Edhe pse situata epidemiologjike është rënduar për shkak se qarkullojnë paralelisht disa viruse, Instituti i Shëndetit Publik deklaron se nuk është izoluar ende mutacioni K i virusit A të gripit, për të cilin janë alarmuar disa vende fqinje me ne, pasi ka transmetueshmëri të lartë dhe ka tejmbushur spitalet. Italia raporton se gripi ka arritur pikun dhe se urgjencat janë plot, aq sa pacientët qëndrojnë nëpër korridore. Shefja e Laboratorit të Virologjisë në ISHP tregon se janë kryer 1700 analiza që nga muaji tetor dhe janë në dispozicion aparatura të cilat bëjnë të mundur identifikimin e viruseve. Por jo të…
Author: tirana
Prurjet e rrëmbyeshme të lumenjve Fan i Vogël dhe Zmeja në Mirditë kanë shkaktuar probleme të shumta ditët e fundit, duke sjellë gërryerje të tokës dhe rrezik për infrastrukturën. Lumi Fan i Vogël ka marrë sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore, ndërsa paraqet rrezik edhe për linjën elektrike, duke iu afruar ndjeshëm rrugës. Ndërkohë, nga ana tjetër, lumi Zmeja rrezikon furnizimin me ujë të qytetit, pasi tubi i ujësjellësit ka mbetur i varur në ajër, në mes të shtratit të lumit, si pasojë e gërryerjes.Gjetw kwtyre ditwve situata është e rënduar dhe kwrkohet mbwshtetje e Emergjencave Civile për të frenuar përkeqësimin…
Tashmë qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, kudo në Shqipëri, pa u kufizuar nga zona ku aplikuesi rezulton i regjistruar në gjendjen civile. Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu bëri të ditur sot se, me udhëzimin e ri, për të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, (standarde ose të përshpejtuara), procedura mund të kryhet pranë çdo zyre aplikimi të IdentiTek në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht njësisë ku qytetarët janë të regjistruar në Gjendjen Civile. Ky lehtësim synon të rrisë aksesueshmërinë dhe fleksibilitetin e shërbimit për qytetarët, si dhe reduktuar kohën…
Aksi Gjirokastër-Tepelenë është bllokuar sërish për shkak të rrëshqitjes së dheut si pasoje e reshjeve të shumta të shiut gjatë gjitha javës. Intertet kanë bllokuar aksin në afërsi të kthesës së fshatit Hormovë. Në vendngjarje punonjësit e firmës konçensionare po punojnë për largimin e baltës nga rruga. Ky aks ka qenë problematik që ditët e para kur fillua reshjet intensive të shiut në vend, për shkak rrëshqitje të herëpashershme të dheut dhe të inerteve nga ana e malit.
Forcat e Armatosura kanë vijuar gjatë gjithë natës operacionet pa ndërprerje në disa zona të vendit, për stabilizimin e plotë të situatës pas problematikave të krijuara nga kushtet e motit. Ministri i Mbrojtjes bën me dije se, angazhimi i strukturave ushtarake është përqendruar në zonat e Lezhës, Mirditës, Selenicës, Novoselës, Ferrasit dhe Durrësit, ku falë punës intensive është bërë i mundur çlirimi i një numri të konsiderueshëm banesash dhe aksesh rrugore. Në orët e para të mëngjesit është realizuar edhe hapja e plotë e rrugës në zonën e Jubës, duke lehtësuar qarkullimin dhe aksesin për banorët dhe shërbimet emergjente. Ndërkohë,…
Moti i keq me reshje intensive shiu dhe bore që ka përfshirë vendin prej disa ditësh ka shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga ndërhyrjet që po kryhen përgjatë 24 orëve nga strukturat shtetërore për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga kjo situatë. Ndërkohë, sipas kryeministrit, “puna po vijon për përballimin e situatës së krijuar nga moti shumë i keq i ditëve të fundit”. Për përballimin e situatës së përmbytjeve, efektivë të Forcave të Armatosura janë dislokuar në zonat e prekura me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e…
