Gjykata e Posaçme zhvillon sot shqyrtimin paraprak të dosjes ndaj Roven Zekës, ish-shefit të Rrugores Tiranë, të akuzuar për “korrupsion”. Para se të futej në GJKKO Zeka hyri në SPAK, ku qëndroi për gati 50 minuta. Kujtojmë se Zeka u vendos në arrest shtëpie më 14 korrik, pasi kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak të një dëmtimi në legen gjatë qëndrimit në paraburgim. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata e Posaçme, pas përfundimit të ekspertizës mjekësore që konfirmoi gjendjen e tij shëndetësore.
Author: tirana
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia ka kërkuar që të thirret në SPAK për të dëshmuar mbi 4 vrasjet e ndodhura në protestën e 21 Janarit 2011. Në atë kohë, Meta ka qenë zëvendëskryeministër ndërsa Sali Berisha kryeministër i vendit. Në shkresën zyrtare të dërguar nga Meta në SPAK, ai kërkon që të merret në pyetje si person në dijeni pasi ka të dhëna që nuk janë të njohura nga grupi hetimor. “I nderuar z. Prokuror! Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetime lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011. Unë, Ilir Rexhep…
Sot ora 14.30 mblidhet komisioni i posacëm për të përcaktuar emrin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do t’i dërgohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Krahas komisionit të përbërë nga tre prokurorë të posaçëm, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të misioneve që kanë asistuar në zgjedhjet e kreut të ri të të BKH (BE dhe OPDAT). Mësohet se gjatë fazës së fundit, njëri nga 7 kandidatët është skualifikuar nga gara për të marrë pozicionin drejtues. Aktualisht 6 kandidatë janë në garë. I gjithë grupi që garon ka kaluar fazën e testit të arsyetimit logjik, kontrollin mjekësor, testin…
Nga Ylli Manjani *** E kuptoj plotësisht dëshirën perverse popullore për të marrë vesh mbi jetën private të tjetrit. Kur ky tjetri është “viktimë” kjo dëshirë bëhet histerike. Histeria sigurisht nuk ka llogjikë. Psh, kur u arrestua përdhunisht Ilir Meta, kishte jo pak komentues që thonin “mirë ja bënë qenit se ai hidhej në det e në liqene”… Llogjikë e fortë, apo jo?! Ndërkohë u “legjitimua” tërheqja zvarrë krejt e panevojshme e një Presidenti Republike, në fund të fundit. Por unë e kam problemin me nxjerrjen e të dhënave private në publik, të dhëna të cilat dalin nga hetimet zyrtare…
Një studim ka zbuluar se fama mund të ketë pasoja serioze për jetën! Analiza e kryer mbi disa këngëtarë nga Evropa dhe SHBA-të tregoi se ata që u bënë të famshëm vdisnin mesatarisht gati pesë vite më herët se kolegët e tyre më pak të njohur, duke sugjeruar se fama vetë, përveç mënyrës së jetesës apo kërkesat e punës, është një faktor kyç. Sipas studimit, këngëtarët solo që arritën famë përjetuan pasoja më të rënda se ata që ishin pjesë e grupeve të njohura, ndoshta për shkak të ekspozimit më të madh, presionit më intensiv dhe mungesës së mbështetjes emocionale…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes penale ndaj ish-kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, dhe ndërtuesit Rr.G, të akuzuar për korrupsion. Vendimi u mor gjatë seancës paraprake të zhvilluar më 25 nëntor 2025, nën drejtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, kërkesa për kalimin e çështjes në gjykim është paraqitur më 29 shtator 2025. Prokuroria ngarkon ndërtuesin me akuzën e “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa ish-kryetarja Zyra Islamaj akuzohet për“korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të dyja parashikuar nga nenet…
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara në Shqipëri, organizatat partnere të shoqërisë civile, të rinj e të reja aktiviste në mbarë vendin, çelën fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, me temë “Asnjë justifikim për dhunën online”. Në qendër të vëmendjes këtë vit është kërcënimi në rritje i dhunës përmes internetit, për të cilin Shqipëria shënon përpjekje dhe angazhime në shkallë të gjerë, që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe mobilizimin e komuniteteve për veprim. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala,…
Sot në Ditën Botërore të Transportit të Qëndrueshëm, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, thotë se, rruga drejt një të ardhmeje më të mirë varet nga një transport më i pastër dhe më i gjelbër. Duke njohur rolin e rëndësishëm të sistemeve të transportit të sigurt, të përballueshëm, të aksesueshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë, OKB vendosi ta shpallë 26 nëntorin si Ditën Botërore të Transportit të Qëndrueshëm. Sipas të dhënave të publikuara nga OKB, globalisht, gjurma mesatare vjetore e karbonit për individ është 5,9 tonë, por që mund të zvogëlohet me një mesatare prej 2 tonë në…
Situata në Qarkun Kukës paraqitet e rënduar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat kanë përfshirë të gjithë territorin. Autoritetet raportojnë se rrugët nacionale në qark janë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe dherave gjatë gjithë kohës, por qarkullimi është i lirë nga ndërhyrja e kontraktorëve për pastrimin e tyre. Pavarësisht vështirësive, të gjitha akset rrugore nacionale mbeten të qarkullueshme. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk janë raportuar emergjenca të tjera deri në këto momente. Sa i përket furnizimit me energji elektrike, ka mungesa të saj në…
26 Nëntor 2019. 6 vite më parë, Tirana, Durrësi, Laçi, Lezha, Thumana dhe disa qytete të tjera të vendit do të lëkundeshin nga tërmeti më i fortë në 40 vitet e fundit. Ishte ora 03.54 kur toka shqiptare u “shkund” nga tërmeti me magnitudë 6.4, me epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, por që u ndje deri në Beograd, 370 kilometra larg epiqendrës. 51 persona humbën jetën nën rrënoja, 25 në Durrës, 25 në Thumanë dhe 1 në Lezhë. Midis viktimave ishin dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç. Ndërkohë, pas tërmetit humbën jetën edhe 2 persona nga Kurbin,…
Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar se këngëtari Shpat Kasapi ka ndërruar jetë. Sipas mediave të Maqedonisë, artisti i famshëm humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak. Shpat Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roar me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.
Lagjja “Besëlidhja” në Lezhë është përmbytur sërish pas reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë natës, duke sjellë probleme të konsiderueshme për banorët e zonës. Niveli i ujit ka arritur në disa centimetra, çka ka vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve, ndërsa disa segmente rrugore janë bërë pothuajse të pakalueshme. Kjo është hera e dytë brenda vetëm 10 ditëve që “Besëlidhja” përballet me përmbytje, duke ngritur shqetësimin e banorëve mbi situatën e përsëritur dhe mungesën e zgjidhjeve afatgjata. Lezha mbetet një prej qarqeve më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit, me reshjet intensive që po vijojnë…