Author: tirana

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e degëve vendore, ku disa drejtues të lartë janë emëruar ose rikthyer në detyrë, në vijim të lëvizjeve të fundit të komandës qendrore të forcës policore. Këto ndryshime synojnë forcimin e punës operative dhe të koordinimit në terren në qytete kryesore të vendit. Në Qarkun e Korçës, Drejtuesi Vilson Bala është emëruar në detyrë si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë. Bala ka një karrierë të gjatë në struktura të policisë vendore dhe pritet të marrë drejtimin e punës policore në zonë. Po ashtu, Drejtuesi Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor…

Read More

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar pamje nga Kolonja. Ai ka publikuar pamje nga zonat pyjore të Kolonjës, të mbushura me dëborë. “Mirëmëngjes. Me Kolonjën magjike dhe ftesën për ta vizituar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. Rënia e dëborës në vend, ka bërë që shumë persona të preferojnë të udhëtojnë në zona malore.

Read More

Sot priten kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin e vendit. Reshje të dobëta shiu do të përfshijnë qarqet Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të pakta deri lokalisht të dobëta. Në zonat e Veriut, Lindjes dhe Juglindjes, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke sjellë kushte tipike dimërore, veçanërisht në zonat malore. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të luhaten nga 0 deri në 5 gradë Celsius. Në zonat e ulëta pritet që temperaturat të zbresin deri në…

Read More

Ervin Salianji ka ironizuar organizimin e protestave dhe takimeve të fundit të PD-së, duke deklaruar se partia sot po mbledh më pak njerëz para Kryeministrisë sesa Shoqata e Gjuetarëve të Korçës mblodhi në vitin 2021. Duke folur në një takim me demokratët, Salianji solli si shembull një protestë të zhvilluar tre vite më parë, kur ai kërkoi mbështetjen e shoqatës së gjuetisë në Korçë për kundërshtimin e moratoriumit. “Në 2021 kërkoj takim me shoqatën e gjuetisë Korçë, kishin shqetësim moratoriumin. Thanë nuk duam ndihmë nga ju si parti, por duam të heqim në Parlament moratoriumin dhe do ta shihni sa…

Read More

Nga Vladimir Muçaj Në një shtet të së drejtës, funksionimi i drejtësisë nuk mund dhe nuk duhet të kushtëzohet nga perceptimet mediatike, aq më pak nga debatet emocionale të paneleve televizive që shpesh e zëvendësojnë analizën juridike me retorikë politike. Rasti i znj. Belinda Balluku ka nxjerrë në pah një fenomen shqetësues: zhvendosjen e “gjykimit” nga sallat e gjykatave në studio televizive, ku disa gazetarë kanë marrë rolin e prokurorit, gjyqtarit dhe ekzekutuesit, pa asnjë përgjegjësi ligjore. Është paradoksale dhe në të njëjtën kohë absurde mënyra se si një proces hetimor, ende i papërfunduar dhe pa një vendimmarrje gjyqësore përfundimtare,…

Read More

Djali i inxhinierit të shquar Egon Gjadri, Ervini, tregoi se pas shitjes së dy hidrocentraleve të Bistricës, Ulzës dhe atij të Shkopetit, u bënë përpjekje për të shitur edhe Kaskadën e Drinit në vitet kur Sali Berisha ishte Kryeministër. Gjadri tha se privatizimi i Kaskadës së Drinit do të ishte fundit i energjetikës shqiptare. “Babai u skandalizua kur e mori vesh. Në këto kushte që jemi sot për shkak të luftës në Ukrainë, nuk mund të imagjinohet si do të ishte situata nëse Kaskada e Drinit do të privatizohej. Do të ishte katastrofë, fundi i energjetikë shqiptare” – tha Ervin…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 43-vjeçaren Alma Bime, drejtuese e sektorit të Emigracionit në Ministrinë e Brendshme, nën dyshimet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj. Sipas njoftimit zyrtar, veprimet janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të cilët kanë ndërhyrë pas denoncimit të bërë nga ish-bashkëjetuesi i saj. Ngjarja vjen disa muaj pasi Bime ishte shoqëruar nga policia, në dhjetor, për akuza që lidhen me kanosje dhe dëmtim prone. Burime mediatike bëjnë me dije se konflikti mes saj dhe…

Read More

Një person humbi jetën nga moti i keq në Durrës. Astrit Hysenaj u gjet i mbytur në një kanal. Ai banonte në fshatin Arapaj teksa ishte edhe punonjës i Ndërmarrjes së Komunales. Familjarët e tij shprehen se Hysenaj humbi jetën në krye të detyrës. Sipas tyre, ai ishte duke pastruar autostradën pranë kanalit, kur u rrëmbye nga rrjedha e fortë e ujit. Familjarët kërkojnë që ngjarja të njihet zyrtarisht si humbje jete në krye të detyrës dhe të faktohet se, në momentin kur u rrëmbye nga uji, ai ishte në punë. “Familjarët kërkojnë që ky ka rënë në krye të…

Read More

Bashkia e Durrësit informoi sot se të gjitha grupet janë duke punuar në terren për menaxhimin dhe përballimin e situatës, ndërkohë që janë evakuuar 851 qytetarë, të cilët janë sistemuar në strukturat akomoduese dhe asistuar sipas nevojave. Në një njoftim për mediet bashkia e Durrësit theksoi se po ndjek nga afër situatën duke i qëndruar pranë qytetarëve dhe duke i mbështetur ata kudo ku ka problematika. Sipas bashkisë, në zonat e prekura nga përmbytjet janë shpërndarë 1190 pako ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Shtetërore dhe fondacione të ndryshme. Në njësitë administrative Sukth dhe Katund te Ri janë 2000 ha tokë…

Read More

Dy ditë më parë, në ish-tregun Uzinës Dinamo një zjarr i madh përfshiu disa kapanone, duke djegur një pjesë të konsiderueshme të mallrave. Policia ka reaguar për këtë ngjarje, duke thënë se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, teksa mendohet se shkaqet ishin aksidentale. Në reagim thuhet: Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen…

Read More

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri të ditur sot se prodhimi ditor në tre HEC-et e kaskadës së Drinit është 24,000 MWh, ndërkohë që vijojnë shkarkimet nga HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës. Sipas KESH, prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës janë 1200m3/s, në HEC-in e Komanit 350 m3/s dhe në HEC-in e Vaut të Dejës 100 m3/s. Ndërsa nivelet në liqenet e kaskadës së Drinit janë: HEC Fierzë 290.8mmnd; HEC Koman 172 mmnd; HEC Vau Dejës 74.5 mmnd. Aktualisht nga HEC-i i Fierzës nuk ka shkarkime, ndërsa nga HEC-i i Komanit janë 300m3/s dhe nga HEC-i i Vaut Dejës 700…

Read More