Në kuadër të një vizite zyrtare në Austri, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit austriak, Walter Rosenkranz, duke shënuar nisjen e një faze të re të diplomacisë parlamentare shqiptare për avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kryetari Peleshi theksoi se pas mbështetjes së Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe qeverive të vendeve anëtare, tashmë është thelbësore sigurimi i mbështetjes së parlamenteve kombëtare dhe qytetarëve të vendeve të BE-së. Ai u shpreh se kjo nismë nisi nga Vjena, duke vlerësuar rolin historik të Austrisë si një aleat i qëndrueshëm i Shqipërisë që prej shpalljes…
Author: tirana
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mirëpriti në Tiranë Ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger. Në fokus të takimit ishte shndërrimi i aksit Tiranë-Vienë, në një aks shumë më dinamik në të gjitha drejtimet, politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin e sigurisë. Në takimin bilateral, Ministrja austriake nënvijëzoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt afrimit me BE dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit për të gjitha palët. Spiropali deklaroi se “mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja…
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është takuar me të ngarkuarën me punë të SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar i Shqipërisë dhe ne jemi me fat që i kemi pasur gjithmonë në krah, në çdo etapë të ekzistencës së shtetit shqiptar. Sot, gjatë takimit me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA, znj. Nancy VanHorn, ndava qëndrimin tonë mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe regresin shqetësues të Shqipërisë në raport me standardet demokratike”, tha Bardhi në një postim në Facebook, shoqëruar me disa…
Dramë e re në ”BBVK4”. Shkurta dhe Labinoti patën një debat të tensionuar, ku u rikthyen deklaratat e tyre të mëparshme dhe u shkëmbyen replika të drejtpërdrejta për karrierën dhe respektin. Shkurta e nisi bisedën duke i kërkuar sqarim Labinotit: “Pse i ke bërë gjithë ato shkrime drejt meje, tri fotografi i ke postuar?” Labinoti reagoi menjëherë: “Së pari, a e ke parë sa edukatë kam unë kur të përgjigjem, se ti je një femër. Edukatë është kur ta dëgjosh edhe të të dëgjojë dikush. Tani vjen përgjigjja. Unë së pari nuk kam pasur të vij këtu, po tani të…
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar. Ai u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe u përplas me motorin e Policisë në aksin Plepa-Shkozet. Në motor ndodheshin dy efektivë të Policisë Rrugore, të cilët ishin në krye të detyrës. Fatmirësisht ata nuk kanë mbetur të lënduar, ndërsa nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Edhe muajt e vjeshtës kanë regjistruar fluks vizitorësh të huaj që kanë hyrë në Shqipëri sipas të dhënave zyrtare. Referuar INSTAT, mbi 908 mijë turistë kanë vizituar vendin tonë në muajin tetor, duke shënuar rritje me 19,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ndërsa në total, përfshirë edhe hyrjet e shtetasve shqiptarë, gjatë muajit të kaluar janë regjistruar mbi 1.5 milionë hyrje në të gjitha pikat doganore të vendit. Të ndarë sipas hartës së vizitorëve, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës, ku ajo jugore zë 73% të hyrjeve, ndjekur nga…
Në konferencën e kësaj të marte, më 25 nëntor, kryedemokrati Sali Berisha ka sulmuar komisioneren për zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, si dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Kjo për shkak të qëndrimeve që ata kanë mbajtur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, të cilat i kanë konsideruar si legjitime. Berisha tha se komisionerja Kos është frymëzuar nga propaganda e kryeministrit Edi Rama dhe se qëndrimi i saj shkel ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve. “PD pas deklaratës së zonjës Marta Kos bëri një deklaratë të cilën ajo e dënoi publikisht dhe gjerësisht, deklaratën…
Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos”, u bë objekt i një atentati sot në Lushnjë. Sipas raportimeve makina që qëlluan autorët është parë të qarkullojë rreth qytetit një orë para ngjarjes. Makina tip ‘Nissan’ është më targa greke, ndërkohë që brenda saj u gjetën armë, të cilat mendohet se janë përdorur nga autorët, për të qëlluar në drejtim të shënjestrës së tyre. Ndërkohë, mes të plagosurit dhe autorëve, dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri, raporton ‘BW’. Aktualisht i plagosuri, që mori dëmtime të lehta në këmbë, po jep dëshminë e tij në polici.
Gjykata e Posaçme shtyn seancën gjyqësore në ngarkim të Sali Berishës, Jamambër Malltezit, Fatmir Bektashit, Xhimi Begesë dhe Andia Pustinës. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj që mbron Bektashin. Seanca e radhës u la për në datën 10 dhjetor, ora 12:30 Kujtojmë se më 10 nëntor, GJKKO rrëzoi kërkesat paraprake të avokatëve mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me pavlefshmërinë e akteve të administruara gjatë hetimeve për dosjen “Partizani”. Sipas vendimit të gjykatës, pretendimet e mbrojtjes u vlerësuan si të pabazuara në ligj. Trupi gjykues theksoi se ndaj prokurores së…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe mirëqeverisjen, duke u afruar me standardet europiane. Gjatë konferencës së sotme në Tiranë ku u prezantua sistemi i matjes së performancës së bashkive, ministri Demo u shpreh se të ardhurat nga burimet e veta të bashkive kanë arritur në 44,4 miliardë lekë në vitin 2024, duke u trefishuar krahasuar me vitin 2015. Të ardhurat nga taksa e pasurisë janë rritur me 84,6%, nga 3,9 miliardë lekë në vitin 2015 në 7,2 miliardë lekë në vitin 2024, duke theksuar…
Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, është paraqitur në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ende nuk dihet përse ai u paraqit në SPAK, paraditen e sotme. Pas më shumë se një ore në ambientet e SPAK, ai është larguar, duke refuzuar të japë komente për mediat.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo, prezantojnë këtë të martë, më 25 nëntor, në Tiranë, sistemin e matjes së performancës së bashkive. Një mekanizëm i ri vlerësimi që sipas qeverisë synon të rrisë cilësinë e qeverisjes vendore dhe të forcojë standardet e administrimit lokal, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e administratës për të qenë më konkurruese në përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian.