Author: tirana

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje. Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi bën me dije se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi të kryqëzimit të spitalit të këtij qyteti. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nuk dihet ende ndaj kujt është qëlluar. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Read More

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja publikoi në faqen e tij zyrtare disa pamje nga shumë prej urave të shpallura Monumente Kulture në vend, të cilat janë restauruar së fundmi. Ministri thekson se, falë ndërhyrjeve restauruese të kryera me profesionalizëm këto monumente po përballojnë prurjet e mëdha të lumenjve, pas reshjeve të shtuara të ditëve të fundit. “Falë ndërhyrjeve restauruese të kryera me profesionalizëm duke respektuar në çdo detaj arkitekturën origjinale të urave monument kulture të kategorisë së parë në Shqipëri, nga Ura e Mesit në Shkodër tek Ura e Zogut (FAZA I), nga Ura e Golikut dhe Shën…

Read More

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e dy të rinjve në Pukë, E. U., 35 vjeç dhe J. C., 34 vjeç. Aksioni për kapjen e tyre zgjati rreth 12 orë pasi njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve. Uniformat blu kishin dalë në terren në fshatin Orosh, kur kanë konstatuar në mëngjesin e 24 nëntorit një person, i cili sapo ka parë policët është larguar me shpejtësi për t’u futur në një banesë të braktisur. Efektivët i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por nuk i është bindur thirrjes së…

Read More

Në prag të përfundimit të mandatit të saj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka dhënë një deklaratë për mediat. Ajo ka ndarë me publikun disa reflektime mbi punën dhe arritjet e Gjykatës Kushtetuese gjatë tre viteve që ajo ushtroi funksionin kushtetues. Sipas saj, viti 2025 u mbyll me një prej sfidave më të rëndësishme për institucionin që është kohëzgjatja e mandateve të gjyqtarëve kushtetues. “Sa kohë mandati i gjyqtarit kushtetues është i lidhur ngushtë me pavarësinë e vetë atij sikundër edhe të kësaj Gjykate, paqartësitë në këtë drejtim ndikojnë në funksionimin sistemik të institucionit, por edhe në aspektin…

Read More

Me investimin prej 1.9 miliard eurosh përmes kredisë së paralajmëruar nga Britania e Madhe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut po vendos një objektiv ambicioz: brenda pesë vjetësh, hekurudhat maqedonase do të kenë një linjë moderne nga veriu në jug, nëpër të cilën trenat e pasagjerëve do të lëvizin me shpejtësi deri në 160 kilometra në orë drejt Selanikut dhe Beogradit, ndërsa trenat e mallrave me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë. Plani është që të ruhet sa më shumë traseja ekzistuese, mbi të cilën do të ndërtohet një linjë hekurudhore krejtësisht e re dhe paralelisht me të, të vendoset…

Read More

Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të konsumatorëve në Europë për blerjen ose ndërtimin e një banese brenda 12 muajve të ardhshëm. Shqipëria, me një vlerë prej -82.8 pikësh, renditet ndër vendet më pesimiste të kontinentit në këtë drejtim. Eurostat e mat indeksin e besimit përmes balancës së përgjigjeve. Balanca llogaritet si diferenca midis përqindjes së atyre që mendojnë “po, do blej/ndërtoj” dhe atij që mendojnë “jo”. Një vlerë –82.8 do të thotë se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare (rreth 80–85% më shumë sesa ata optimistë) nuk e…

Read More

Të tjera detaje janë zbuluar pas ngjarjes së të hënës në fshatin Orosh ku dy persona të armatosur i bënë rezistencë policisë. Uniformat blu kanë gjetur brenda në shtëpinë ku ata strehoheshin armë zjarri dhe municion luftarak. E. U. dyshohet të jetë vetëplagosur për të ngritur akuza ndaj policisë se është qëlluar me armë. Sipas asaj që ka mësuar gazetari Besar Bajraktaraj, ai ka marrë një plagë sipërfaqësore në kofshë. Si ai dhe J.C. nuk kanë dhënë deklarime para policisë. Sipas të dhënave, në orët e para të mëngjesit të 24 nëntorit, policia e Pukës ka qenë për kontroll kanabisi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një videokartolinë, nga nxënësit e shkollës “Servete Maçi”, në prag të festave të Nëntorit. Të veshur kuqezi, me simbolet kombëtare, shqiponjën dykrenare nxënësit e shkollës “Servete Maçi” dhurojnë një atmosferë emocionuese ndërsa këndojnë “O moj e bukura Arbëri”. “MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë nga nxënësit e shkollës “Servete Maçi” në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar në Facebook. https://www.facebook.com/share/v/1Bq2bfPPCg/?mibextid=wwXIfr

Read More

Ashtu si në sondazhin e kaluar, goditjet e drejtësisë majtas e djathtas, po ulin besueshmërinë e qytetarëve te partitë e vjetra politike. Nga 11 maji, PS ka rënë me 7%, duke rënë poshtë 50%, në 45%. Kurse PD, po ashtu ka rënie me 7%. Por nëse për PS nuk ka ndryshuar asgjë, ajo vijon të jetë partia më e mbështetur. PD ka rënë për herë të parë edhe nga vendi i dytë. Nga sondazhi del se 27.6% nuk preferon asnjë nga dy partitë e mëdha, kurse PD e preferojnë 27%. “ABC News” publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të…

Read More

Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE) për numrin e të miturve që marrin leje të para qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024, 18,697 fëmijë shqiptarë nën moshën 18 vjeç morën leje të para qëndrimi në një nga vendet e BE-së, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për këtë kategori pas Ukrainës dhe Bjellorusisë. Migracioni i të miturve shqiptarë drejt BE-së është i përqendruar pothuajse tërësisht në tre shtete: Itali – 8,254 leje (44.1%) Greqi – 4,877 leje (26.1%) Gjermani – 4,165 leje (22.3%) Vendet e tjera…

Read More

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Prezencë e reshjeve të shiut që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Gjatë ditës hera-herës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në orët e mesditës dhe pasdites në jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike.…

Read More