Author: tirana

Operacionet e shpëtimit për viktimat e tragjedisë hekurudhore që goditi Spanjën kanë vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë natës. Ndërkohë, autoritetet kanë konfirmuar se numri i të vdekurve është rritur në 41, ndërsa ende ka shpresa për gjetjen e trupave të tjera. Identifikimi i viktimave të gjetura vazhdon, dhe dyzet e tre raportime për persona të zhdukur janë bërë nga familjarët e atyre që ndodheshin në dy trenat e përfshirë në aksidentin e ndodhur në Adamuz, Andaluzi. Megjithatë, numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, pasi kërkimet për trupat e mbetur vazhdojnë, dhe autoritetet kanë paralajmëruar se ky…

Read More

Manipulimi i hasur gjatë numërimit ka çuar vendin në rinumërim total të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kjo pritet të marrë kohë 12 deri në 14 ditë. Pas rinumërimit që sipas përllogaritjeve mund të kryhet mes 1 dhe 3 shkurtit, duhet të pritet afati i ankesave në mënyrë që të shpallen rezultatet. Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ankesa paraqitet brenda 48 orëve kur ka ndodhur shkelja e supozuar, proces ky që nuk e ndërpret numërimin, por, mund të prolongojë shpalljen. PZAP-ja ka kohë 72 orë për…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë, pas mesnate në Krujë, ku një person ka humbur jetën pasi është goditur me çekiç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, ku sipas policisë “gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç”. Autori i dyshuar për ngjarjen është vënë në pranga, ndërsa paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për çështje pronësie.  Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe shtetas të tjerë që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përsëritur qëllimin e tij për të vendosur tarifa “100%” ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë kërkesat e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës. Kjo ka shkaktuar reagime të forta nga qeveritë evropiane dhe Bashkimi Evropian , të cilat thonë se sovraniteti i ishullit është i panegociueshëm. Në një intervistë me NBC News, Trump tha se do të vendoste një tarifë prej 10% për “të gjitha produktet” e importuara në Shtetet e Bashkuara nga Britania e Madhe nga 1 shkurti, e cila do të rritej në 25% nga 1 qershori, nëse nuk arrihet një marrëveshje për të blerë Groenlandën nga…

Read More

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka shpallur tre ditë zie kombëtare në nderim të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor, ku humbën jetën të paktën 40 persona. Ai premtoi gjithashtu një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet e përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në jug të vendit. Më shumë se 120 persona të tjerë mbetën të plagosur, pasi vagonët e një treni që udhëtonte drejt Madridit dolën nga shinat dhe kaluan në binarin e kundërt, duke u përplasur me një tren tjetër që vinte përballë, pranë qytetit Adamuz, mbrëmjen e së dielës. Aksidenti konsiderohet më i rëndi…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ekzekutoi masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet Elbasan dhe Korçë. Veprimet u kryen nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas hetimeve që zbuluan përfshirjen e tyre në organizimin dhe favorizimin e llotarive dhe basteve sportive të palejuara. Gjithashtu, gjatë veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal. Njoftimi: Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë),…

Read More

Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mbrëmjes, fillimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër dhe në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20…

Read More

Pas afro një muaji hetimesh me metoda speciale, është finalizuar këtë të hënë operacioni i koduar “Relay 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Sipas një njoftimi nga Policia, një 31-vjeçar është kapur në flagrancë, duke transportuar drejt Kukësit, nëpërmjet rrugës së vjetër të Rinasit, gjashtë emigrantë nga Egjipti, që synonin të kalonin ilegalisht, në shtetet e BE-së. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale…

Read More

Një skenë aq e pazakontë por dhe komike është regjistruar ditën e sotme jashtë ambienteve të SPAK, ku avokati i Safet Bajrit është parë teksa largohej me disa dosje voluminoze, fashikuj hetimorë, të vendosura në një karrocë supermarketi. Pamjet kanë tërhequr vëmendjen për shkak të sasisë së madhe të materialeve hetimore, ku avokatit të së “fortit” të Shkodrës iu desh një karrocë për t’i marrë. Kujtojmë se Safet Bajri ra në pranga më 21 shkurt të vitit të kaluar, pasi akuzohet se ka gisht në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër. SPAK ka…

Read More

Më 21 janar, në orën 11:45 pritet që Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të marrë vendimin për vrasjen e Leonard Dukës. Për këtë ngjarje, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 57 vite burg për vëllezërit Duka, më saktësisht për 32 vite për Leonard Dukën dhe 25 vite për Erlis Dukën. Burgim është kërkuar edhe për katër persona të tjerë. Ditën e sotme, 19 janar, u zhvillua seanca e radhës, ku avokatja e tij, paraqiti mbrojtjen. Vetë Duka deklaroi pafajësinë. “Deklaroj që jam i pafajshëm dhe Prokurori nuk ka asnjë fakt kundër meje. Kjo është e montuar nga policia që…

Read More

Presidenti Bajram Begaj theksoi sot rëndësinë e bashkëpunimit mes palëve në Kuvend për realizimin e reformës zgjedhore dhe asaj territoriale, ndërsa u shpreh se “nëse bashkëpunimi ngec, debati humbet fokusin nga interesi ynë kombëtar: integrimi në Bashkimin Evropian”. Në një mesazh drejtuar Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar, Presidenti Begaj theksoi se ky gjashtëmujor mbart sfida të rëndësishme për vendin dhe kërkon vullnet politik e vetëdije të lartë shtetformuese, në mënyrë që çdo nismë ligjore t’i shërbejë drejtpërdrejt forcimit të shtetit të së drejtës, mirëqenies së qytetarëve tanë dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Përafrimi i legjislacionit dhe plotësimi me…

Read More