Author: tirana

Edi Rama u është drejtuar me tone kritike kryetarëve të bashkive, teksa u ndal te paketa e maleve, që tha se ende nuk është finalizuar faza e parë e saj. “Pushteti vendor vetëm shfrytëzon taksat e shqiptarëve për të funksionuar… S’mund të prisni vetëm nga qeveria. Si ka mundësi që s’ka mbaruar faza e parë e paketës së maleve, çfarë është kjo shkencë për të përcaktuar harta për zhvillim? Çfarë shkence bëni? Nuk e kuptoj! I kam kërkuar drejtores së agjencisë kombëtare të planifikimit, që të jetë në dispozicion të secilës bashki për asistencë teknike. I kam kërkuar ministrit Demo…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me kryebashkiakët e vendit, ku fokusi i diskutimeve janë sfidat e bashkive për 2026, sezonin turistik dhe “betejat e politike e shoqërore” kundër mbetjeve plastike. Rama u ndal te emergjenca e përmbytjeve që përfshinë vendin, duke thënë se veç reshjeve intensive dhe ngritjes së nivelit të ujit, faktor që ndikoi ishin mbeturinat dhe problemet në infrastrukturës mbrojtëse, si kanalet kulluese dhe argjinaturat. Rama kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga bashkitë për ndërgjegjësimin qytetar për hedhjen e mbetjeve, si dhe planit për mirëmbajtjen e infrastrukturës, duke thënë se është Ministri i qeverisjes vendore që…

Read More

Termometri në dhomën e Sergejt, në qendër të Kievit, në bregun e djathtë të Dnieprit, shënon 14 gradë me ngrohëset ndezur. “Ngrohin, por pak. Tubat ishin ngrirë dhe nga centrali vjen uji me temperaturë shumë të ulët”, thotë ai. Bashkëshortja e tij ulur në divan mbante mbi veten xhinse, një pulovër dhe një pallto dimri. Sulmet ruse ndaj termocentraleve dhe nënstacioneve kanë lënë qytetin me kapacitet shumë të ulët të energjisë. Pavarësisht punimeve të vazhdueshme për rikuperim, Kievit i mungon më shumë se gjysma e energjisë që zakonisht konsumon. “Sistemi mund të mbulojë vetëm 60% të nevojës aktuale energjetike; dje prodhoi…

Read More

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj bëri të ditur sot se 5.9 milionë vizitorë vizituan zonat e mbrojtura gjatë vitit 2025, 6% më shumë në krahasim me 2024. Sipas tij, 75% e rritjes së numrit vjen nga shtimi i vizitorëve të huaj. “Zonat e mbrojtura janë sot asete të vërteta ekoturistike dhe një burim krenarie, me një rritje të qëndrueshme të vizitorëve nga viti në vit, falë edhe punës së palodhur dhe pasionit të administratave të zonave të mbrojtura që në çdo stinë kujdesen për…

Read More

Prindërit që kanë fëmijë nën 18 vjeç do të përfitojnë rimbursim për shpenzimet e rritjes dhe arsimit të fëmijëve, sipas rregullave të reja të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Andi Haxhillari, këshilltar financiar, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, sqaroi se nga viti 2025 familjet mund të zbresin 48 000 lekë për çdo fëmijë dhe deri në 100 000 lekë për shpenzimet arsimore, si shkollim, libra, kurse dhe uniforma, duke ulur kështu tatimin mbi të ardhurat. Haxhillari shpjegoi se DIVA është e detyrueshme për individët me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë, ata që kanë pasur më…

Read More

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë të shtunë, 17 janar, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin A.Xh., i cili ishte drejtuesi i makinës që u aksidentua orët e vona të së enjtes (15 janar). I riu, dyshohet të ketë konsumuar veprat penale ”Drejtimi i mjetit ne menyre te parregullt” dhe “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”, pasi rezultoi i dehur. “Çështja penale me Nr. 26 Akti, me objekt “Vleftesimin e ligjshem te arrestit dhe caktimin e mases se sigurimit ndaj shtetasit A. Xh. i dyshuar per kryerjen e vepres penale”Drejtimi i mjetit ne…

Read More

Revista prestigjioze amerikane Forbes i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke e përshkruar vendin si një “terren të ri” për zhvillime në industrinë e jahteve. Sipas artikullit, bregdeti shqiptar, ende i panjohur nga shumica e pronarëve të jahteve, po përgatitet për një transformim të madh: rrjeti i marinave dhe resortet luksoze që po ndërtohen do ta kthejnë vendin në një destinacion strategjik për sezonin mesdhetar të jahteve, duke kombinuar bukurinë natyrore me mundësi moderne logjistike dhe turizëm të qëndrueshëm. Shqipëria, një vend ballkanik me bregdet të pasur dhe ujëra kristal të ngjashme me ato të Greqisë dhe Malit të Zi, është…

Read More

Në një intervistë për stacionin televiziv Alpha mëngjesin e sotëm, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është referuar mes të tjerash edhe deklaratave të homologut shqiptar në lidhje me origjinën e grekeve. “E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpeshherë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një fjalë të rëndë dhe e kuptoi gabimin e tij. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri, ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas”, tha ai. Ky debat vjen pas kritikave të forta të bëra…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se duke nisur nga 16 janari kanë filluar kontrollet në terren për nëndeklarimin e pagave, me qëllim ‘pikasjen’ e ndërtuesve të cilët nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre. Kontrollet do të përfshijnë vetëm tek ato subjekte që nuk kanë respektuar pagat dysheme të caktuara nga tatimet prej 1 dhjetorit 2025. Për shkak të deklarimit të pagave më të ulëta sesa realisht janë, Tatimet muajin e kaluar publikuan listën e pagave për sektorin e ndërtimit, në varësi të çdo profesioni. Me përjashtim të sanitarëve që do të kenë si dysheme…

Read More

Komanda Ajrore e NATO-s deklaroi se avionët italianë Eurofighter Typhoon me bazë në Estoni, u ngritën në qiell dhe kapën avionin rus BE-200, ndërsa ai po i afrohej hapësirës ajrore të Detit Baltik. “Dje në orën 11:30, avionët Eurofighter Typhoon të vendosur në Amari, Estoni u ngritën në ajër për të kapur një avion rus BE-200 që po i afrohej Detit Baltik. Në vitin 2025, mbi 500 fluturime janë ekzekutuar në të gjithë hapësirën ajrore të NATO-s. Policia Ajrore dhe aktivitetet e përforcuara të Vigjilencës sigurojnë sigurinë e Aleatëve 24/7”, thuhej në njoftim.

Read More

Sot, 17 janar, do të dalin para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrësit, të arrestuarit pas arratisjes së Altin Ndocit. Janë 8 zyrtarë të pezulluar tanimë që do të njihen me masat e sigurisë. Kujtojmë se dje, 16 janar, në pranga u vu edhe drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, ndërsa është ‘shkrirë’ gjithë zinxhiri komandues i këtij institucioni.

Read More

Sot, 17 janar, shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468). Skënderbeu u njoh si Zot i Arbërit. Emri i tij na përfaqëson denjësisht në rrafshin e historisë botërore, si një figurë kyçe që i lidh shqiptarët me Perëndimin. Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të…

Read More