SITUATA NË TERITORIN E QARKUT LEZHË, datë 10.01.2026, ora 09:10 Teritori i Qarkut Lezhë gajtë 24 orëve të shkuara është përfshirë nga reshje shiu me inetnsitet të dobët, ku sipas të dhënave të marra nga Stacioni Metereologjik Ushtarak Gajdër kanë rënë 23.4 mm shi , si dhe dëbore në lartësi mbi 700 m. Nga bashkia Kurbin raportohet: Duhet theksuar se harta e permbytjes është zvogeluar që prej ditës së djeshme, duke lënë si pikë më me shumë probleme, vetëm zonën e Adriatikut. Prezence e ujit ne Gjorëm ka vetem ne pak banesa dhe disa banesa në rrugën e Sanxhak- Autostradë,…
Informacion i ores 08:00, date 10.01.2026 mbi situaten ne qarkun Fier: Gjate nates dhe ne vazhdum ne qarkun Fier ka patur reshje shiu me intesitet te ulet. Deri në këto momente situata paraqitet si meposhte: * Akset nacionale dhe urale janë të kalueshme normalisht. * Furnizimi me energji elektrike është në normalitet. * Furnizimi me ujë të pijshëm është në normalitet. * Hidrovoret janë në gjendje pune dhe në gatishmeri të plot * Prurjet ne lumin Vjose jane ne tendence ulje. * Vazhdon terheqja e ujrave edhe nga tokat bujqesore te prekura nga permbytja e lumit Vjose. * Prurjet ne…
Ra me automjetin që drejtonte në përroin e fshatit Dars, nuk njoftoi Policinë dhe u largua nga vendngjarja, dyshohet se nuk i dha ndihmë pasagjerit në brendësi të automjetit, Policia identifikon, kap dhe arreston 24-vjeçarin. Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit. Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet…
Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës që përfshinë vendin gjatë natës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të Shqipërisë. Përveç lagështisë, në shumë akse raportohet rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji, ndërsa në lartësitë mbi 1100 metra në veri të vendit kanë nisur reshjet e dëborës. Situata mbetet problematike kryesisht në rrugët malore si Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh dhe Qafë Mali-Fierzë, por edhe në disa segmente të Shqipërisë së Mesme si Elbasan-Gjinar dhe Ibë-Krrabë. Për momentin, disa akse rrugore paraqesin rrezik ose bllokime të pjesshme. Rruga Valare-Erind-Çajup është aktualisht e bllokuar për shkak të një rrëshqitjeje…
Gjashtë rajone në Francën verilindore janë sot në një alarm portokalli për dëborë dhe akull për shkak të reshjeve të dëborës që priten edhe në lartësi shumë të ulëta, sipas ”Météo-France”. Rajonet Jura, Doubs, Territoire de Belfort, Haute-Saône, Haute-Marne dhe Vosges do të mbeten në alarm të paktën deri në mesnatë, tha parashikuesi i motit në buletinin e tij të fundit, duke paralajmëruar për “vështirësi në drejtim”. Të dielën, departamentet Jura dhe Doubs do të mbeten nën këtë nivel alarmi deri në orën 06:00. ”Météo-France” parashikon një periudhë reshjesh dëbore ndonjëherë edhe deri në fusha, me 5-10 centimetra të mundshme…
Një ngjarje e rëndë regjistruar pak pas mesnate në qytetin e Klosit. Një mjet me targa angleze ka përfunduar në lumë. Ende nuk janë sqaruar rrethanat e ngjarjes, por njëri nga personat ka shpëtuar, ndërsa fati i personit tjetër nuk dihet. Emigranti që ka shpëtuar është në gjendje të traumatizuar dhe nuk shprehet për policine. Tani kanë mbërritur polumbarët dhe po punojnë nxjerrjen e mjetit.