Sot pritet të zhvillohet seanca paraprake në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Seanca do të zhvillohet në orën 11:30 ku Gjykata e Posaçme të dëgjojë mbrojtjen ndaj akuzave të SPAK për tre të hetuarit e fundit, përfshirë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Më pas pritet të merret një vendim për kalimin ose jo në gjyq themeli të dosjes. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së Erion Veliajt. Avokatët e tij thanë para Gjykatës së Posaçme se Veliaj donte të ishte i pranishëm dhe kishte pritur prej…
Author: tirana
Pas pushimeve të dimrit, anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë kthehen në punë në një atmosferë të ngarkuar politike. Sesioni i ri parlamentar do të nisë sot me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për javët e ardhshme. Në orën 17:00, deputetët do të mblidhen për seancën plenare të parë të këtij viti. Disa reforma kyçe janë ende në pritje. Dy nga ato që socialistët i kanë konsideruar si më urgjente janë reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, të cilat duhet të mbyllen para korrikut të këtij viti, pasi zgjedhjet vendore të vitit…
Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat lindore dhe jugore të vendit. Era do të fryjë me drejtim verilindje–lindje, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare në veri dhe në zonat luginore, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur shpejtësi deri në 16 m/s. Në det, valëzimi do të jetë i forcës 2–3 ballë.
Editorial nga Dr. Arben Ramkaj Ftesa që Shqipëria të marrë një karrige në Bordin e Paqes për Gazën ishte e papritur. Për një vend të vogël si i yni, kjo nuk është diçka që ndodh shpesh. Pikërisht për këtë arsye, lajmi ishte jo vetëm surprizues, por edhe i rëndësishëm. Ai tregon se Shqipëria nuk po shihet më vetëm si një vend që ndjek zhvillimet ndërkombëtare, por si një vend që mund të marrë pjesë në to. Pikërisht këtu fillon edhe kuptimi më i gjerë i kësaj ftese. Gaza nuk mund të shihet më si një rast i izoluar. Ajo sot…
SHUMË I NDERUAR NGA FTESA PERSONALE E PRESIDENTIT TRUMP, PËR TA PËRFAQËSUAR SHQIPËRINË NË BORDIN E PAQES, NJË ORGANIZATË E RE NDËRKOMBËTARE E IDEUAR PREJ TIJ, KU SHQIPËRIA FTOHET SI ANËTAR THEMELUES, DUKE NGJITUR KËSHTU NDËRKOMBËTARISHT NJË TJETËR MAJË KREJT TË PAIMAGJINUESHME VETËM DERI PAK VITE MË PARË. NUK MUND TË JEM DOT MË KRENAR PËR SHQIPËRINË, PËR GJITHÇKA KEMI BËRË NË KËTO VITE DUKE E KTHYER NË NJË SHQIPËRI TJETËR, TË DINJITETSHME E TË RESPEKTUAR BOTËRISHT SI ASNJËHERË, E PADISKUTIM EDHE PËR NIVELIN KU E KEMI NGRITUR MARRËDHËNIEN E PARTNERITETIT TONË STRATEGJIK ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS, DUKE…
Tensionet diplomatike lidhur me Groenlandën dhe sigurinë në Arktik kanë qenë në fokus të zyrtarëve të lartë amerikanë dhe europianë. Senatori demokrat amerikan Chris Coons deklaroi se nuk ekzistojnë kërcënime të menjëhershme të sigurisë ndaj Groenlandës, por theksoi rëndësinë strategjike të Arktikut në të ardhmen. “Nuk ka kërcënime urgjente të sigurisë për Groenlandën, por ne ndajmë shqetësime reale për sigurinë në Arktik në të ardhmen. Me ndryshimet klimatike, me shkrirjen e akullit dhe ndryshimin e rrugëve detare, ka arsye legjitime për të investuar më mirë në sigurinë e Arktikut, si në zonën amerikane, ashtu edhe tek aleatët tanë të NATO-s”.…
Turistët italianë vijojnë të kenë një peshë të konsiderueshme në fluksin e të huajve që vizitojnë Shqipërinë gjatë gjithë vitit, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Në raportin më të fundit, që lidhet me muajin nëntor të vitit të kaluar, shumica e vizitorëve jorezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në vendin tonë, rreth 19% e tyre janë nga Italia, 18% nga Kosova dhe 9% nga Gjermania, sipas INSTAT. Gjithashtu, edhe Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kontribuan përkatësisht me 6% dhe 5% të vizitorëve gjatë nëntorit të 2025, të dhëna këto që reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës…
Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat, ka arritur në masën 86%, njoftoi sot drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli i cili ishte për inspektim në kantier. Sipas tij, kanë përfunduar punimet për shtresën e binderit pothuajse në të gjithë gjatësinë e projektit. Në nyjen e Laknasit janë kryer punimet e pilotimit, në nyjen e Kasharit janë kryer punimet për realizimin e pilotave. Ndërkaq, po vijojnë punimet për përfundimin e ndërhyrjeve tek Ura mbi Lanë, për ndërtimin e segmentit nga mbikalimi i Kasharit deri tek Ura e Limuthit, ku…
Prej datës 10 janar 2026, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit J. K., 30 vjeç, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, duke u çuar më pas në lumin Mat. Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forca e Posaçme “Shqiponja”, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët. Deri në…
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët për sfidat e bashkive u ndal tek niveli i rezistencës së infrastrukturës mbrojtëse si kanalet e kullimit, argjinaturat dhe hidrovoret duke theksuar se “nga Emiratet e Bashkuara është siguruar një fond prej 20 milionë euro në mbështetje të zhvillimit rural”. Në fjalën e tij, Rama theksoi se “niveli i rezistencës së infrastrukturës është rritur në mënyrë domethënëse në 10 vitet e fundit, por analiza e bërë edhe nga kjo emergjencë tregon që ka pika ku rezistenca është më e dobët dhe për këtë arsye duhet të vendosim me shumë saktësi piketat për të…
Edhe pse në përmasa më të vogla, përmbytjeve nuk i kanë shpëtuar as fermerët në Cerrik. Hapja e portave të HEC-it të Banjës ka përmbytur sipërfaqe të tëra tokash bujqësore në fshatrat Linas e Selitë. Fermerët kanë pësuar dëmë të mëdha sidomos në sera e pemtari. Nga ana tjetër drejtoria e bujqësisë bën me dije se është ngritur një grup pune për të evidentuar të gjitha dëmet e shkaktuara, evidenca të cilat më pas do t’i përcillen Ministrisë së Bujqësisë. Mësohet se në dy ditët e para të hapjes së portave të Hidrocentralit të Banjës, shkarkimet kanë qenë 290 m³/sek,…
Kryeministri Edi Rama u kërkoi sot kryetarëve të bashkive, të jenë proaktivë në zhvillimin e territorit dhe të mos mbështeten vetëm tek buxheti i shtetit. Gjatë takimit të zhvilluar në Durrës, Rama theksoi rëndësinë e Paketës së Maleve, si një instrument që synon të tërheqë investime nga shqiptarët jashtë vendit. Rama shprehu shqetësimin se disa bashki nuk kanë përfunduar ende fazën e parë të këtij projekti. Rama foli gjithashtu edhe për krijimin e një agjencie që do të bashkojë planifikimin, zhvillimin dhe strehimin, e cila do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor. “Do të kemi së shpejti një agjenci…