Author: tirana

Tetë persona janë arrestuar në Durrës pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit ditën e djeshme. Si ndodhi arratisja: Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip Audi i bardhë me të cilin është larguar. Efektivi që e ndoqi Ndocin…

Read More

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Strategjia”, duke goditur një grup kriminal të përfshirë në vjedhje banesash. Si rezultat i operacionit, të zhvilluar nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, u arrestuan tre shtetas, të cilët rezultojnë të dënuar më parë për të njëjtin krim. Në pranga ranë shtetasit A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç, të dyshuar se vepronin të organizuar si grup kriminal. Sipas hetimeve, ata kanë kryer të paktën tre vjedhje gjatë muajit janar, dy prej të cilave në rrugën “Don Bosko” dhe një tjetër…

Read More

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion zhvillohet sot seanca për dosjen “Gërdeci”, ku një ndër të akuzuarit është edhe ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Në seancën e kaluar Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka depozituar në GJKKO provat për gjyqin në ngarkim të ish-ministrit. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023.

Read More

Që nga nëntori i vitit 2025 dhe deri më tani serrat e Myzeqesë janë përmbytur tre herë, por së fundmi dëmet janë kolosale si për ekonominë lokale të fermerëve dhe për atë kombëtare nga mungesa e prodhimit. Ende pa u vlerësuar dëmet e nëntorit janë serat e rrafshuan për të tretën herë. Mirlind Saraçi nga Fshati i Kosovë e Vogël në Lushnje ka pësuar rreth 150 mijë euro dëme nga përmbytja e tre hektarëve serë dhe dëmtimi i prodhimit gati për treg këto ditë. Si ai qindra dhe mijëra fermerë në të gjithë vendin kanë pësuar dëme të mëdha, të…

Read More

Kryeministri Edi Rama është nderuar në Abu Dhabi me Urdhrin e Zayed, dekorata më e lartë civile e Emirateve të Bashkuara Arabe, e akorduar nga Presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Ceremonia solemne u zhvillua në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, në një atmosferë që Rama e cilësoi si veçanërisht domethënëse. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri ndau pamje nga momenti i dekorimit, duke e përshkruar atë si një përjetim të veçantë. “Mirëmëngjes dhe me videokartolinën e një momenti të paharrueshëm në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, ju uroj një ditë të mbarë”,shkruan Rama. Sipas tij, ky vlerësim nuk…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin “masa shumë të forta” nëse autoritetet iraniane fillojnë ekzekutimin e protestuesve antiqeveritarë të arrestuar gjatë protestave masive që kanë përfshirë vendin javët e fundit. Deklarata u bë në një intervistë për CBS News, në një moment kur numri i të vdekurve nga përplasjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve ka kaluar shifrën 2,500. “Nëse bëjnë diçka të tillë, ne do të marrim masa shumë të forta”, tha Trump, duke shtuar se është në dijeni të një numri mjaft të madh viktimash nga demonstratat që kanë zgjatur më shumë…

Read More

Viti 2025 ishte viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në planet, duke iu afruar nivelit të rekordeve të mëparshme, 2024 dhe 2023, njoftuan sot veçmas Observatori Evropian i Kopernikut dhe Instituti i Tokës Berkeley në SHBA. Për herë të parë, temperaturat mesatare të sipërfaqes në Tokë në tre vitet e fundit tejkaluan nivelin e epokës para-industriale (1850-1900) me më shumë se 1.5° Celsius, që ishte qëllimi më ambicioz i Marrëveshjes së Parisit, të miratuar një dekadë më parë, për të kufizuar rritjen e temperaturave globale. Shkencëtarët e klimës tani e shohin si të pashmangshme që ky prag…

Read More

Grupi i të drejtave të njeriut me seli në SHBA, HRANA, tha se numri i të vdekurve nga protestat në Iran ka arritur në 2,571. Grupi tha se deri më tani kishte konfirmuar vdekjen e 2,403 protestuesve, 147 figurave të lidhura me qeverinë, 12 personave nën moshën 18 vjeç dhe nëntë civilëve që nuk ishin midis protestuesve. Një zyrtar iranian tha të martën se rreth 2,000 persona ishin vrarë – hera e parë që autoritetet kanë dhënë një numër total të të vdekurve që nga shtypja e protestave që kanë shpërthyer në të gjithë vendin për më shumë se dy…

Read More

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësira kalimtare. Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s.Valëzimi ne det do të jetë forcës 1-2 ballë.

Read More

Një i burgosur, i shtruar në pavijonin e infektivit në spitalin e Durrësit për probleme shëndetësore është arratisur. Ngjarja mbetet ende zyrtarisht e pakonfirmuar nga autoritetet po sipas informacioneve paraprake, personi i dyshuar si i arratisur është Altin Ndoci, i arrestuar më herët nga SPAK. Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me rrethanat e ngjarjes apo masat e marra pas dyshimeve për arratisjen. Ndoci është i akuzuar për masakrën e Bradasheshit dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shënuar një rekord historik anulimi të vizave, duke revokuar mbi 100 mijë viza për shtetas të huaj vetëm gjatë vitit 2025, më shumë se dyfishi i anulimeve të vitit 2024, viti i fundit i administratës së Presidentit Joe Biden, sipas një raportimi të FOX News. Ky shpërthim anulimesh vjen menjëherë pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, i firmosur që në ditën e parë të mandatit të tij, për forcimin ekstrem të verifikimeve ndaj shtetasve të huaj. Gjatë vitit 2024 ishin anuluar më pak se gjysma, apo rreth 40 mijë viza. Pjesa dërrmuese e anulimeve…

Read More

Në fshatin Vajzë të bashkisë së Selenicës në lagjen Sheraj, në vendin e njohur si Beun, është konstatuar një rrëshqitje masive e tokës, e cila po avancon drejt tre banesave aktualisht të pabanueshme. Sipas informacioneve zyrtare, situata po mbahet nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga shërbimet përkatëse, ndërsa terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe me rrezik të shtuar për zgjerim të rrëshqitjes, veçanërisht në rast të reshjeve të mëtejshme. Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë në rrezik të drejtpërdrejtë, pasi objektet e prekura janë të pabanuara, por autoritetet po monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës për të ndërhyrë në kohë nëse rreziku përhapet.

Read More