoi se ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë rajonin, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë banorëve dhe për të reaguar ndaj çdo situate emergjence. “Niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ka filluar procesi i…

Read More

Zjarri i madh që përfshiu mbrëmjen e djeshme, 8 janar, tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ka lënë pas pasoja të rënda materiale, ndërsa sot nga zona shihen ende shtëllunga të mëdha tymi. Flakët nisën në një kapanon dhe u përhapën me shpejtësi edhe në të tjerë, për shkak të intensitetit të lartë dhe materialeve lehtësisht të djegshme. Situata u konsiderua kritike në orët e para, por falë ndërhyrjes së dhjetëra forcave zjarrfikëse nga Tirana, Kamza, Vora, Elbasani dhe mbështetjes së Forcave të Armatosura, zjarri u izolua dhe u vu nën kontroll gjatë natës. Autoritetet konfirmojnë se…

Read More

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës. Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug. Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 100…

Read More