Pavarësisht ecurisë pozitive, ekonomia shqiptare vijon të shfaqë disa probleme strukturore. Në një prononcim për “Monitor”, Banka e Shqipërisë shprehet se baza sektoriale e rritjes ekonomike nuk është e plotë, ndërsa tregu i punës po shfaq mungesa në rritje, si pasojë e tendencave të pafavorshme demografike, emigracionit, si dhe e mospërputhjes së pjesshme midis aftësive të kërkuara dhe atyre të ofruara në tregun e punës. Banka e Shqipërisë, në përgjithësi, ngelet optimiste për perspektivën e rritjes ekonomike gjatë tre viteve të ardhshme. Ajo pret një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe pranë potencialit, të udhëhequr në masën më të madhe nga…
Author: tirana
Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të duhet të “zotërojnë” Groenlandën për të parandaluar marrjen e territorit nga Rusia dhe Kina. “Vendet duhet të kenë pronësi dhe ju mbroni pronësinë, ju nuk mbroni kontratat e qirasë. Dhe ne do të duhet ta mbrojmë Groenlandën”, u tha Trump gazetarëve të premten. “Ne do ta bëjmë “në mënyrën e lehtë” ose “në mënyrën e vështirë”, shtoi ai. Shtëpia e Bardhë tha kohët e fundit se administrata po shqyrton blerjen e territorit gjysmë-autonom të Danimarkës, anëtares tjetër të NATO-s, por nuk do të përjashtonte mundësinë e aneksimit të tij me forcë. Danimarka dhe Groenlanda thonë se…
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet parashikohen me intensitet hera-herës deri të lartë. Gjatë ditës reshjet e shiut priten të jenë prezente me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit dhe në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve reshje bore në formën e stuhive…
Në 22-vjetorin e tragjedisë së 9 Janarit, familjarët e fëmijëve që humbën jetën në këtë ngjarje të rëndë u mblodhën për të përkujtuar dhe për të kërkuar drejtësi që, sipas tyre, ende mungon, për jetët e humbura. Ata shprehen se, edhe pas më shumë se dy dekadash, asnjë nga personat përgjegjës nuk është vënë para drejtësisë. Familjarët akuzojnë shtetin se ka mbrojtur fajtorët, duke penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve. Shpresa e tyre u përqendrua te Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), por deri më tani kjo çështje nuk është marrë në…
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka njoftuar takimin e radhës me demokratët dhe mbështetësit e tij. Salianji lajmëroi përmes një postimi në rrjetet sociale se nesër do të takohet me demokratët në Korçë. Takimi do të zhvillohet në orën 17:00 në ambientet e Kinema Majestik. “Nesër, shihemi në Korçën e shtrenjtë, Kinema “Majestik”, ora 17:00”, shkroi Salianji në faqen zyrtare të Facebook. Ky është takimi i radhës në turin e Salianjit, i cili ka zhvilluar takime në disa qytete deri tani si Durrësi, Elbasani, Gjirokastra dhe Shkodra.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, pasi është përmbyllur plotësisht procesi i numërimit të votave. Grupi i fundit i fletëvotimeve që u numëruan ishin ato me postë, ndërsa procesi përfundoi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së premtes. “Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”- theksoi zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi. Pikërisht për votat me postë,…
Grupi hetimor që po heton zjarrin që ra një natë më parë në tregun tek ish-Uzina Dinamo në rrugën “5 Maji” ka kryer ekspertizën mëngjesin e të premtes. Sipas hetimeve, dyshohet se zjarri ka ardhur nga një shkëndijë elektrike në kabullin e paneleve diellore. Zjarri i madh që përfshiu mbrëmjen e së enjtes disa magazina në rrugën “5 Maji” në Tiranë shkaktoi dëme të rënda ekonomike. Edhe mëngjesin e së premtes, disa vatra mbetën aktive, ndërsa zjarrfikësit nga Tirana, Elbasani dhe Vora vijuan punën për shuarjen e plotë të flakëve. Zjarri nisi nga një dyqan dhe u përhap në kapanon,…
Në vijim të monitorimit të vazhdueshëm të situatës hidrometeorologjike dhe bazuar në informacionet e raportuara nga bashkitë, strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse, situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet e qetë. Më poshtë pasqyrohet situata sipas bashkive përkatëse të Qarkut Shkodër: Bashkia Shkodër Nga strukturat vendore nuk raportohen problematika të Emergjencave Civile. Në njësinë administrative Dajç, kuota e ujit është 6.20 m. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit nuk ka pësuar rritje dhe ndodhet nën kuotën kritike. Në Urën e Bahçallekut, niveli i lumit Drin vlerësohet nën kuotën kritike, dhe ka patur rënie të nivelit.…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi në rrjetin social X pas sulmit të fundit të Rusisë me raketë balistike me rreze të mesme mbi rajonin e Lvivit në Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë. Spiropali shkruan se “Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë.” “Një sulm kaq pranë kufijve të BE dhe NATO-s përbën përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj”, deklaroi Ministrja e Jashtme. “Bëjmë thirrje për masa të forta…
Në ditën e katërt të përmbytjeve, situata në Durrës vijon të mbetet problematike, edhe pse në disa zona ka shenja të përmirësimit. Në Durrësin e Ri (ish-Kënetë), strukturat e emergjencave dhe grupet e shërbimit ndodhen në terren, ku po punohet për normalizimin e plotë të situatës. Paralelisht, vijojnë verifikimet dhe vlerësimet në banesat e përmbytura, ku deri më tani janë konstatuar 2 380 banesa të prekura nga uji. Në qytetin e Durrësit, situata është ende e ndjeshme. Aktualisht janë 356 persona të evakuuar, prej të cilëve 123 janë akomoduar në hotele, ndërsa 304 të tjerë janë strehuar në dy konvaleshencat…
Reshjet e dendura të dëborës të një dite më parë në Dibër i kanë lënë vend ngricave në rrugët nacionale dhe ato rurale. Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë shënuar vështirësi në qarkullim. Autoritetet kanë vijuar kriposjen e rrugëve për të mbajtur situatën nën kontroll.
Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur zjarri përfshin tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Siç shihet nga pamjet, flakët kanë nisur në ambientet e brendshme të magazinave dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë hapësirën. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa për shkak të sasisë së madhe të materialeve lehtësisht të djegshme, flakët janë përhapur me intensitet të lartë, duke e bërë të vështirë vënien e tyre nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. Pamjet: https://www.instagram.com/reel/DTSL-ABicW6/?igsh=MWVzaDJzbmM5aHR2ag==