Shkëlqim Hajdari ka dhënë dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm, detyrë të cilën ai e mori në vitin 2016. “Bac u kry! Jam thellësisht i lumtur, për finalizimin e reformës ligjore ne fushën e inspektimeve.Rezultatet e kësaj reforme janë 5 masat e para administrative, te shfuqizuara ne komisionin e shqyrtimit te ankesave, bazuar ne ligj, objektivitet e transparence, me perfaqesues ne komision nga Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Qendror që ka vendosur gjobën, Ministria e linjes, si dhe perfaqesues nga shoqatat e biznesit. Tani e tutje kujdes, sepse paligjshmeria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit te ndershëm, do të marrë…
Author: tirana
Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetim et dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-drejtorit të Burgut Agim Ismaili, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj. Këta dy të fundit akuzohen për hakërrim të kompjuterëve të SPAK, ndërsa sipas Prokurorisë së Posaçme janë identifikuar brenda 24 orësh dhe janë arrestuar menjëherë duke parandaluar kështu dhe shpërndarjen e mëtejshme të materialeve hetimore. Si rezultat i veprimeve të shumta dhe analizimit te tyre, SPAK thotë se akuzat u zgjeruan dhe për veprën penale të përgjimit të paligjshëm të të dhënave kompjuterike në ngarkim të Agim Ismaili, i cili pasi u njoh me…
Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin, sipas të cilit automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në vend më shumë se tre muaj ose mbi bazën e autorizimit. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Njëkohësisht, nis edhe zbatimi strikt i Ligjit për të huajt sa u përket dokumenteve personale. Sipas tij, të gjithë ata që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, do të duhet të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orëve. Këto masa do të prekin kryesisht pjesëtarët…
Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim me peshë në raportin mes hetimit penal dhe mbrojtjes së të drejtave themelore, duke vendosur kufij të qartë për sekuestrimin dhe përpunimin e të dhënave të nxjerra nga telefonat celularë në procedimet penale të drejtuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në vendimin nr. 44, datë 29 korrik 2025, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka pranuar pjesërisht ankimin kushtetues të Onejda Ymerajt dhe ka konstatuar cenimin e fshehtësisë së korrespondencës dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, për aq sa të dhënat e sekuestruara nga telefoni i…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përkujton 34-vjetorin e krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESSH), duke e cilësuar atë si organizatën më të madhe politike rinore në vend dhe një shkollë të vërtetë politike për breza të rinjsh. “Si sot 34 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit 90, të cilët me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, mori rrugë krijimi i organizatës më madhe politike rinore në Shqipëri: Forumi i Rinor Eurosocialist i Shqipërisë”, shkruan Balla. Balla rikujton misionin…
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar nga ora 12:30 me orën greke, deri në një afat të pacaktuar, për shkak të protestës së fermerëve grekë. Policia Kufitare Kakavijë, bëri të ditur se “nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”. Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm…
Në hartën globale të udhëtimit, ekziston një grup i vogël vendesh, pasaportat e të cilave ofrojnë privilegje dukshëm më të mëdha, duke lejuar udhëtimin jashtë vendit me kontrolle minimale, më pak pengesa burokratike dhe pritje më të shkurtra në kufi. Sipas botimit të fundit të Indeksit të Pasaportave Henley, kryesimi i renditjes është kryesisht nga vendet aziatike . Singapori shfaqet i pari , ndërsa Japonia dhe Koreja e Jugut ndajnë vendin e dytë. Mbajtësit e pasaportave të Singaporit mund të udhëtojnë pa viza në 192 vende dhe territore . Pas tyre vijnë Japonia dhe Koreja e Jugut, me qytetarët që…
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka publikuar sot, 15 janar, përditësimin më të fundit mbi situatën hidrike në Kaskadën e lumit Drin, duke bërë të ditur se gjendja paraqitet e qëndrueshme. Sipas njoftimit zyrtar, nivelet aktuale të ujit në liqenet e kaskadës janë si më poshtë: HEC Fierzë: 292.4 metra mbi nivelin e detit HEC Koman: 170.7 metra mbi nivelin e detit HEC Vau i Dejës: 73.4 metra mbi nivelin e detit Ndërkohë, prurjet natyrore të regjistruara në kaskadë janë: HEC Fierzë: 400 m³/s HEC Koman: 230 m³/s HEC Vau i Dejës: 30 m³/s Sa i përket shkarkimeve, KESH bën me…
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se individët që kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2025, duke deklaruar numrin e fëmijëve në ngarkim dhe shpenzimet arsimore, përfitojnë rimbursim tatimor, në përputhje me ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Sipas ministrit, rimbursimi përfitohet nga prindërit ose kujdestarët ligjorë me të ardhura të tatueshme vjetore deri në 1,2 milion lekë, me kusht që deklarata DIVA 2025 të rezultojë me mbipagesë. Malaj shpjegoi se përfitimi realizohet përmes zbritjes nga baza tatimore, ku:• për çdo fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç aplikohet një zbritje në vlerën 48…
Tensionet gjeopolitike në Arktik po hyjnë në një fazë të re dhe të paparashikuar. Disa shtete evropiane kanë vendosur të dërgojnë trupa ushtarake në Groenlandë, në përgjigje të kërkesës së Danimarkës dhe në një klimë gjithnjë e më të acaruar me Shtetet e Bashkuara. Kështu, Suedia, Norvegjia, Gjermania dhe Franca kanë nisur personel ushtarak për të forcuar praninë evropiane në ishullin arktik, raporton La Repubblica. Qeveria daneze ka konfirmuar se do të rrisë praninë e ushtrisë së saj në Groenlandë, përfshirë edhe stërvitje ushtarake. Edhe pse Groenlanda gëzon autonomi të gjerë, ajo mbetet territor i Mbretërisë së Danimarkës. Kryeministrja Mette Frederiksen…
Pas emërimit të Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pozita e Zëvendësdrejtorit ka mbetur vakant, duke krijuar një mundësi të mire pune për hetuesit e kualifikuar të brendshëm të institucioneve të sigurisë. Njoftimi: Shpallje për pozicionin e zëvëndësdrejtorit, në byronë kombëtare të hetimitNë zbatim të nenit 31 e nenit 36 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit shpall procedurat për përzgjedhjen e pozicionit:Zëvendësdrejtor , në Byronë Kombëtare të Hetimit – Kategoria 80% e G 3.Pozicioni më sipër, u ofrohet…
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ka mbërritur pak momente më parë në Prokurorinë e Posaçme. Vos do të zhvillojë takimin e parë me kreun e ri të SPAK, Klodjan Brahon, i cili mori detyrën në dhjetor të viti 2025.