Author: tirana

Mbi 160 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Guardia di Finanza në provincën e Bergamos, në një operacion të koordinuar nga repartet që veprojnë nën drejtimin e Gjykatës së Apelit të Brescias. Në kuadër të këtij operacioni, dy shqiptare janë arrestuar dhe dërguar në burg, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sekuestroja u krye pas ndalimit të një automjeti të rëndë tip TIR në një zonë industriale të Bergamos. Autoritetet italiane njoftuan se pas disa shërbimeve vëzhguese dhe kontrolleve në zonat industriale dhe tregtare të provincave Brescia dhe Bergamo, të cilat konsiderohen me interes të lartë hetimor, u vunë re…

Read More

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave zyrtare për çështjen e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, duke përdorur lëkurën e gjedhëve. Sipas hetimeve, ndarja e kokainës u bë në një laborator në zonën e Qerekës, në Krujë. Mësohet se SPAK ka pasur informacion mbi lëvizjet e grupit, por i ka lejuar ata të veprojnë në dy ngarkesat e fundit, konkretisht në shtator dhe në nëntor 2025, për të sjellë 48 ton lëkurë gjedhi, brenda të cilave dyshohet se ishte fshehur kokaina. Gjatë kontrolleve në laboratorin e Qerekës u gjetën 850 lëkurë të kriposura bagëtish. Për ndarjen…

Read More

Xhaxhai i Elvis Shkëmbit, i akuzuar për vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Gjon Shkëmbi, i cili akuzohet veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, i kërkon Gjykatës së Tiranës ndryshimin e masës arrest me burg, pasi sipas tij nuk ekzistojnë kushtet qe të mbahet në paraburgim, dhe se nuk ka lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka sekuestruar pasuritë dhe bizneset e shtetasit spanjoll A.C., të dyshuara se janë produkt i veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nën nenin 287 të Kodit Penal. Në një njoftim për mediat, Prokuroria sqaron se u sekuestruan shoqëri tregtare, mbi 33 hektarë tokë në Dhërmi, automjete dhe llogari bankare të shtetasit A.C. në Shqipëri, të dyshuara se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Hetimet e kryera mbi procedimin penal nr. 6905 të vitit 2025 tregojnë se shtetasi A.C., së bashku me të atin, D.I.,…

Read More

Qeveria po rishikon sërish projektvendimin për çmimet e referencës së ndërtesave për banim në rrethe. Për herë të parë, në hartën e çmimeve të referencës do të përfshihen të gjitha zonat rurale të Shqipërisë, sipas ndarjes territoriale të vendit në qytet/fshat. Sipas projektvendimit, çmimet e referencës për zonat rurale propozohet të jenë të njëjta me çmimet aktuale të referencës të pandryshuara që aplikohen sot për qytetet. Monitor zbardh hartat dhe tabelat me propozimet e qeverisë për çmimet e referencës së ndërtesave të banimit, sipas ndarjes territoriale në Republikën e Shqipërisë (Qytete/fshatra). Për t’i qartësuar individët mbi ndryshimet në çmimet e…

Read More

Presidenti i Republikës Bajram Begaj nderoi sot, 16 janar, themeluesin e shtetit shqiptar dhe prijësin e Pavarësisë, Ismail Qemali në 182-vjetorin e lindjes së tij. Me këtë rast, Begaj bëri thirrje për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në finalizimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ky objektiv përbën vijimësinë e natyrshme të vizionit shtetformues të Ismail Qemalit. “Sot, në ditëlindjen e tij, nderojmë themeluesin e shtetit shqiptar, burrin vizionar që bëri realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi në trojet e të parëve. Aspirata e Ismail Qemalit dhe e etërve themelues për…

Read More

Situata në territorin e qarkut Shkodër, paraqitet e qëndrueshme dhe në përmirësim gradual. Në përditësimin e situatës, Prefektura Shkodër njofton se në zonën e Dajçit vërehet rënie e nivelit të ujit, ndërsa te “Urrelat e Shirqit” nuk ka më prani uji. Aksi rrugor i Obotit vijon të ketë prezencë uji rreth 20–30 cm, por me tendencë rënieje të vazhdueshme. Prefektura e qarkut Shkodër informoi se transporti i banorëve në zonat e prekura vijon të realizohet nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, me një automjet me kalueshmëri të lartë dhe 5 efektivë të Forcave të Armatosura. Në territorin e bashkisë Vau…

Read More

Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë këtë të premte, 16 janar Grupin Parlamentar të PS-së. Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, duke nisur nga ora 10:00 dhe pritet të përfundojë rreth orës 15:00. Mbledhja është pjesë e procesit të bilancit të punës së kryer dhe përgatitjes së planit të punës për 12 muajt e ardhshëm, në prag të hapjes së sezonit parlamentar 2026, i cili nis më 19 janar. Një ditë më pas, më 17 janar, kryeministri Rama do të mbledhë në Golem edhe kryetarët e bashkive, në vijim të analizës së…

Read More

Katër familje në fshatin Cernalevë të Kukësit prej 11 ditësh janë të izoluara, pas një rrëshqitjeje të madhe të tokës.Banorëve u është bllokuar jo vetëm rruga që të çon në banesat e tyre, por edhe aksi kryesor që lidh fshatrat Borje, Oreshkë dhe Cernalevë me qytetin e Kukësit. Sipas banorëve, situata lidhet me tubacionin e një hidrocentrali, ku grumbullimi i ujit në faqen e malit ka sjellë rrëshqitjen e baltës dhe ujit.Si pasojë e shembjes, janë dëmtuar stalla bagëtish dhe dy banesa, ndërsa rrëshqitja vijon të jetë aktive, duke mbajtur zonën në pasiguri Reshjet e dendura të shiut dhe borës…

Read More

Ambasadori i Rusisë në Danimarkë, Vladimir Barbin, ka akuzuar NATO-n se po përpiqet të militarizojë Arktikun, mes kërkesës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që vendi i tij të “blejë” Groenlandën, një rajon autonom i Danimarkës, dhe njoftimeve nga vendet evropiane për të vendosur trupat e tyre. Shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë Danimarkën, po e përdorin kërcënimin e perceptuar nga Rusia dhe Kina për të zgjeruar praninë e tyre ushtarake në Arktik, tha ambasadori, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. Për Vladimir Barbin, Kopenhageni ka miratuar një qasje konfrontuese, duke përfshirë NATO-n dhe duke përshkallëzuar tensionet ushtarake në Arktik.…

Read More

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës me pasojë vdekjen e një 18-vjeçareje. Sipas policisë rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon…

Read More

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit, pas orëve të mesditës mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në veriperëndim – perëndim, pjesërisht në qendër dhe në ekstremin jugor në orët e mëngjesit deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe…

Read More